Horoskopi Vjetor

Horoskopi i vitit 2016 nga Susan Miller: Shigjetari

17 Janar 2016

Horoskopi i vitit 2016 nga Susan Miller: Shigjetari

Që kur Saturni ka hyrë tek shenja e Shigjetarit në 14 qershor 2015, përgjegjësitë tuaja kanë filluar të rriten. Deri tani jeni fokusuar që të vendosni rrënjët dhe të stabilizoni jetën tuaj dhe kjo është koha e duhur për këtë. Qëllimet që fshihen pas aftësisë tuaj për të trajtuar do të jenë ato që do t’ju udhëheqin, për intuitën që e dini se jeni gati për të pasur më shumë. Do e vlerësoni më shumë kohën se në të shkuarën. Më vonë, duke parë mbrapa, ju do e shihni se në vitet e mëparshme qëllimet tuaja ishin të vogla krahasuar me ato që keni tani dhe vënia si prioritet e asaj që është e rëndësishme për ju do të jetë e pranishme në të tashmen dhe një proces që do të vazhdojë.

Tranzicioni i Saturnit si ai që po hasni tani, tregon se ju keni më shumë forca, më shumë qëndresë dhe vendosmëri brenda jush seç e kishit imagjinuar.  Metoda e të mësuarit të Saturnit kërkon një “dashuri të vështirë” në stil do t’ju shoqërojë dhatë 2 viteve të ardhshme (deri në dhjetor 2017).  Saturni nuk pret më pak se sa ju do të përqëndroheni në qëllimet tuaja pa u shpërqëndruar. E gjithë ajo punë e vështirë që keni bërë gjatë kësaj kohe për të arritur qëllimet, do t’ju shpërblehet. Nën ndikimin e Saturnit, ju do te mësoni dhe do të përvetësoni disa gjëra. Çfarë është më e rëndësishme është se gjatë kësaj periudhe do të keni përfitime për të cilat do të jeni krenar gjatë gjithë jetës dhe do të përbëjnë themelet e të ardhmes tuaj.

Kjo është një periudhë kritike në jetën tuaj dhe do të konsideroheni shumë i pjekur. Do të jetë përgjegjësia e Saturnit që do t’ju bëjë më të rritur duke marrë përgjegjësi në çdo sektor. Për këtë arsye astrologët mendojnë se koha kur njerëzit piqen është mosha 29 vjeç dhe jo 18-21 siç thotë shoqëria.

Saturni bën vetëm 2 ose 3 vizita tek Dielli juaj gjatë jetës. Duke qenë se vizitat janë të rralla, mësimet e Saturnit janë të pashlyeshme dhe mund t’ përfitoni pas tre dekadash. Ai nuk ka qenë tek shigjetari që nga nëntori nga viti 1985 deri në 1988.

Këtë vit do t’ju kërkohet të merrni një vendim për një çështje të rëndësishme që lidhet me veten dhe dashurinë tuaj.

Ka shumë shembuj të ndryshëm për llojin e qëllimit që do të zgjidhni gjatë tranzicionit të saturnit: mund të martoheni, të keni fëmijën e parë ose të adoptoni një fëmijë, të blini shtëpi, të shkoni në universitet për një diplomë të avancuar, të filloni një biznes, të shkruani një libër ose të lëvizni nga qyteti. Do të zgjeroni biznesin tuaj, do të shtoni të ardhurat tuaja për një qëllim në të cilin besoni. Do mendoni për rrugën e gjatë që keni para dhe do të jeni të gatshëm të bëni gjithçka për të pasur më shumë siguri dhe qëndrueshmëri në jetën tuaj.

Ju do të keni qëllime të reja për jetën dhe Saturni nuk do të mund t’ju detyrojë të bëni diçka që nuk do donit ta bënit. Do të zgjidhni të punoni me ëndrrat tuaja, pavarësisht punës së fortë dhe përqëndrimit sepse përfitimet afatgjata do të jenë thelbësore. Duket të dini se Saturni nuk ju shpërblen gjatë kohës që nuk mësohet, por më vonë dhe për shigjetarin kjo do të ndodh në dhjetor 2017.  Ajo që do të filloni të përfitoni në vitin 2018 do jetë materiale dhe shpirtërore, shumë domethënëse dhe do të prek zemrën tuaj.

Periudhat e Saturnit janë me shumë angazhime dhe rraskapitëse kështu që duhet të kujdeseni për të mbajtur shëndetin tuaj të fortë, të hani ushqime të shëndetshme dhe të flini mjaftueshëm. Bëni kontrolle të rregullta dhe nëse keni nevojë për ndihmë mos kini turp ta kërkoni atë.

Ky vit do të jetë absolutisht fantastik për karrierën tuaj dhe kjo periudhe do të vazhdojë deri në 9 shtator 2016.

Dy ditë që duhet t’u kushtoni vëmendje të veçantë për lajme të mira për karrierën tuaj do të jenë 22 gushti dhe 2 shtatori kur Jupiteri bujar do të bashkohet me Mërkurin, rregulluesit e sektorit profesional. Gjithashtu shikoni 27 gushtin kur Venusi do të bashkohet me Jupiterin sepse do të jetë një ditë tjetër me shumë rëndësi në aspektin profesional. Mos merrni pushim atë ditë! 11 tetori po ashtu mund të jetë i veçantë, pasi një mik do t’ju rekomandojë për një punë nga më të mirat.

Këtë vit Jupiteri do të vijë për herë të parë të vizitojë sektorin e arritjeve tuaja në karrierë që nga mesi i viteve 2003-2004. Kjo do të thotë se do të keni një mundësi të jashtëzakonshme që të bëni shumë emër në industrinë ku punoni. Në këtë mënyrë do të fillojë një cikël i ri në jetën tuaj profesionale, kështu që mendoni me kujdes çdo lëvizje që bëni.

Nëse keni nevojë të lëvizni, do keni mundësitë më të mira pas eklipsit të 8 marsit. Në lidhje me shtëpinë dhe me vendin ku do i bëni pushimet, kërkoni ndihmën e një inxhinieri për të parë furnizimin me ujë ose tubat. Gjithashtu pyesni komshijtë nëse vendi ka qenë ndonjëherë i dëmtuar nga katastrofa natyrore.

Saturni do të jetë në një kënd të ashpër me Neptunin në 17 qershor deri në 10 shtator 2016. Kjo ka ndikim tek ju në shtëpi dhe nënvizon nevojën për të qenë realist dhe praktikë në vendimet tuaja.

Në aspektin romantik, nëse jeni beqar, gjatë kësaj pranvere dhe vere do të vlerësoni marrëdhënien me personin që po takoheni. Nga periudha 17 prill deri në 29 qershor 2016, Marsi do të vendos rregullat e tij në këtë sektor dhe do t’ju kërkojë që t’a rivlerësoni marrëdhënien. Këtë vit Marsi do të kalojë shumicën e kohës në shenjën tuaj dhe do e ndjeni ndikimin e drejtpërdrejtë tek ju. Kjo do të thotë se nëse ndjeni se marrëdhënia nuk po ecën me shpejtësinë që ju do të donit, lereni atë. Në të kundërt, nëse marrëdhënia juaj lëviz shumë shpejt dhe ka kaluar rrufeshëm nga një stad në tjetrin gjë që mund t’ju ketë bërë të pasigurt dhe mund të rregullohet me ndikimin e Marsit.

Nëse jeni tashmë në një lidhje, jeta juaj e dashurisë do qëndrojë e ngrohtë dhe e qëndrueshme. Energjia e Marsit mund të ndikojë dhe tek fëmijët tuaj, mund të ndryshoni mendin më lidhje me shkollimin e fëmijëve, me një aktivitet të planifikuar për ta ose mund të bëjë që të ndryshohet mësuesi nëse ju e ndjeni se marrëdhënia e tyre nuk është idealja. Periudha midis prillit dhe qershorit nuk do të jetë më e mira për t’u martuar. Nëse doni të zgjidhni një datë për t’u martuar zgjidheni në muajin shkurt, nëntor ose dhjetor 2016.

Nëse jeni një artist, dizenjator ose punoni në fusha të tjera që lidhen me kreativitetin, duhet të rishikoni projektet tuaja nga prilli deri në gusht dhe ndoshta dhe në muajin shtator. Marsi është planeti që ju jep avantazh në çdo situatë konkurrence.

Nëse doni të bëni një vlerësim se sa kohë dhe para do t’ju duhen për një projekt në mes të vitit, gjeni më shumë kohë dhe para se sa do të kishit nevojë normalisht. Do t’ju duhet një buxhet dhe orare të ndryshueshme. Nëse keni nevojë për aprovimin dhe gjenerimin e ideve të reja filloni të flisni me njerëz me influencë që në periudhën e fillimit në mënyrë që të siguroni të ardhurat për të jo më vonë se muaji mars. 

Një përjashtim nga rregulli mund të bëhet  nga një pashkëpunim i rrallë i Plutonit dhe Jupiterit që do t’ju bëjë të fitoni shumë të ardhura nga një marrëveshje biznesi në 16 mars ose në 26 qershor 2016, të dyja ditë të shkëlqyera për të fituar para.

Nëse keni vendosur të hapni dyet e një biznesi të ri, të hapni një faqe interneti ose të hidhni një produkt apo një shërbim në tres, bëjeni në shkurt 2016, në mars ose në qershor (jo në janar). Në të kundërt prisni deri në Tetor, nëntor ose dhjetor 2016 për lançimin, por shmangni dhjetorin.  

Venusi do të jetë tek shenja e Shigjetarit 2 herë gjatë kësaj periudhe: Periudha e parë nga 30 dhjetori 2015 deri në 23 janar 2016 dhe periudha e dytë nga 18 tetori në 12 nëntor 2016. Këto do të jenë periudha të lavdishme kur aftësia joshëse do të arrijë majat dhe do të jetë e lehtë për ju që të merrni vëmendjen dhe afeksionin e partnerit aktual, ndërsa shigjetarët beqarë do e kenë më të lehtë të tërheqin dashurinë. Kjo periudhë do jetë ideale edhe për të blerë rroba dhe aksesorë të rinj për garderobën tuaj dhe për të provuar ngjyra të reja në sezonin e ardhshëm. Venusi do të bëjë që të merrni shumë komplimente. 

Kur Jupiteri, dhënësi i fatit dhe dhuratave do të kalojë tek Peshorja, karriera juaj do jetë më pak e theksuar dhe jeta sociale do bëhet shumë energjike. Ky trend i ri do të vazhdojë për 13 muajt që Jupiteri qëndron aty duke nisur nga 9 shtatori 2016 deri në 10 tetor 2017. Do e zgjeroni shumë rrethin e miqve dhe të njohurve. Do të jetë një periudhë stimuluese ku njerëzit e rinj që ju do të keni miq do i shtojnë interesat tuaja. Do të ftoheni në evenimente të ndryshme dhe shumë prej tyre do të jenë të mrekullueshme. Nëse jeni vetëm, do të jetë periudha më e mirë për të gjetur një partner që ju sjellë dashurinë e qëndrueshme që po kërkoni.

Do të keni ditë të lumtura midis 25 dhe 26 shtatorit 2016 kur Jupiteri do të afrohet me Diellin, gjë që quhet dita me fat e vitit. Kjo do të jetë një fundjavë e mrekullueshme dhe do tju japë një përfitim të madh.

Ashtu siç e shihni, do të keni një vit emocionues përpara të mbushur me mundësi për karrierë, mundësi për të gjetur dashurinë ose për të thelluar dashurinë që keni, për të bërë miq të rinj, dhe për qëllime të reja që do të përbëjnë themelet e jetës tuaj. Do të keni një vit për t’u pasur zili, kjo është koha juaj!

Burimi: Die Welt