Horoscope

Karakteristikat e PESHQVE nga Linda Goodman

Si të njohim Peshqit
Nëse ju ndodh të shikoni një person të shenjës Peshqit, prapa sportelit të një banke apo ulur në tavolinën e presidentit të kompanisë, ju do të jeni duke parë një lloj të rrallë Peshku. Shumë pak nga këta njerëz mund të qëndrojnë të mbyllur për një kohë të gjatë në një vend. Ju do të keni fat më të mirë, në qoftë se ju vizitoni një galeri arti, shkoni në një manastir apo kishë, merrni pjesë në një koncert ose festoni në lokale nate. Apo ju mund të merrni pjesë në një nga takimet e Lidhjes së Shkrimtarëve, apo të shkoni në prapaskenën e një shfaqjeje dramatike, ose të provoni të merrni rreze dielli në një jaht apo anije. Shanset janë që ju do të shihni dhe takoni shumë prej tyre që enden në një nga këto rrjedha jete.

Sa më kreative dhe artistike ambientet, aq më shumë persona të shenjës së Peshqve do të gjeni. Ka shumë pak ambicie, te njerëzit e udhëhequr nga Neptuni. Shumica e tyre nuk do të interesohen aspak për pushtet, lidership apo pasuri. Pak njerëz Peshqit arrijnë të grumbullojnë të holla gjatë jetës, vetëm në rastet kur trashegojnë ose u dhurohen nga familjarët. Për dijeni tuaj, ata nuk kanë asnjë gjë kundra parave. Ata do të pranojnë me kënaqësi çdo monedhë të vjetër që ju nuk e përdorni.

Por ata janë më të vetëdijshëm se shumica prej nesh, për vlerat e përkohshme të parave.
Kush e ka thënë shprehjen: "Unë nuk dua të jem një milioner -unë vetëm dua të jetoj si një i tillë" është në të vërtetë duke reflektuar filozofinë e Peshqve. Zemra tipike e Neptunit është e pastër nga lakmia, atu nuk do gjeni asnjë grimcë të saj. Ka një mungesë të intensitetit, gati një pakujdesi për të nesërmen. Ka gjithashtu një njohuri intuitive për të djeshmen dhe një tolerancë të butë ndaj të sotmes. Nuk është e lehtë për njeriun e shenjës së Peshëve apo për peshkun real, që të luftojë për të notuar kundra rrjedhës. është më e lehtë për të, që të shkojë sipas rrjedhës, kudo që e çon ajo. Por për të notuar kundra rrjedhës së ujit dhe jetës, është një sfidë- kjo është sfida më e madhe e tyre dhe e vetmja mënyrë që ai të gjejë paqen dhe lumturinë e vërtetë. Të marrin rrugën e lehtë, është një kurth për ata që kanë lindur në këtë shenjë Dielli, një karrem i stolisur që i tërheq ata, ndërsa fsheh grepin e rrezikshëm-një jetë të humbur.

Ju do të impresionoheni nga mënyrat e sjelljes gjithë sharm dhe natyra e mirë, pak dembele e tij. Ai është indiferent për shumicën e kufizimeve,për aq kohë sa nuk i keni marrë lirinë për të ëndërruar dhe për të ndier rrugën që përshkon drejt jetës. Ai është akoma më shumë indiferent ndaj fyerjeve, armiqësive dhe mendimeve të xhindosura të njerëzve të tjerë . Shumë pak nga këto, do ta nxisnin atë në reagime apo veprime të dhunshme. Sigurisht, njerëzit e kësaj shenje nuk janë plotësisht të butë. Edhe ata kanë temperamentin e tyre. Kur ai ngjallet me në fund, ai mund të jetë sarkastik, me një gjuhë djegëse dhe të zgjuar. Për të bërë një Peshk të shfaqë temperamentin e vet, është njësoj si të hidhni guralecë në një liqen , me sipërfaqe te qetë, si pasqyrë. Ju do të krijoni disa rrathë të vegjël në ujë, por shumë shpejt sipqrfaqja e ujit do të bëhet si pasqyrë përsëri.

Kur të takoni njerëz të shenjës së Peshqve, shikoni fillimisht këmbët e tyre. Ato do të jenë mjaft dukshëm të vogla dhe elegante (duke përfshirë edhe meshkuj), ose nga ana tjetër, ato mund të jenë të mëdha dhe të të gjera, si këmbët e dikujt që ka punuar zbathur në arë. Lëkura do të jetë e butë, flokët shpesh me onde dhe zakonisht me ngyrë të celët (edhe pse ju do të hasni një numër të madh personave të kësaj shenjë zeshkan). Sytë e Peshqve janë të lëngshëm, me qepalla të rënda dhe plotë me drita të çuditshme. Shpesh, por jo gjithmonë, ata janë disi të theksuar dhe jashtëzakonisht imponues. Sytë e disa Peshqve janë thjesht të bukur. Nuk ka fjalë të tjeta për ti përshkruar ato. Tiparet janë elastike dhe të lëvizshme dhe zakonisht ju do të gjeni më shumë shenja se rrudha. Pak Peshq janë të gjatë; trupat e Neptunit janë ndërtuar ndonjëherë jokëndshëm, por me hirin e tyre të jashtëzakonshëm, kjo rrallë është e dukshme. Ata duken sikur rreshkasin, në vend që të ecin, si të jenë duke notuar nëpër dhomë ose poshtë në rrugë. Ndonjëherë, ata janë vërtetë. Ku është ujië Mund të jetë diku pranë dhe Peshku tërhiqet prej tij.

Ju mund të keni lexuar se simboli i shenjës së Peshqve, i formuar nga dy peshq që notojnë në drejtim të kundërt, tregon se Neptuni është i ndarë në dy pjesë, nga dëshirat e dyfishta. Në të vërtetë, nuk është kështu. Dëshirat e dyfishta i përkasin Binjakëve. Dy peshqit në drejtime të kundërt, simbolizojnë zgjedhjen që u është dhënë Peshqve: për të notuar lart apo për të notuar në fund dhe nuk arrijnë ti realizojnë qëllimet e tyre. Peshqit duhet të mësojnë se ata janë këtu, për ti shërbyer njerëzimit në një farë mënyre dhe ti qëndrojë larg pasurive të kësaj bote. Gjeniu Ajshtajn i shenjës së Peshqve, i cili notoi kundra rrymës, krijoi një botë krejt të re të kohës relative. Peshqit që notojnë në drejtim të rrymës, shërbejnë për të larë enët apo për të hequr borën. Zgjedhja është gjithmonë aty, sepse talenti nuk mungon asnjëherë, por peshku, me sytë që shohin në mënyrë të qartë në të dy anët, ndonjëherë e ka të vështirë të shohë përpara. Peshqit shpeshherë tërhiqen- ose nga lartësitë sublime të një jetë të përkushtuar profesionale, ose nga emocionet artificiale dhe fallco.
Edhe pse Peshqit, zbrapsen nga konkurrenca, tërheqja e fortë e Neptunit, i drejton shumë prej tyre, edhe ashtu të trembur, drejt profesionit të ndritshëm të aktorit, ku ata mund të përdorin kompetencat e tyre të pabesueshme interpretuese, të shfaqjes së emocioneve të panumërta. Pavarësisht ndrojtjes së tyre të lindur, ata shpesh bëhen disa nga interpretuesit më të mirë në teatër. Por vetëm nëse ata luftojnë antipatinë që kanë ndaj punëve të lodhshme dhe provave rraskapitëse, si dhe mërzitjen e viteve të zymta, por të nevojshme të përvojës. Të mësuarit përmendësh është rrallë një problem për ta. Kujtesa e Peshqve është legjendare, edhe pse me një prekje të Hënës ose Merkurit, ata mund të harrojnë edhe numrat e tyre të telefonit.

Për çdo person të shenjës së Peshqve, nga peshkatari në skelë, deri te infermierja në spitalin e fëmijëve, jeta në vetvete, është një fazë e madhe. Në syrin reflektues të Peshkut, e gjithë skena është e pakapshme dhe e rrufeshme. Duke e ditur këtë, njerëzit e udhëhequr nga planeti i Neptunit, pranojnë shumicën e stuhive të jetës, me qetësinë më të madhe. Dëshpërim, megjithatë, është gjithmonë një kërcënim për ti çuar poshtë dhe për të sjellë ëndrrat e çuditshme apo mankthet e pazakonta, të cilat shpesh janë të parandiera. Kur Peshqit kanë një parandjenjë se diçka do të ndodhë, ajo zakonisht ndodh.

Nëse ai ju thotë që mos të hypni në atë avion apo në atë makinë, do të ishte më mirë që të planifikonit një mënyrë tjetër transporti.

Astrologët që flasin për një shpirt të vjetër, i referohen një shpirti, i cili ka kaluar nëpër shumë jetë, duke ruajtur urtësinë e secilës prej tyre. Shpesh ata i referohen Peshqve, sepse një jetë si peshk është ose detyrimi më të vështirë që një njeri mund të zgjedhë- ose një shans për të arritur përmbushjen e përsosur. Ndërsa Dashi përfaqëson lindjen në zodiak, Peshqit përfaqësojnë vdekjen dhe përjetësinë. Peshqit janë shenja e dymbëdhjetë e zodiakut, një përbërje e të gjitha atyre që kanë qenë më parë dhe natyra e tij është një përzierje e të gjitha shenjave të tjera. Kjo është shumë për tu përballuar.
Peshqit mbajnë brenda vetes edhe dëshirën për debat që kanë të gjitha shenjat e ajrit, dashurinë për natyrën, të gjitha shenjave të tokës dhe aspiratat e zjarrta të të gjitha shenjave të zjarrit. Por ai nuk është as i ngurtë, as kardinal. Peshku është i ndryshueshëm gjithmonë- në këtë drejtim ai është i panegociueshëm. E vetmja cilësi që e dallon atë nga shenjat e tjera, është fuqia e tij e çuditshme për të dalë jashtë vetes dhe të shohë veten e tij dje, sot dhe nesër si një të vetme. Dashurinë për muzikën dhe artin dhe shqisat e tij shumë të zhvilluara, si dhe shkathtësinë, ai i detyrohet shenjave të tjera, por dituria e tij e thellë dhe dhembshuria i përkasin vetëm atij, të përzgjedhura nga njohuritë e kombinuara të çdo përvoje njerëzore.

Njerëzit e shenjës së Peshqve, priren të mendojnë se ata mund të jetojnë përgjithmonë dhe ata shpesh veprojnë sikur ta besojnë këtë verbërisht. Peshqit tipik, zakonisht nuk kujdesen shumë për veten e vet. Shanset janë që ai të harxhojë shumicën e energjisë së tij (dhe nuk ka shumë për të shpenzuar) duke ndihmuar të afërmit në vështirësi, ose duke u marrë me problemet e miqve. Këto probleme mund të jenë emocionale apo financiare, por gjithashtu ato mund të jenë një shterim serioz për shëndetin e Peshqve, i cili rrallë është aq i fuqishëm, sa ti përballojë ato. Peshku duhet të ruajë energjinë e tij dhe të mos bie pre e lodhjes, vështirësive dhe emergjencave të njerëzve të tjerë. Të dobët kur janë foshnje, rrallë të fuqishëm kur janë fëmijë (nëse nuk ka një ndikim të fortë nga planeti Mars, në tabelën e lindjes), njerëzit e shenjës së Peshqve, duket se kanë metabolizëm të ngadalshëm, e cila është arsyeja pse ata shpesh zgjohen me sy të përgjumur dhe të lodhur.

Zakonet e këqija të të ngrënit, mund të sjellin probleme me mëlçinë dhe funksionet e zorrëve, si dhe probleme me tretjen e ushqimit. Problemet në këmbë, duar ose kyçe janë të zakonshme, gjithashtu edhe ftohjet, gripi dhe bronko-pneumonitë.

Mushkëritë nuk janë shumë të forta dhe gështrinjtë dhe kyçet e këmbëve janë të dobëta që nga lindja. Këta persona duket se kanë ose këmbë të dobëta dhe të plogëta, ose këmbë shumë të forta dhe të zhdërvjellëta. Nuk ka të ndërmjetme për këta. Megjithatë, ata kanë një rezistencë të fshehur të brendshme dhe një nga sfidat më të mëdha të Neptunit, është të zbulojë këtë forcë latente dhe ta nxjerrë në pah. Pëshqit kanë aftësinë të hipnotizojnë veten dhe të tjerët, për pothuajse çdo gjë që ata zgjedhin, duke përfshirë edhe frikën nga qentë, minjtë, lartësitë, metrotë, ashensorët dhe turmat me njerëz.

Humori është një nga armët e tyre të fshehta. Peshqit zbardhin dhëmbët, për të mbuluar lotët e paderdhur. Ata janë mjeshtra të satirës dhe ju mund të strukeni, nga një vërejtje e shkëlqyer rastësore, pa qenë në gjendje ti përcaktoni kuptimin e saktë ose qëllimin. Gjithsesi, ju do ta keni atë ndjesinë e pakëndshme për një farë kohe. Ai mund ti bëjë vërejtjet pikante sa hap e mbyll sytë dhe të ndryshojë temë me shpejtësi, saqe ju nuk mund të arrini ti kundërpërgjigjeni
Ai është një shakaxhi i shkëlqyer, brilant për të bërë të tjerët të qeshin me ato që thotë, ndërkohë që vetë mban në fytyrën e tij shprehëse, një pamje të pikëllueshme. Ai mund të kalojë me lehtësi, nga shakatë trashanike në ato të sofistikuara.

Ndonjëherë humori i tij është i ngrohtë dhe i pastër, ndonjëherë është i ftohtë dhe i pamëshirshëm, por kjo është gjithmonë një mbulesë për një tjetër emocion, që personi i shenjës së Peshqve, dëshiron të fshehë. Peshqit e përdorin të qeshurën, si një maskë dhe kjo maskë i fsheh ata shumë mirë.

Ata kanë një ndjenjë të madhe keqardhjeje dhe një dëshirë për të ndihmuar të sëmurët dhe të pafuqishmit. Peshqit mund të ndajnë dhembshuri për të sëmurët me Virgjëreshën, por ai shkon një hap më tej, duke u përpjekur të kuptojë zemrat e lënduara dhe të vetmuara, dështimet dhe pamundësitë, pa marrë parasysh sa i paparanueshëm apo sa i refuzuar mund të jetë ky individ nga shoqëria. Peshku i butë, do të ngushëllojë ata, që Virgjëresha mendon se janë të dobët me zgjedhjen e tyre, prandaj nuk meritojnë mbështetje. Nëse keni nevojë për të holla, , për një borxh të vogël ose të madh, ose vetëm për një inkurajim të vogël që askush tjetër nuk jua jep, shkoni te Peshqit. Ju nuk do të dëgjoni nga ai asnjë ligjërata apo leksion morali dhe nuk dotë merrni asnjë shikim prej superioriteti. Ai nuk gjykon asnjë njeri- qoftë ky hajdut, vrasës, i droguar, mëkatar, shenjt, hipokrit apo gënjeshtar. Në qoftë se ai është një Neptun tipik, mungesa e lakmisë, epshit, zilisë dhe xhelozisë, nuk do të sjellë asnjë kritikë të mbushur me zemërim. Të kuptuarit e tij është shumë i thellë, sëbashku me çfarëdo ndihme praktike, që ai është në gjendje të ofrojë. Ai e kupton çdo ves dhe virtyt dhe ai e njeh çdo kurth. Shumë Peshq, për këtë arsye, veshin rrobat e priftit apo murgu dhe e kalojnë jetën e tyre në lutje ose meditime. Instinkti i tij i parë është për të ndihmuar njerëzit. Ka njerëz të shenjës së Peshqve, të cilët janë të rrëmbyer dhe të ashpër, por kjo është vetëm një mburojë e brishtë, e veshur për mbrojtje. Peshku shpejt mëson sesa i pambrojtur është ai. Bota nuk është ende e sintonizuar me valët e ndjeshme të Peshqve, prandaj për të shmangur talljet (si dhe për të shmangur marrjen e qindërkasës së fundit që i ndodhet në xhep), ai nganjëherë sajon maskën e indiferencës. Imponimet e atyre që duan ta marrin nëpër këmbë, e detyrojnë Peshkun, për ta fshehur shpirtin e tij të vërtetë. Duke qenë se, thellësia e ujërave të Neptunit e bën atë të përthithë, çdo dhimbje dhe gëzim si të ishin të tijat, është pak e çuditshme, kur shumë Peshq, bëjnë sikur nuk janë të interesuar të dëgjojnë tregime të trishtuara. Por mos harroni se ata vetëm sap o shtiren. Nëse ju ka refuzuar një herë, provoni për herë të dytë dhe Peshku i vërtetë do të dalë në sipërfaqe.

Imagjinata e lavdishme e Peshqve, humori i tyre i mrekullueshëm dhe ndjenja oqeanike e bukurisë, mund të krijojë prozën dhe poezinë më delikate, por përjetësisht të qëndrueshme. Në të vërtetë, bota nuk mund të bëjë pa përpjekjet e tyre artistike dhe dhembshuria e tyre të butë. Ajo do të ndalojë së rrotulluari. Ju shpesh do të gjeni persona të shenjës së Peshqve, që i varrosën ëndrrat e tyre personale, për të ndriçuar, qoshet e errëta të jetës së të afërmve dhe miqve, ose për të sjellë dhuratën e lotëve dhe të qeshurave për publikun në sallë. Megjithatë Neptuni është një planet çorientues, i aftë për të sjellë në jetë natyra, që vërviten në dy drejtime në të njëjtën kohë, duke shtrembëruar të vërtetën; një ndikim ky, që shpesh i bën Peshqit të fshehin emocionet e vërteta.

Duke qëndruar diku mes ujërave të heshtura të detit, në thellësi dhe ujrave të sipërfaqes, ku pasyrohen yjet dhe retë, Peshku e jeton jetën e tij i vetmuar,duke i kuptuar gjërat aq thellë, sa nuk shprehen me fjalë. Ata që e duan atë si mik, ata që e dashurojnë atë, duhet të përdorin imagjinatën e tyre, për të kapur aeroplanin e çuditshëm, të mendjes dhe emocioneve së tij. Dy shenjat e tjera të ujit, Akrepi dhe Gaforrja, simbolizohen nga krijesa që i përkasin edhe tokës, edhe ujit; pra janë amfibe dhe fleksible, ndërkohë që Peshku nuk mund të marrë frymë jashtë ujit. Ai duhet të jetojë në ujin e ftohtë dhe të gjelbër, diku me baltë, gjithmonë në lëvizje.

Peshqit përfaqësohen, jo nga hekuri apo merkuri, ose ari dhe plumbi, por nga vibracionet e metaleve të papërcaktuara, një jehonë joreale dhe iluzionare. Ai e sheh reflektimin e tij në tre dimensione; në gurin e çmuar ngjyrë vjollcë të ametistit (Ametist simbolizon devotshmërinë, përulësinë, sinqeritetin dhe urtësinë shpirtërore), në gurin smerald dhe në lulet e tij të tabelës së lindjes, që janë zambaku i ujit dhe lotuset. Lulet e tyre janë si një trëndafil i bardhë dhe delikat, por përbëhen nga fibra të fortë, të ashpër dhe të pathyeshëm, përveç nëse ndodhen shumë lart rrënjës. Pak mund të ndjekin Peshqit dhe të shqyrtojnë natyrën e Neptunit, qoftë kur ai noton në drejtim të rrymës, si një tjëtër Peshk në turmën e madhe të Peshqve të harruar- ose kur noton kundra rrymës, për të gjetur paqe në ujrat e pastër. Ai është më i fortë se ai mendon dhe më i mençur se ai e kujton, por Neptuni e ruan këtë sekret, deri sa ai ta zbulojë atë vetë.

Personalitete të famshme Peshqit
Edward Albee, Harry Belafonte, Elizabeth Browning, Luther Burbank, Enrico Caruso, Frederic Chopin, Grover Cleveland, Albert Einstein, Jackie Gleason, Handel Rex, Victor Hugo, Ted Kennedy, James Madison, Michelangelo, Rudolf Nureyev, Auguste Renoir, David Sarnoff, Dinah Shore, Earl Snowden, Svetlana Stalin, John Steinbeck, Elizabeth Taylor, Earl Warren, George Washington.

Meshkujt e shenjёs sё Peshqve
Një mashkull Peshqit, mund të jetë çdo gjë që ju doni që ai të jetë-ose çdo gjë që ju nuk doni që ai të jetë. Mundohuni ta zgjidhni kёtё dilemё, pёr tё qetёsuar gjendjen tuaj shpirtërore dhe mendore. Pёr tu siguruar pёr kёtё, shkoni njё mbrёmje me hёnё tё plotё, me shokun tuaj tё shenjёs sё Peshqve, pёr tu larё nё det, nё kohёn kur vjen batica. Në qoftë se ai, nuk tёrhiqet nё det prej baticёs, ju do tё jeni vajza mё me fat. Do tё shkoni tё sigurt drejt famёs dhe pasurisё! Por në qoftë se, djaloshi juaj i shenjёs sё Peshqve, nuk mund ta shohё baticёn, por gjithashtu i shpёton pa parё edhe ajo dallga e madhe, atёherё mё lejoni t'ju tërhequr vëmendjen, se ndoshta kёto ujra oqeanike mund të rezultojnë disa nga momentet mё të mjera, qё ju do tё kaloni ndonjëherë.

Një baticë në punët e tij është sinonim me mundësinё. Kjo kërkon një vendim tё prerë, njё veprim të vendosur dhe aftësinë për të mbytur çdo ёndёrr tё vjetёr, qё pengon suksesin. Problemi është se disa meshkuj tё shenjёs sё Peshqve, nuk e pranojnë qё njё baticё mund ti pёrmbysё ata, madje edhe kur ajo u pёrplaset nёpёr kёmbё.

Mashkulli i Peshqve nuk është i dobët. Vetëm se ai mund tё sorollatet pёr njё kohë të gjatë pas njё ylli tё argjendё venitёs dhe tё humbasё rrezet e ndritshme tё diellit tё suksesit. Jo të gjitha Peshqit janë ëndërrimtarë. Megjithatë, ka shpresë. Ku ka jetë, ka gjithmonë shpresё. Edhe pse bota ka nevojë për imagjinatën e tij të bukur, vjen një moment, kur ky mashkull, ka për tё nisur rrugёn e tij drejt fitimit tё jetesёs. Kur ai e bën këtë, do tё jetё shumё e lehtё, sepse intuita e Neptunit, sёbashku me mendjen e tij të zgjuar, mund ta çojё atё drejt qëllimeve të arsyeshme, të cilat mund ti sjellin atij famën dhe njohjen- madje edhe pasurinё dhe pavdekësinë. Nëse jo të gjitha kёto (ju nuk mund të fitoni llotarinё çdo herë), atëherë të paktën do tё arrijё respektin dhe sigurinё e rehatshme. Le të shpresojmë se ky është lloji mashkullit Peshk, qё ju jeni duke notuar. Praktikisht ,asnjë shenjë tjetër e Diellit, nuk mund të pengojё potencialin e tij, nën ato rrethana.

Megjithatë, në qoftë se, le të themi, nga mosha njëzet e pesë apo më shumë, ai nuk e ka gjetur akoma baticёn nё punёn e tij, sinqerisht, e ardhmja e tij nuk është shumë shpresëdhënëse. Ju mendoni se kjo është e padrejtë? Në rregull, mund tё presim deri nё moshën tridhjetë e pesë, por ju jeni duke lozur bixhoz. Kur thashё se e ardhmja e tij nuk ka shumë shpresë, e kam fjalёn pёr ju. Si një grua - me rutinën familjare. E ardhmja e tij personale mund të jetë pak a shumë e kënaqshme. Shumë meshkuj Peshqit, të cilët nuk mund ti groposin ëndrrat e vjetra dhe vazhdojnё tё kёrkojnё ide të freskëta për sukses,e jetojnë jetën e tyre në mënyrë të drejtë dhe tё kënaqur. Kjo për shkak se gjithçka qё ata kanë nevojë, ёshtё kjo ёndёrr, ashtu e ndryshkur nga koha. Shto një gotё me verë, një copë bukë misri të mirë dhe ai është i lumtur si shumica prej nesh. Por një dietë e tillë nuk mund tё ushqejё njё grua, njё deri nё pesё fёmijё dhe kush e di, ndoshta edhe disa peshq tё kuq (duke pasur parasysh shenjën e tij tё horoskopit). Ju do tё keni nevojё pёr gjёra tё tjera, si veshje, kozmetikë, këpucë dhe spinaq , selino, qumësht dhe llamba edhe, ju e dini se çfarë dua të them.

Ka vetëm një mënyrë për të dalë me këtë lloj mashkulli Peshk: Të jetë trashëgimtar. Jo, nё fakt ka dhe një tjetër mënyrë: gjej dy punë - një për ty dhe një për atë dhe tё punoni si dreqi vetё te tё dyja.

Tani, unë nuk them që ju nuk do të jeni të lumtur në momentet romantike. Tek kjo shenjё, vetёm njё gjё nuk do jetё kurrё pёr njё kohё tё shkurtёr- romanca! Ata praktikisht, marrin frymё prej saj. Vetёm se kjo nuk mund tё zёvendёsoj spinaqin dhe kёpucёt e fёmijёve, ose shёndetin tuaj mendor. Planetet, me diturinё e tyre, kujdesen për komplikime të tilla të jetës duke i dhënë njё mori shansesh për këtë lloj mashkulli ëndërrimtar tё Peshqve, duke i ofruar edhe mbёshtetёsa. Nëse ai gjen një zotёri apo zonjё kujdestare (me shumё gjasa mund tё jetё kjo e fundit, por jo vetёm), ai mund të kthehet në një piktor i madh, një shkrimtar i madh, një kompozitor apo një muzikant i madh-ose të paktën thjesht njё njeri i famshёm. Por si mund ta gjejё ai njё njeri qё ta marrё nё patronazh, aq mё tepёr tё jetё dhe femёr, kur ai ju ka ju nё shtёpi , sebashku me tufёn e fёmijёve dhe peshqit e kuq nё akuarium?

Ju duhet ta pranoni se kjo thjesht nuk do të funksionojë. Më mirë ti thoni lamtumirё atij tani. Ju do të qani pak dhe ndoshta edhe mund tё lёndoheni thellё brenda jush. Por jo aq sa të jeni e martuar me njё ёndёrr qё ecёn dhe flet, si dhe tё pёrballeni me pronarin e shtёpisё ku jetoni, me xhepin tuaj bosh, por plot me dёshira. Kjo po qё dhemb shumё!

Tani që ne u bёmё tё guximshёm dhe praktike pёr tё folur pёr llojin e Peshqve tё bukës dhe verës , ne mund të flasim në lidhje me llojin tjetër të mashkullit tё Peshqve, ai që i shpёtoi valёs, në përmbytjen e saj. Natyrisht, ai është një arritje e vërtetë për çdo vajzë. Ekziston gjithmonë mundësia që ai të kthehet nё një Ajnshtajn apo George Washington, gjё qё do të ishte thjesht e mrekullueshme. Por ju nuk keni pse tё kёrkoni përsosmërinё. Edhe një Bricjap shumё praktik, apo njё Dash agresiv, mund tё kenё disa tё meta. Çështja është se një Peshk qё lufton në rrugën e tij, në rrjedhën e sipërme (pra kundra rrymёs) do të ketё mjaft shanse për të marrё dhuratat e famës dhe pasurisё. Gjithashtu ai ёshtё njё djalё me shumё cilёsi tё tjera tё mira.

Një mashkull i shenjёs sё Peshqve nuk ka paragjykime. Ai kurrë nuk do të gjykojë një indian indigjen, derisa tё ecё vetё kilometra pa fund, me kёpucёt e tij me lёkurё dreri, ose një nudist deri sa ta provojё tё ecё zbathur vetё. Edhe atëherë , ai do ta mirёkuptojё situatёn, aq sa mos tё kalojë nё gjykim kritik. Ai i bie shumё shkurt pёrsa i pёrket akuzave dhe shumё gjatё, kur ёshtё fjala pёr tolerancёn. Mashkulli i Neptunit ka një shpirt tё mirё tё të rrallë. Miqtë e tij besojnё tek ai dhe kurrë nuk shqetësohen se ai mund tё tronditet nga rrёfimet e tyre. Duhet njё situatё e jashtёzakonshme, pёr tё shokuar njё Peshk. Peshku është kurioz, por krejtësisht i patrazuar dhe aq mё pak i shokuar.

Ai mund të tregojё një apo dy sekrete aksidentalisht, por kurrë me qëllim. Peshqit ndonjëherë flasin, para se ta kuptojnё dëmin e mundshëm tё shkaktuar. Ёshtë pak e vështirë për të, që të kuptojë se ajo çfarë thotë ai, ndoshta do të interpretohet nën dritën e gabuar nga njerёzit me qёndrime jotolerante dhe aspak mirёkuptues. (do ti duhet tё mendohet pak gjatё, pёr shembull, që të kuptojё se njerëz si motra e vet ose nëna juaj, nuk mund ta kuptojnë vështirësinё e brendshme tё dikujt qё ёshtё bigamist). Megjithatë, sapo ti kёrkoni atij, nё mёnyrё specifike, qё ta mbajё kёtё sekret, ai do tё jetё gojё-mbyllur dhe i besueshёm, kёshtu qё ju mund ti besoni atij, sekretet tuaja mё tё errёta.

Vetë fakti që ai është shumё i ndjeshёm, do të thotë se ai i ndjen dhe i pёrjeton emocionet e atyre që kërkojnë vёmendjen dhe zemrёn e tij. Njerёzit e shenjёs sё Peshqve shpesh kanë nevojё tё pushojnё pёr periudha të gjata. Shpirti i Neptunit duhet të jetë vetëm pёr disa kohë, në mënyrë flladi i freskёt, tё mund tё shërojё plagët e të gjithё atyre trazirave tё pёrcjella nga tё tjerёt dhe për ta qetёsuar atё sёrish. Pra, asnjëherë mos ia mohoni mashkullit tuaj tё shenjёs sё Peshqve, momentet e tij të heshtjes. Ai ka shumё nevojё pёr to. Nёse ai e ndien tё nevojshme qё tё rrijё vetёm apo tё bёjё njё shёtitje i pashoqёruar, lejeni tё shkojё. Dёshira juaj pёr tё qenё gjithё kohёs sёbashku, mund ta prishin bukurinё e dashurisё sё Peshqve. Kjo dashuri ka nevojё pёr hapёsirё qё tё rritet.

Mos harroni se peshku është tepёr i ndjeshëm dhe mund të lëndohet lehtë. Ndrojtja e tij është për shkak të një vetëdije të dhimbshme, lidhur me kufizimet e tij, çfarёdo qofshin ato dhe ai e ndjen kёtё brenda vetes sё tij. Ai ka nevojë të dijё se virtytet e tij janë vёnё re nga dikush qё ai admiron. Nga ti! Asnjëherë mos ia kurseni inkurajimet atij.

Ai mund të provojё disiplinat e meditimit budist tё Yoga dhe Zen, ose të eksperimentojë me besimet e ndryshme tё kulteve dhe ai ndoshta mund të ketё interes për astrologjinё dhe numerologjinё, madje edhe pёr rimishërimin. Ashtu si Akrepi, ai ka lindur me aftёsi tё madhe pёr tё kuptuar parimet e fshehta dhe këto gjëra janë zakonisht të mira për të. Ato e ndihmojnë për të mbajtur emocionet e tij të qëndrueshme dhe i ofrojnë një spirancë për imagjinatën e tij të gjallë. Burrat e shenjёs sё Peshqve, mund ti shohёsh tё mërzitur nё momente tё ndryshme, por zemërimi i tyre rrallë është i dhunshëm apo të zgjasё pёr njё kohё tё gjatë. Kur mёrzitja apo zemёrimi pёrfundojnё, ujrat qetёsohen sёrish dhe jeta është po aq e qetë si më parë. Disa meshkuj tё udhёhequr nga Neptuni, mund tё bёrtasin apo ulёrasin pak brenda nё shtёpi, por kjo do jetё e padёmshme. Është pothuajse e pamundur qё njё person i shenjёs sё Peshqve, tё tё mposhtё, si Demi pёrshembull. E shikon sa me fat qё je?

Edhe pse ai e ka tё vështirë të kuptojё veten e tij, Peshqit nuk kanё asnjë problem pёr tё parё me qartёsi të gjitha hollësitë e të tjerëve. Është e vështirë të luani me tё; ai do të arrijё tё shohё pёrmes jush me lehtёsi, deri në anën tjetër. Megjithatë, ai mund tju vё nё lojё ( kur vendos ta bёjё kёtё), me disa lojra fjalёsh, qё ai i pёrdor, pёr tё mbajtur çёshtjet e tij personale larg syve vёzhgues tё tё tjerёve.

Me kёtё partner, nuk do tё pёrjetoni skena tё tepruara xhelozie. Edhe nёse ai ёshtё xheloz, do tё aktrojё nё mёnyrё tё shkёlqyer (në qoftë se ju e lejoni të praktikohet ) dhe do tё pretendojё sikur nuk ёshtё xheloz. Por ai është mashkull, pavarёsisht natyrёs poetike, sё ndrojtur, kështu që ai do të presё besnikëri nga ana juaj nё tё gjitha kuptimet. Ju duhet tё kontrolloni xhelozinё tuaj, duke qenё se ai do të ketë miq tё ngushtё nga tё dyja gjinitё dhe do tё jetё nё dispozicion të tyre, ndonjëherë në orë tё çuditshme. Është natyra e tij kaq e shoqërueshme. Ai nuk mund tё bёjё ndryshe nga natyra e tij. Do jetё e rrezikshme nёse jeni tip posesiv dhe e dhunshme. Një vajzё Dashi ose Luani, më mirë kishte ndjekur një tjetër mashkull. Ai e admironё bukurinë dhe herё pas herё, mund tju ngulё sytё te kёmbёt tuaja tё bukura. Por ju mund ti vini disa kufinj, me pak pёrpjekje dhe shpërblimi juaj do të jetë një bashkёshort i ndjeshёm, i cili do tё jetё edhe njё i dashur romantik, edhe njё shok me tё cilin mund tё flisni pёr gjithçka.

Fëmijët do ta shohin atё si njё balenё shumё gazmore. Shanset janë qё ai do ti çojё ata shёtitje me varkё, pёr not apo pёr zhytje. Ai do tu kёndojё fёmijёve kёngёn e krokodilit jeshil dhe do tu tregojё historinё e Sirenёs Ariel nё Atlantikёn e humbur. Ai mund tu flasё pak pёr filozofinё, ose tu mёsojё sesi mund tё qёndrojnё mbi kokat e tyre, sipas stilit Yoga. Me siguri qё fёmijёt do ta adhurojnё atё dhe vetё ata do tё rriten me aftёsi tё mira pёrshtatjeje, falë aftësisë së rrallё tё babait tё tyre Peshk, për të mbajtur një zog të vogël në dorë pa e lёnduar apo frikёsuar atё. Ju mund ti kёpusni ndonjё shuplakё atyrё, nёse gabojnё ndonjёherё, por babai Peshk do jetё aty vetёm pёr ti dёgjuar me vёmendje ata. Ju do tё kujdeseni qё hundёt dhe rrobat e tyre tё jenё tё pastra, ndёrsa ai do tё mbajё mendjen e tyre aktive. Çdo gjё do tё shkojё shumё mirё.
Asnjëherë mos i shkelni me kёmbё ёndrrat e mashkullit tё shenjёs sё Pёshqve - ai nuk do tjua falë kёtё gjё, ose ta harrojë atë. Jepini atij një shans për ti kthyer kёto ёndrra në realitet, duke e ndihmuar atë të gjejë një yll të ndritshmёm,vezullues pёr ti ndriçuar rrugёn e jetёs. Në dashuri, Peshqit janё tё prekshёm emocionalisht, që do të thotë se ata kanё nevojë për siguri dhe besim tё vazhdueshme. Shpresat e tij entuziaste duhet të ujiten me dashuri dhe mirëkuptim dhe sigurohuni që toka tё jetё e pasur me pleh tё mirё, pёr një jetë të lumtur në shtëpi. Mbani insektet e dёmshme tё bezdisjes dhe kritikave larg nga rrënjët. Kёshtu, një ditë tё bukur, kёto shpresat e egra dhe tё çuditshme, do të ndryshojnë nga barishte tё këqija e të padobishme, në pemë të larta të paráve në oborrin e shtëpisë, të larta mjaftueshёm për të arritur disa nga ёndrrat e tua personale. Shpresa lulёzon pёrjetёsisht nё zemrën e Peshqve. Mos trokisni! Nёse ju kujdeseni pёr tё me dashuri dhe butёsi, ajo do tju shpёrblejё me fat tё papritur dhe shumё tё madh. Shërbeji atij një ëndërr për mëngjes, një shaka tё zgjuar për drekë dhe njё pjesё nga repertori i Chopin-it tё famshёm pёr darkë. Pas kësaj, ёshtё rradha juaj. Mos kini frikë të hidheni! Uji ёshtё i mrekullueshёm!

Gruaja Peshqit
Edhe pa astrologjinё, janё pёrhapur fjalё dhe spekulime, në lidhje me sharmin e femrёs tё shenjёs sё Peshqve. Ajo ka pikat e saj negative, sigurisht, por në shikim të parë ajo është pёr çdo mashkull, e dashura ideale e gjimnazit, nёse mund ti shtojmё edhe prekjen e lehtё tё lepurit tё Playboy-i , vetёm sa pёr ti shtuar pakёz piper. Ne duhet tё pranojmё se femra moderne, e emancipuar, me imazhin e fortё, ia ka rritur edhe mё shumё vlerat femrёs sё shenjёs sё Pёshqve. Me gjithë kёtё mister femërorё tё turbullt mbi ajrin qё konsumon edhe partneri, kёto krijesa tё pafuqishme, tё brishta, tё pёrmbajtura tё Neptunit, duhet ti zmbrapsin meshkujt me shkopinj të mëdhenj.

Nuk ёshtë e habitshme, pse ёshtё ajo kaq shumё e kёrkuar. Femra e Neptunit, rrallë përpiqet ti bёjё hije partnerit tё saj, qoftё e dashura apo gruaja. Ajo nuk ka tё fshehur as dëshirën mё tё vogël, nevrotike, për ta dominuar atë në asnjë formё. Ai mund ti tërheqё asaj karrigen nё restorant, ti mbajё pallton, ti fishkёllejё taksisё pёr tё, ti ndezё cigaren dhe ti rrёfejё sesa shumё i mrekulluar ёshtё prej saj. Gjithçka qё ajo dёshiron ёshtё që ai ta mbrojë dhe tё kujdeset për të. Ajo është shumё e lumtur qё tё mbёshtetet nё krahun e tij dhe ta lejojё atё tё kuptojё, sesa i fortё ёshtё ai dhe sa shumё nevojё ka ajo pёr tё, nё kёtё botё tё egёr dhe tё rrezikshme. Kaq ёshtë e mjaftueshme për ta bërë një vajzë të duket e adhurueshme nё sytё e njё mashkulli. Edhe në qoftë se ajo nuk është shumё me stil Viktorian (ndonёse ka mjaft femra Peshqit qё janё) , ajo do të jetë një dëgjuese empatike, për të gjitha problemet dhe fatkeqësitë e tij dhe njё rrufёpritёse efikase pёr tё gjitha krizat qё ai mund tё kalojё.

Një femёr e shenjёs sё Peshqve, beson se shoku i vet, i dashuri, miku, bashkёshorti, vëllait, babait – pra, çdo mashkull, mund ta mbajё botёn me njё dorё dhe ajo habitet pse ata nuk besojnё tё njёjtёn gjё. Dhe ju pyesni veten pse ajo është kaq e dashur pёr tё gjithё? Vajza e Peshqve është një strehë e qetë dhe komode, për mashkullin e saj krenar , larg nga zhurmat e botёs sё rrёmujshme. Dritat në pellgun e saj, janë të buta dhe të zbehta. Ata sy tё lodhur, të cilat janë zbehur nga dritat e neonёve dhe të gjitha këto shifra pa kuptim në tregun e aksioneve, tё cilat ajo nuk mund ti kuptojë për të shpëtuar jetën e saj. (Edhe pse, në qoftë se ajo dёshiron vërtetë të shpëtojё jetën e saj, ajo do ta mprehё mirё lapsin.)

Ajo është përjetësisht femërore në të gjitha stinët. Mund tё them qё meshkujt tёrhiqen prej saj, si bletёt nё njё koshere me mjaltё. Sapo njё burrё bёn njё bisedё tё shkurtёr me tё, ai direkt qetёsohet dhe ndihet i relaksuar. Ajo i bën tё qartë atij, se ajo kurrë nuk do ta fajësojë atë për çdolloj problemi në karrierën e tij ose gabime aksidentale. Do tё jetё gjithmonë faji i dikujt tjetër. Jo i partnerit tё saj. Ajo asnjёherё nuk do ta shtyjё atё tё ecё me shpejtёsi pёrpara. Ritmi tij është i përsosur pёr të. Ёshtё e nevojshme qё unë shpjegoj se pse femra e shenjёs sё Peshkut, ёshtё gruaja më e rrezikshme nga tё gjitha shenjat e tjera tё zodiakut? Lajmёrim!! Paralajmërim Detar: Pas martesës ajo mund tё bёhet pak mё shumё nxitёse. Për të qenë e sinqertë, ajo mund të bёhet shumë nxitёse. Në një farё mënyrë, kjo ju shërben pёr ta lёnё veten tё verboheni nga sharmi i saj. Shumë herë ajo do të pёrdorё edhe sarkazёm tё hidhur, por çdo femёr duhet të ketë disa tё meta dhe vajza e Peshqve, mё shumё do tё jetë e butë sesa grindavece. Qё tё bёhet njё grua gёrrnjare dhe grifshё, duhet tё nxitet nga njё burrё mizorisht i ashpёr dhe shumё dembel- dhe kush mund tё thotё qё njё burrё i ashpёr dhe dembel nuk e meriton kёtё gjё? Jo unё! Unё jam nё anёn e saj.

Përveç kësaj, feminiliteti i saj i këndshëm, mbulon ndonjë tё metё të vogёl dhe shumicën e kohës vajzë tipike e Neptunit është e butë, e ëmbël dhe shumё femërore. Duke qenё se peshku noton nё dy drejtime në të njëjtën kohë, ajo përshtatet bukur dhe qetë në situata konfliktuale, që do ti bёnte femrat e tjera tё pёsonin tronditje nervore.
Herё pas here, një femër e ndjeshme e Neptunit, me tё cilёn janё sjellё ashpër në moshë të re, do të lejojë qё hidhërimi ti thyejё mё dysh peshqit simbolikё të shenjës së saj - dhe kjo mund të jetë shumë e trishtuar. Ajo kthehet nё njё Peshk tё mjerё, tё vetmuar, duke notuar gjithmonё e zemёruar, duke u zhytur thellё nё pёrpjekje pёr tё shpёtuar- pa e kuptuar kurrё se duke i kthyer kurrizin dashurisё pёr veten, ёshtё helmi i vёrtetё. Droga, pijet dhe iluzionet e rreme e fshehin tё vërtetën prej saj dhe shkëmbinjtё e lumit mund ta shkatërrojnë atë.

Por vajza tipike e Neptunit, i mban dy peshqit simbolike tё bashkuar, duke vepruar nё qetёsi, duke rreёshqitur ngadalё, pastaj bёn njё sulm tё vogёl, kështu që ju kurrë nuk do tё jeni plotёsisht i sigurt, se cilin drejtim ajo do tё marrё. Pёr shenjёn e peshqve thuhet se ёshtё njё det i thellë misteriozё, në të cilin derdhen tё gjithё lumenjtё. Ju do të keni mё shumё shanse ta kapni femrёn tuaj tё shenjёs se Peshqve, nёse dini disa nga sekretet e saj. Çfarë e bën atë tё notojё?

Ashtu si erërat e marsit, femra juaj e shenjёs sё Peshqve, do tё ketё luhatje tё gjendjes shpirtёrore. Ajo është tmerrësisht sentimentale dhe kur dikush lёndon ndjenjat e saj ajo mund tё derdhё lot me kova. Ajo do tju shikojë me qortim dhe ju do të ndjeheni sikur sapo keni gjyajtur njё lepur tё butё tё vogёl. Femrat e kёsaj shenjё, ndonjëherë kanё idenё se janë të papërgatitura për betejat e ashpra tё jetёs dhe pa ambicien e nevojshme për të mbijetuar. Nё kёtё moment, depresioni i thellё i pushton ato. Nё njё situatё tё tillё, ju do tju duhet ti thoni saj, se e admironi për diturinë e saj të thellë, misterioze dhe të kuptuarin e saj pёr çdo qёnie njerёzore, qё ajo i bekon me miqёsinё e saj. Kjo është zakonisht e vërteta absolute. Mësimi më e vështirë që ajo ka për të mësuar nё jetё, është tё kapërcejё ndrojtjen dhe dyshimet e saj. Nëse frikёrat thellohen, ajo do tё shkёputet nga tё tjerët dhe pastaj do tё pyesё veten pse është e vetmuar. Ajo është shpesh e frikësuar se mos pёrfitojnё prej saj, mos e detyrojnё apo e nxisin dhe kёto mendime janё vetёm nё kokё e saj.

Herё pas here, një vajzë e shenjёs sё Peshqve, do ti mbulojё dobёsitё e saj, me njё lustёr tё sofistikuar thumbuese dhe njё personalitet të ftohtё e të pavarur, por ky është thjesht një mantel mbrojtёs qё ajo e vesh, për të fshehur pasigurinë e saj nga sytë e njerëzve të vrazhdё, tё cilёt mund tё lёndojnё zemrёn e saj, nëqoftëse ajo e ekspozon atë.

Ka disa gjëra që njё njeri thjesht duhet ti bёjё dhe pёrsa i takon femrёs sё Neptunit, tё sillesh si zonjushё/zonjё nё publik, ёshtё njё prej tyre. Ajo me kёtё sjellje, mund tё vё nё lojё shumё meshkujt, tё cilёt, pasi tё qetёsojnё frikёrat e saj tё brendshme, do ta bёjnё atё tё tёrheq mbrapsht thёnien e saj tё shpeshtё ,"Kush ka nevojë për një burrë? Ata vetëm e bёjnё rrёmujё jetёn tuaj." Imagjinoni një deklaratë të tillë nga një person i shenjёs sё Pёshqve, që ka nevojë ti pёrkasё dikujt, më shumë sesa ka nevojë për të fjetur, ngrënë apo pёr tё marrё frymë.

Një femёr e shenjёs sё Peshqve, do ta japë të gjithë zemrën për fëmijët e saj, me përjashtim të pjesёs sё madhe qё e ruan për ju. Ajo do ti dojё të gjithë, por ata që janë mё tё dobёt, më të vegjёl apo të sëmurë, mund ti dojё dhe tё pёrkujdeset pak mё shumё. Vetëm një femёr e Peshqve mund tё shkojё nё institucionin ku mbahen fёmijёt e braktisur dhe tё birёsojё njё vogёlush me sy tё frikёsuar dhe tё trembur. Gruaja e Peshqve mund tё jetё nga tё vetmet nёna nё botё qё arrin tё kuptojё nё çast ndrojtjen dhe ankthin e djemve dhe vajzave qё sapo kanё hyrё nё periudhёn e vёshtirё tё adoleshencёs. Një nënë Peshqit, thurr me mijёra ёndrra tё imta mbi djepin e çdo fёmije. Ajo do të sakrifikojë çdo gjëm, me qёllim qё fëmijët e saj tё mund të kenё ato që asaj i janё mohuar kur ishte fëmijë. Ajo mund të jetë shumë i butë. Administrimi i disiplinës është i vështirë për të dhe ajo duhet të kuptojë se mungesa e qëndrueshmërisё, shpesh herё ёshtё po aq e keqe sa neglizhenca. Në një farё mënyrë, ёshtё neglizhencё,pasi kёta individё tё vegjёl qё po ndёrtohen nёn kujdesin e saj, kanё nevojë për udhëzime të forta, pёr tё mёsuar tё notojnё vetё. Nëse ajo është fajtore për kaq shumë butësi, filloni shpjegojani asaj me mirësi. Ajo do ta kuptojë kёtё pa qejfmbetje. Megjithatё, ka shumё nёna tё Neptunit, qё menaxhojnё një të mesme të lumtur mes disiplinës dhe dashamirësisё dhe fёmijёt e tyre kanё patur rezultate tё mira.

Një femёr e shenjёs sё Peshqve, me kënaqësi do tju lejojë qё ju tё merrni pjesё nё kompeticione tё ndryshme. Ajo ndoshta do të preferojë të mos pёrfshihet nё konkurset e forta tё botёs sё biznesit, vetёm nёse ju do tё keni shumё nevojё pёr tё. Ajo ka kaluar mjaftueshёm peripecira (nëqoftëse ajo është një vajzë tipike Neptuni) kur punonte nё atё kompaninё e madhe, ndёrsa ishte duke pritur qё ju ta shpёtonit. Disa, jo të gjitha, por disa femra tё kёsaj shenje, janё pak ekstravagante nё shpenzime. Ajo mund të ketë nevojë pёr pak ndihmë, pёr tё kuptuar se pse bilanci i bankës nuk rakordon me faturat e saj, shkruar në hindisht (sipas saj). Megjithatë,nё njё situatё emergjence ajo duhet tё pёrshtasё shijen e saj pёr shampanjën në një kuti qumёshti tё skremuar, ajo do ta menaxhojё mё sё miri kёtё moment.

Ajo dëgjon oqeanin dhe ai i thotë gjëra tё ndryshme asaj. Edhe në mes të qytetit tё jetё, ajo sёrish do ti dёgjojё valët e Neptunit qё i pëshpërisin zemrёs sё Peshqve,mё shumё se sa ajo do tёdojё tё dijё. Mos harroni ditëlindjen e saj, pёrvjetorin tuaj ose ditën që e keni propozuar. Ajo nuk do ti harrojё asnjёherё. Ky është sekret i madh i femrёs sё udhёhequr nga planeti i Neptunit. Nëse ajo i pёrgjigjet thirrjes sё Neptunit pёr tu bёrё një murgeshë e përkushtuar në një manastir apo tё bёhet kёngetare në një klub nate, ajo është femёr nё kuptimin e plotё tё fjalёs. Njëqind për qind femёr!

Fëmija Peshqit
Shumica e bebeve, siç dimё tё gjithё, janё gjetur nën një fletët e lakrёs sё bardhё. Disa i ka sjellё lejleku, pasi i ka mbajtur tё varur nё sqepin e gjatё, nёn pёlhurёn e bardhё dhe i ka lёnё nё çantёn e doktorit, nё spital. Por foshnja juaj i shenjёs sё Pёshqve, ka histori tjetёr. Ai ka ardhur direkt nga nje vend i magjishёm, i kapur fort pas dritёs sё zbehtё tё hёnёs. Nëse e shikoni nga afër, ju mund tё shihni ende reflektimin e xhuxhave, elfёve dhe pemёve magjike, nё sytё e tij ёndёrrimtarёqë dëshirojnë në sytë e tij në ëndërr pak, ndoshta edhe një gjurmë njolle tё pluhurit me xixa vezulluese tё zanave, pas veshit tё tij të majtë. Krahët e tij fluturues mund të jёnë zhdukur, nё momentin qё ai erdhi nё sallёn e lindjes, por ndoshta i ka mbetur një shenjё e vogël ku ishin të vendosura mё parё.

Ju i keni parë ato kartolinat e urimit për nënat e reja, me fotot pikturuara tё foshnjave tё lyera nё rozё dhe tё bardhёё, tё brishtë dhe ёngjёllorё, duke fluturuar anembanё. Ky artist, ka përdorur beben tuaj Peshk si model. Kjo mund tju bëjë tё mendoni se ju mund ta rrotulloni me gishtin tuaj tё vogёl fëmijën tuaj Neptun ose qё pasi ti keni fshirё pluhurin e zanave nga veshёt e tij, ju mund ta brumosni atё nё formёn qё ju pёlqen. Pse jo, kur ai është si njё baltё prej argjile kaq e butё dhe delikate? Epo, duhet ta mendoni edhe njёherё kёtё, ose mё mirё ta harroni fare! Ai do të ndjekё rrugën e vet, me po atё nerv sa fёmija i nevrikosur i Dashit, apo fёmija kokёfortё i Demit. I vetmi ndryshim është se ai do tё bёjё atё qё dёshiron, duke ju magjepsur me sharmin e tij dhe duke ju mbytur nё oqeanin e buzёqeshjeve tё embla.

Sapo tё thahet boja nё çertifikatёn e tij tё lindjes, çojeni djalin tuaj tё vogёl Peshk, nё prodhimin e parё tё filmit tё ardhshёm tё Piter Panit ose vajzёn tuaj pёr rolin e Lizёs nё Botёn e Çudirave. Piter Pani dhe Liza do të jenë rolet e preferuara tё fëmijëve tё udhёhequr nga planeti i Neptunit dhe atyre nuk do tu duhet asnjё fazё pёrgatitore pёr tё mёsuar rolet. Edhe kur tё shkojnё 80 vjeç, ata akoma do tё jenё duke i luajtur kёto role nё mёnyrё tё shkёlqyer. Prindërit që dёshirojnё me shpirt dhe thonё “ uroj qё fёmija im mos tё rritet kurrё”, do tu plotёsohet dёshira nёse fёmija i tyre lind nёn shenjёn e Peshqve.
Vitet nuk dotё ndryshojnё asnjё gjё: gjithmonë do të ketë një ëndërr fëminore magjike qё do tё qёndrojё si njё re e mjegullt mbi kokёn e Peshqve. Ajo do ta bёjё atё qull me shiun e misterit dhe tё irealitetit pёrgjithmonё.

Me kalimin e kohës, ai do tё rritet aq sa tё zvarritet dhe tё futet nё njё kosh dhe tё rrijё i fshehur aty. Fёmija juaj i çuditshёm do tё tregojnë një preferencë tё veçantё, për tё jetuar në një botë imagjinare. Ai do tu gëzohet argёtimeve, qё janë shumё larg nga modelet e përditshme dhe rutina. Kur ju do ta ulni nё njё karrigё tё lartё, ai do ta hajё ushqimin si njё ёngjёll, nёse ju shtireni si një mbretëreshë ose një klloun ndërkohë që jeni duke ushqyer atë. Vishni njё rrobёdishan, vendosni tё gjitha rruazat dhe varёset qё keni, lyeni buzёt me buzёkuq dhe fytyrёn tuaj me pudёr. Imagjinata e tij e madhe do tё merret me pjesёn tjetёr tё historisё. Kur ai do rritet aq sa pёr tё shkuar nё shkollё dhe të fillojë të ketё ato ëndrrat karakteristike gjatё natës, njё mёngjes tё zakonshёm pranvere, ju do të jeni duke i lidhur këpucët, kur do ai do tju habisё me idetё e tij. Edhe prindërit mё tё mençur kanë vështirësi pёr tё rregulluar oraret që tё zbatohen nga fёmijёt e tyre tё shenjёs sё Peshqve. Oraret dhe rutinat janë armiqtë e tij natyrore dhe ai do të bëjë çdo gjë në imagjinatën e tij pjellore për ti shmangur ato. Foshnjat qё jetojnё kokёposhtё- flenё gjatё gjithё ditёs dhe rrinё zgjuar gjithё natёn- zakonisht janё foshnjat e udhёhequra nga planeti i Neptunit. Ai dëshiron tё ushqehet kur ёshtё i uritur, tё fle kur është i lodhur dhe tё luajё kur diçka e tёrheq shumё, nё çdo momen qё mund tё jetё. Tё pёrpiqesh ta ushqesh, ta vёsh nё gjumё ose ta bёsh tё luajё nё njё moment tjetёr, ёshtё njё detyrё e vёshtirё. Në fakt, ky do tё ishte më tepër një qëndrim i paarsyeshёm, pasi oraret e ngrёnies, gjumit dhe lojёs, ndryshojnё nga dita nё ditё dhe nga nata nё natё. Ju duhet tё pёrshtasni axhendёn tuaj me oraret e tij. Ai rrallë do të ketё shpёrthime zemёrimi, ulёrima apo britma pёr tju detyruar tё bёni atё qё ai kёrkon, por ai do të fitojë gradualisht mbi ju me taktika tё pakuptueshme dhe tё ngatёrruara, tё cilat do tju çojnё drejt kapitullimit. Madje ju mund të magjepseni nga “liria absolut” qё mund tё keni herё pas here. Mungesa e ndjenjës sё fajit, kur ju bisedoni me fqinjët, gjatë orës së të ushqyerit, argёtimi qё merrni duke luajtur një lojë interesante të "Princeshёs dhe Bretkut" në orët e para tё mёngjesit, shijimi i një filxhani me çokollatë të nxehtë me fёmijёn tuaj Peshk, gjatё njё pasditeje tё ftohtё dimri, mund të bëhet çuditёrisht tërheqëse pёr ju. Ai mund edhe t’ju mësojë, se nuk ka asnjë arsye qё ta lejoni orёn, tё bёhet njё diktator mizor nё jetёn tuaj. Ajo (ora) është vetëm një send i kurdisur prej metali.

Fëmija juaj i shenjёs sё Peshqive, do tё kёrkojё vëmendje dhe vlerësim tё vazhdueshёm. Ai duhet tё inkurajohet, për shkak se është i pasigurt për aftësitë e tij. Jepini atij sa më shumë lavdёrime dhe inkurajime qё tё mundesi. Ai do tё kёrkojё gjithashtu momentet e tij të privatësisë. Kur tё dojё tё rrijё vetёm, lejeni tё lirё ta bёjё kёtё. Mendja e tij është një milion vite dritё larg dhe ju nuk mund ta ndiqni. Mësuesit janë gjithmonë konfuzё, lidhur me mёnyrat qё duhet tё pёrdorin pёr kёta fёmijё tё çuditshёm. Ata thjesht nuk pёrshtaten me modelet e nxёnёsve tё zakonshёm. Ju ndoshta do të keni pёrplasje me metodat e tij unike të mësimit dhe rutinat e zakonshme tё shkollës. Ato do tё refuzojnë të pёrshtaten dhe tё pёrdorin metoda qё nuk janё nё përputhje me modelin e vet. Mos e fajësoni fёmijёn tuaj tё shenjёs sё Peshqve shumë.
Sistemit arsimor i duhet ende kohё pёr të arritur urtësinё dhe mençurinё e Neptunit. Shumë djem dhe vajza tё shenjёs sё Peshqve janë artista dhe shumica e tyre pёlqejnё këngët dhe vallet. Tё rinjtë tipike tё Neptunit, kanё kёmbё tё vogla, pavarësisht nga pesha e tyre trupore. Vajzat e vogla shpesh dëshirojnё të bёhen balerina, djemtё e vegjёl zakonisht zgjedhin heronj si Beethoven, Michelangelo, astronautët apo shkencëtarët dhe presidentët. Ata i duan të gjitha llojet e librave dhe letёrsia mund të jetë një nga fushat e preferuara, pasi Peshqit janё tregimtarё tё mirё. Ata i dashurojnё fjalët dhe poezia shpesh i magjeps ata. Tё rinjtё e udhёhequr nga planeti i Neptunit, mund të kenё vёshtirёsi pёr tё kuptuar konceptet e matematikës nё fillim, por mё vonё, ata do ti zotёrojnё nё mёnyrё tё cuditshme teoritё abstrakte tё algjebrёs dhe gjeometrisё.

Mund të ketë një mungesë përgjegjësie, e cila mund të jetë frustruese. Fëmijët Peshqit ndjekin rregullat e tyre. Ata janë të ndjeshëm dhe preken lehtё nga fjalёt e ashpra. Lotët mund të jenë të shpeshta nё sytё e tyre. Këto fёmijё zakonisht preferojnë të luajnё me fëmijët e tjerë, nёn shoqërinë e të rriturve. Edhe në një moshë të vogёl, ata kanë një dituri tё madhe dhe të kuptuar të thellë tё situatave me dashamirësi. Një fëmijë i Neptunit është akuzuar shpesh se gёnjen, por prapё ato nuk janë gënjeshtra pёr tё. Fëmija e Peshqve dëgjon këngë tё detit, tё cilat ai kurrë nuk mund ti përshkruaj. E vërteta lakuriq, e ftohtë, e shëmtuar është shumë brutale për të pёr ta duruar. Ai duhet ta veshё (kёtё tё vёrtetё) herë pas here ose tё përpiqet ta ngrohё dhe ta ngjyrosё atë me nuancat e romancës sё Neptunit. Nuk është e drejtë qё ta quani kёtё gёnjёshtёr. Në vend të kësaj, inkurajojeni atë të mbledhё të gjitha retë dhe rrezet e hёnёs dhe tё ndërtojë me to poezi, lojra apo piktura. Shumë shpejt, ai do të mësojё të përshtatet nё botën normale tё brutalitetit, egoizmit, mizorisë dhe lakmisё. Pse doni ta pёrplasni me kёtё realitet nё mёnyrё tё vrazhdë? Ai mund të ketë vështirësi tё mësojё të përputhet me kërkesat shoqërore dhe shkollore, të cilat ndrydhin individualitetin e tij. Por, prindërit dhe mësuesit e tij mund të mësojnë prej tij vlerën e dhembshurisë, mirëkuptimit, tolerancës, bukurinësё, imagjinatës dhe të mirësisë. E gjitha varet nga lloji i diplomës që ju doni nga jeta.

Një ditë, filozofia e Peshqve pёr lirinё e shprehjes apo konceptin e konformizmit do të fitojë.. Sigurisht,i vogli juaj miqësor, i ngrohtë, i sinqertё i Neptunit, duhet tё mёsohet se njerёzit presin prej tij, qё tё pёrshtatet pёrfundimisht me konceptet dhe rregullat e tyre, qё tё mund tё mbijetojё. Por në qoftë se ai shtyhet mё shumё seç duhet nga tё rriturёt negativё, ai do ta humbasё rrugёn e tij pёr tё shkuar nё anёn tjetёr tё xhamit. Mos e nxisni shumё! Atëherë ai mund të përballet më mirë me botën e vërtetë të luftës, varfërisё, sëmundjeve, hipokrizisё dhe mosmirënjohjes. Peshku juaj ka nevojë për një mantel mbrojtjёs kundër erërave tё ftohta që do të vijnë. Mundohuni të kuptoni mënyrat e tij tё Neptunit. Udhëzojeni dhe drejtojeni atë butësisht, me mençuri dhe kur ai zgjatet mjaftueshёm, një ditë papritmas mund tё shjojё jashtё dhe të kapi një nga yjet e tij të argjendta për ta sjellë në shtëpi për ju. Atëherë ju do të lumturoheni, që nuk qeshёt nё fillim me ëndrrat e tij.

Shefat e shenjёs sё Peshqve
Ka një numër të kufizuar rrymash pёr shefat e shenjёs sё Peshqve dhe ne do të përqëndrohemi vetёm te ato. Në shumicën e korporatave, industrive, administratave,njё shef i udhehequr nga Neptuni, ёshtё njё eveniment i rrallё. Pjesa më e madhe e fëmijëve të planetit tё Neptunit, preferojnë të notojnё vetëm- tё pakufizuar- si shkrimtarë, agjentё marketingu, artistë krijues, aktorë, muzikantё, kёrcimtarё.

Megjithatë, ka disa fusha ku mund të aplikojnë talentin e tyre dhe të bёhen shefa tё domosdoshёm. Ai ka aftёsi tё larta për tё punuar nё stacione radiosh, rrjetet televizive, te reklamat dhe marrëdhëniet me publikun. Drejtimi i njёrёs prej kёtyre aktiviteteve, do jetё njё kёnaqёsi pёr tё, duke qenё se ai do japё ide kreative falё imagjinatёs sё madhe qё ka dhuratё nga Neptuni. Personat e shenjёs sё Peshqve, nuk shohin ndonjё arsye pse duhet tё zbulojnё të vërtetën lakuriqe dhe shpesh brutale, ashtu siç bёjnё si shenja të tjera të caktuara tё zodiakut. Ndryshe nga Binjakët, Shigjetari dhe Akrepi, Peshku nuk preferon të tregojё se si ësh

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb