Planeti juaj mbrojtës është Afërdita, gjë që shpjegon arsyen përse shenja juaj vlerëson hijëshinë, edukatën, bukurinë, pastërtinë dhe rafinimin në gjithçka. Idealisht, jeta e një Peshoreje është elegante, ku askush nuk e ngre. Gjithsesi, këto vitet e fundit, keni par ënjë anë të jetës që nuk është aspak e butë ose e rafinuar por 2016-a nuk do të jetë një përsëritje e viteve të shkuara. Këtë vit do të shihni se sado të vështira të jenë gjërat, mund të ndryshojnë nga e zeza në të bardhë.
Ky vit do të lehtësojë shumë vështirësi që keni pasur në të shkuarën dhe ju po i drejtoheni një prej periudhave më të mira të jetës suaj. Kjo do të ndodhë sapo Jupiteri, planeti i fatit të mirë, të hyjë në shenjën e Peshores në 9 shtator për të qëndruar aty për 13 muaj. Ju nuk e keni pasur Jupiterin në shenjën tuaj për 12 vite.
Për të kuptuar se sa i artë do të jetë ky vit për ju, është e rëndësishme të shihni pas në kohë për të kuptuar se sa vështirësi ju është dashur të kaloni. Nga tetori 2009 deri në tetor 2012, Saturni ka hyrë në shenjën e Peshores për t’ju dhënë disa mësime të vështira. Ndonëse kjo mund të ketë qenë një periudhë e dhimbshme, kjo fazë e rrallë 2-vjeçare ju ka bërë më të fortë dhe të matur. Knei kuptuar më mirë karakterin e personave rreth jush: ata që ju ndihmuan emocionalisht dhe ata që nuk e bënë këtë. Ju nuk keni nevojë për njerëz që në mënyrë të vazhdueshme ju konsumojnë dhe ju e dini këtë, gjë që mund të ketë sjellë një ndarje, ose me një shok ose me një të dashur.
Eklipset janë veglat më dramatike të universit për të bërë ndryshime të mëdha. Ata vijnë çdo 6 muaj dhe një ose dy nga këto datat mund të ketë shënuar një ngjarje të rëndësishme në jetën tuaj: 18 tetor 2013 (lajme), 14 prill 2014 (lajmet më të këqija), 8 tetor 2014 (një ftesë për sfidë), 4 prill 2015 (gjëra jo të thjeshta) dhe i ardhshmi më 23 mars 2016, që do të jetë i butë.
Peshoret me ditëlindje nga 12 tetori deri në 22 tetor do të ndjejnë lëvizjet e Uranit këtë vit. Jini të kujdesshëm për partnerët që fusni në jetën tuaj, si në dashuri ashtu edhe në biznes. Hyni ngadalë në këto marrëdhënie dhe zgjateni fazën e njohjes sa më shumë dhe bëni kujdes me kontratat në mënyrë që të mbroheni nga çdo gjë (edhe ato martesore). Ajo që do ju duket si e vërtetë fillimisht në lidhje me partnerin tuaj, mund të mos jetë e tillë. Duke ecur ngadalë, do të mbroni zemrën tuaj. Do të mësoni të jeni një gjykatës i kujdesshëm karakteresh dhe do të keni tutelën e universit në këtë aspekt.
Urani vepron gjithnjë pa paralajmërim kështu që nëse ndjeni se diçka nuk shkon, konsultohuni me një mjek. Gjatë kundërshtisë se Uranit, do të shihni se jeta ndonjëherë është e padrejtë, një çudi për ju që simbolizoheni nga peshorja e drejtësisë. Megjithatë kujtoni periudhat e këqija që keni kaluar dhe jini krenarë për veten.
Ajo që i ka bërë vitet e fundit kaq të vështira, kanë qenë gjithë ato teste kozmike. Për ne të tjerët, këto aspekte të vështira kanë qenë të shpërndara, shpesh e shumë vite ndërmjet tyre. Ju nuk e keni pasur këtë mundësi për të rimarrë frymën: juve ju ka pritur një sfidë pas një tjetre, gjë që nuk është e zakontë. Ana e mirë e kësaj çështjeje është që ju i keni eleminuar të gjitha vështirësitë përnjëherësh dhe teksa ecni përpara, nuk do t’ju duhet më të merreni me to. Dhe pasi Urani të largohet nga shenja e Dashit, ai nuk do të rikthehet më për ju.
Të gjitha ato teste nuk kanë qenë pa arsye pasi ju tani jeni shumë më të fortë nga ç’ishit para 2009-ës. Ju tani keni një aurë të fuqishme autoriteti si pasoë e të gjithë sfidave që keni kaluar. Pritshmëritë tuaja janë më realiste dhe keni zbuluar se keni më shumë burime nga ç’mendonit.
Eklipset kanë pastruar të gjitha parregullsitë dhe ju tani e dini cilët janë personat që ju mbështesin dhe cilët jo. Një person mund të jetë sjellë në një mënyrë që ju ka shokuar ndërkohë që të tjerë mund t’ju jenë gjendur pranë duke ju mbrojtur dhe mbështetur në një mënyrë që ju ka prekur. Nëse keni “humbur” diçka ose jeni ndier të tradhëtuar nga dikush gjatë kohës suaj të testimit nga eklipset, tashmë mund të shihni se jeni në një pozicion më të fortë. Kjo marrëdhënie ka vijuar rrugën e vet dhe tashmë me siguri është drejt fundit.
Nëse keni pasur një shqetësim rreth shëndetit diku rreth vitit 2009, universi ka qenë miku juj duke ju nxitur të kërkoni ndihmë mjekësore. Edhe pse të gjithë ne ndihemi zot të jetës sonë, ka shumë gjëra për të cilat nuk mund të jemi. Aspekte si puna , shtëpia, lidhja me një mik ose të lidhja romantike, ju kanë treguar se këto pjesë të jetës suaj kanë një lloj jete më vete. Kan ëtë gjitha një cikël jete që ka nëj fillim, vazhdim dhe një fund. Kur një gjë ka mbaruar, nuk mund të vazhdoni ta mbani në jetë, sado që të doni. Kini besim tek universi.
Astrologjia na ka mësuar se universi dëshiron që ju të jeni në situata ose lidhje pozitive dhe produktive. Një eklips shpesh bën gjëra që ju nuk jeni në gjendje t’i bëni vetë. Ato nuk na lënë të rikthehemi në situata të mëparshme, por na detyrojnë të bëjmë përpara. Nëse nuk ju pëlqyen opsionet që kanë dalë nga eklipset e mëparshme, mund të bëni ndryshime rrugës gjatë 2016-ës, kur të gjeni atë që ju pëlqen.
Jupiteri tashmë është në shenjën e Virgjëreshës dhe momentalisht ndriçon në shtëpinë tuaj të 12, që është pranë shtëpisë suaj të parë të identitetit, egos dhe pamjes. Kur jupiteri të afrohet në shtëpinë tuaj të parë në shtator, do të filloni një cikël të ri emocionues. Më vonë do të ndjeni ndryshimin e energjisë dh edo të vini re se dallgët po shkojnë në drejtimin tuaj. Megjithatë për t’u përgatitur për hyrjen e Jupiterit në Peshore, dueht të bëni disa detyra shtëpie, që duhet të jenë të kënaqshme.
Ndërkohë që Jupiteri është në Virgjëreshë, njerëz me influencë do të përpiqen shumë që ju të bëni para në karrierë. Në disa raste ndoshta nuk e vini re që keni ndihmë nga prapaskena, duke qenë se këta njerëz të rëndësishëm preferojnë të mbeten anonimë. Por ta dini, ata ju kanë në listën e yjeve në ngjitje.
Është e rëndësishme që ju t’i keni të qarta prioritetet tuaja, në mënyrë që të keni një përgjigje gati në momentin që një person i pushtetshëm ju ofron ndihmë, që me gjasa do të ndodhë me vonë këtë vit. Mendohuni mirë për përgjigjen që do të jepni sepse nuk mund t’i riktheheni më vonë këtij personi. Mund të jetë një ide e mirë edhe riferskimi i CV-së tuaj.
Mund të doni të blini veshje të reja kështu që reflektoni për rolin që do të keni në lëvizjen tuaj të ardhshme në karrierë. Mund të bëni pazare të tilla edhe kur Afërdita të jetë në shenjën e Peshores nga 29 gushti deri më 23 shtator.
Kur të përcaktoni prioritetet në 8 mujat e parë të vitit, vendosni rreth njerëzve dhe qëllimeve që do ët fusni në këtë cikël të ri, pasi Jupiteri të hyjë në shenjën tuaj në 9 shtator. Reflektoni rreth qëllimeve dhe mendoni cilat janë ato që ju ekzaltojnë më shumë dhe cilat i keni tejkaluar. Është e rëndësishme të mendoheni për këto gjëra para shtatorit në mënyrë që të krijoni hapsirë për të gjitha mundësitë e arta që ju presin.
Muajt në vazhdim do të jenë një kohë e mrekullueshme për të punuar në vetmi, larg njerëzve që j hutojnë ose ju harxhojnë kohë. Largohuni nga rrëmuja dhe do të bëni një progres të madh në pnën tuaj kreative. Çfarëdo që të vendosni, bëni më të mirën tuaj për ta përfnduar punën në fillim të shtatorit. Që nga fillimi i 2016-ës, fokusi juaj do të jetë i lartë gjatë 8 muajve të parë të vitit, kështu që produktiviteti dhe dhe output-i do të jenë të kënaqshëm.
Nëse përndiqeni nga një frikë, kujtim i keq ose nuk keni kurajon për të marrë një vendim të rëndësishëm, atëherë mund të kërkoni ndihmë profesionale. Nëse keni shqetësime me shëndetin, përpiquni t’i zgjidhni ato gjithashtu para shtatorit 2016. Shpesh kur Jupiteri është në shtëpinë tuaj të 12 të shëndetiti dhe shërimit, universi dërgon një dallgë që të marrë me vete të gjitha gjërat që nuk ju shërbejnë në të ardhmen. Mos u alarmoni! Universi gjithnjë do të lërë pas gjërat e rëndësishme dhe do të largojë prej jush ato që konsiderohen të përfunduara. Një nga këto gjëra që mund të shihni të largohet, është diçka që ju ka frustruar: një apartament shumë i vogël, një punë që është bërë e bezdisshme, një partner të papërkushtuar etj. Këto janë thjesht shembuj por ju e kuptoni idenë.
Ju mund të thoni: “Prit! Unë e doja atë apartament!” Jo, nuk e donit. Është e natyrshme të doni të qëndroni edhe në situatat më të të këqija për shkak se janë bërë të zakonshme, por Jupiteri do të sjellë të mira për të cilat duhet të bëni vend përndryshe nuk do të përfitoni dot prej tyre.
Nëse bëni këto përgatitje, do të hyni në Vitin e Smeraldit në formë të pastër dhe me një shëndet të mirë. Me shaqjen e shumë mundësive, mund të tundoheni t’i bëni të gjitha. Por mos e shpërqëndroni. Prandaj është e rëndësishme të keni përcaktuar prioritetet. Jini gati kur shanci juaj i madh të vijë: sepse do të vijë!
Çfarë mund të prisni? Me gjasa do të dhëtoni jashtë shtetit në të paktën një qytet që nuk e kishit parë pasi Jupiteri do t’ju zgjerojë horizontet. Në karrierë, do të ndiheni se jeni në vendin e duhur në kohën e duhur për të përfituar nga mundësitë e mëdha profesionale. Në dashuri, ju do të jeni shenja e “përzgjedhur” nga universi. Do të keni vitin më të mirë në më shumë se një dekadë për të gjetur dashurinë e vërtetë dhe do të keni 13 muaj për ta zbuluar atë.
Tani le të kthehemi tek Saturni i cili ndodhet në shtëpinë tuaj të tretë të komunikimit deri në dhjetor 2017. Saturni do t’ju mësojë të shkruani, flisni dhe komunikoni në një mënyrë të re. Ai do të jetë mësuesi juaj këmbëngulës dhe do të kërkojë shumë vëmendje. Nëse punoni me vullnet me Saturnin, do të shpërbleheni. Stili juaj i komunikimit do të mprehet dhe do të jetë më efektiv. Nëse punoni në sektorin e shitjeve, marrëdhënieve publike, mediave sociale, avokatisë etj. Atëherë do të përfitoni shumë.
Shtëpia e tretë ku do të jetë Saturni, gjithashtu lidhet me motrat dhe vëllezërit prandaj jini të vëmendshëm ndaj tyre sepse mund të jenë në vështirësi dhe mund të kenë nevojë për ndihmën tuaj.
Karriera juaj duhet ët jetë e qëndrueshme, me pak turbulenca në fillim të korrikut. Jini të vëmendshëm ndaj ndryshimeve në kompani.
Financiarisht, do të shihni rritje. Të ardhurat tuaja janë frenuar kur Saturni ndodhej në shenjën e Akrepit nga tetori 2012 në shtator 2015. Por tani, ditët tuaja të vështira kanë përfunduar.
Nëse doni të zhvendoseni ose të bëni rregullime në shtëpi, konsideroni janarin sepse do të mund të gjeni mundësi të mira për ta shndërruar shtëpinë në atë që keni ëndërrar. Veproni pas Hënës së re të 9 janarit, por kini parasysh se Mërkuri është në prapavijë gjatë janarit, gjë që do të thotë se do t’ju duhet të shtyni për në shkurt blerjen e pajisjeve elektronike ose mobiljeve.
Romanca do të jetë e magjishme me ardhjen e Hënës së Re në sektorin e dashurisë në 8 shkurt. Pikërisht në kohë për Shën Valentinin.
Siç e kemi thënë, Jupiteri në shenjën e Peshores nga 9 shtatori deri më 10 tetor 2017, është një nga mundësitë më të mira për të gjetur dashurinë e vërtetë. Nëse jeni në një lidhje, do të afroheni edhe më shumë me partnerin. Nëse jeni duke u njohur me dikë, por e ndjeni se ai person nuk është për ju, mos shpenzoni kohën tuaj të artë kot. Merrni guximin t’i jepni fund lidhjeve dhe shihni çfarë mund t’ju ofrojë bota. Përdoreni fuqinë tuaj!
Burimi: Die Welt