Viti 2016 mund të jetë viti që keni pritur. Planeti i fatit, Jupiteri, është në Virgjëreshë, një shenjë që përshtatet shumë me shenjën tënde. Jupiteri sapo u fut në sektorin e dashurisë në 11 gusht 2015, kështu që ju do keni filluar të shikoni sesa spektakolar ky sector është. Nëse nuk keni njohur dikë të ri, atëhere dashuria për partnerin ekzistues do të rritet. Ju e keni pritur ardhjen e Jupiterit për 12 vjet, kështu që ai do ta bëjë jetën tuaj personale shumë shpërblyese. Për ju që jeni beqarë, ekziston një mundësi e mirë për të takuar dikë që ju magjeps dhe që do qëndrojë në jetën tuaj për një kohë të gjatë.
Gjatë tre viteve të fundit, ju ja keni dalë të përballeni me Saturnin i cili ka qenë në krah të kundërt me Diellin. Kështu që, tani ju jeni të aftë të kuptoni nëse keni krijuar një mrrëdhënie të qëndrueshme dashurie ose biznesi. Gjatë jetës, ne marrim vetëm dy ose tre vizita nga Saturni, pasi këtij planeti I duhen 29 vjet për të bërë një lëvizje të plotë rreth Diellit. Saturni njihet si planeti që mat performancën tonë pasi na vendos përballë disa testeve duke parë sesa të aftë jemi t’i përballojmë. Nëpërmjet këtyre eksperiencave, në arrijmë të zbulojmë personalitetin dhe prioritetet tona.
Gjatë tetorit 2012 dhe shtatorit 2015 ju mund të keni patur një problem serioz dashurie ose profesional me një person të afërt. Por mund të qetësoheni sepse Saturni nuk do jetë në akrep për rreth 3 dekada. Jo vetëm që shëndeti juaj do përmirësohet dhe do bëhet më I fortë me kalimin e ditëve por ju do mbani dhe një stil jetese mjaft të shëndetshëm. Do mbështeteni nga Saturni dhe Jupiteri, i cili do jetë në pozicion të favorshëm për t’ju shëruar.
E keni filluar vitin e ri nga 0 dhe për më tepër do ju jepet mundësia të filloni një marrëdhënie që do zgjasë ose të forconi akoma më shumë atë që keni krijuar prej kohësh. Në fakt , ju jeni shenja më e favorizuar për të gjetur dashurinë e vërtetë. Nëse Saturni ju ka vendosur në situata të vështira, me Jupiterin është komplet e kundërta. Qëllimi i tij vetëm është t’ju bëjë të lumtur. Më ndihmën e Jupiterit, ju do keni mundësi të nisni një trend që do zgjasë më shumë se 10 vjet. Kështu që, filloni të mendoni çfarë do bëni dekadën e ardhshme. Jupiteri do ju ndihmojë të ndërtoni një jetë personal më të fortë dhe të pasur. Ajo që duhet të bëni, është t’i tregoni universiit që jeni të gatshëm për të luftuar për dashurinë tuaj të vërtetë.
Nëse jeni beqarë, do mbeteni të befasuar nga njohja me dikë me të cilin do mendoni të keni një lidhje serioze dhe afatgjatë. Nëse tashmë jeni në një lidhje të tillë, atëherë do filloni të mendoni për një fëmijë. Shtëpia e 5-të udhëheq shtatzëninë si pjesë të dashurisë. Nëse keni patur problem me të mbeturit shtatzënë, duhet të konsultoheni me një doktor të mirë ose të konsderoni mundësinë e një adoptimi.
Pas zhgënjimit që keni pësuar në dashuri, ju mund të keni humbur shpresat por më besoni i dashur dem: dashuria e vërtetë ekziston. Eklipset e fuqishme të vitit 2016 do ju ndihmojnë të gjeni njeriun e jetës tuaj ose të forocni marrëdhënien që tashmë keni krijuar. Do ketë një seri prej 3 eklipsesh të cilat do inkurajojnë dashurinë në sajë të prezencës të Jupiterit ne shtëpinë e dashurisë së vërtetë. Eklipset janë metoda më dramatike që universi përdor për të bërë ndryshime dramatike. Do ketë 3 eklipse këtë vit në serinë Virgjëreshë-Peshq, të cilat janë shenjat që lidhen me çështjet tuaja të dashurisë. Dy nga këto eklipse do jenë solare, gjë që do të thotë se do ju hapet një rrugë komplet e re për të pasuruar jetën tuaj personale.
Eklipsi diellor i 8 marsit në shenjën e Peshqve dhe eklipsi tjetër i 1 shtatorit do ju sjellin mundësinë e të gjeturit të dashurisë së vërtetë. Eklipse të tjera do vijojnë në vitin 2017 kështu që ndryshimë të mëdha ju presin. Duket interesant fakti që 2 nga 3 prej këtyre eklipseve do jenë Hënë e Re. Përsa i përket 16 shtatorit, ju do dëgjoni lajme pozitive për një shokun/shoqen tuaj. Lajmi mund të ketë të bëjë me një shpërngulje ose pozicion të ri në detyrë. Eklipset na bëjnë shumë sentimentalë.
Dy eklipset e tjera, 8 mars dhe 1 shtator, do sjellin lajme sensacionale. 8 marsi do sjellë një event social shumë të rëndësishëm në të cilin ju do bëheni pjesë. Megjithatë, momenti më i rëndësishëm do jetë në 1 shtator. Nëse ju filloni një marrëdhënie pas kësaj date, do njiheni me privilegjet që kjo marrëdhënie do ketë. Kjo marrëdhënie mund të jetë mjaft serioze. Fundi I vitit do jetë mjaft festiv sepse Marsi do vendoset në shtëpinë tuaj të 11-të. Nga 19 dhjetori 2016 deri në janar 2017 do keni ftesa për të marrë pjesë në festa të rangut të lartë. Duke qenë se marsi do vendoset në shenjën e Peshqve, këto ftesa do jenë plot art dhe magji. A nuk është kjo mënyra më perfekte për të mbyllur nëj vit? Le të kthemi pas, në shtator, kur Jupiteri larhohet nga sektori i dashurise së vërtetë dhe vendoset në shenjën e Peshores. Që nga ky moment deri në 10 tetor të vitit 2017, shëndeti dhe përgjegjësitë tuaja do kenë prioritet.
Me Jupiterin në sektorin e financave ju do merrni oferta të reja dhe të paguara shumë mirë. Nëse jeni i vetëpunësuar, mundësitë për biznes do zgjerohen. Ndoshta kjo gjë do sjellë dhe nevojën për të punësuar njerëz të rinj ose për pajisje të reja. Mos u shqetësoni. Do ju jepet mundësia për t’i realizuar tre muajt e fundit të vitit. Në zonën e shëndetit, gjërat do jenë akomë më mirë. Nëse do doni të humbisni në peshë, me Jupiterin në shtëpinë e 6-të do keni mundësi të arrini synimet tuaja. Do keni gjithashtu vullnetin për të ngrënë në mënyrë të shëndetshmë dhe për të kontrolluar sasinë që konsumoni. Mos u tregoni drastikë pasi do ta arrini peshën tuaj ideale shumë shpejt.
Dita më me fat e këtij viti do jetë 25 shtatori kur Jupiteri dhe Peshorja të bashkohen në Diell. Të gjithë do përjetojnë fatin e mirë në mënyra të ndryshme. Këtë datë mund ta përdorni për të intervistuar njerëz që doni të punësoni ose për të filluar një aktivitet që do ju ndihmojë të përmirësoni shëndetin. Më vonë, në 30 shtator, ju do keni një nga Hënat më të ndjeshme dhe më të lumtura. Kjo ditë do jetë ideale për t’u martuar.
Tani le të kthehemi tek suksesi në karrierë. Ky do jetë momenti perfekt për të ndermarrë përgjegjësi. Por për ta bërë këtë gjë, do ju duhet një Hënë e re e favorshme të cilën do ta përfitoni në datën 8 shkurt. Nga 8 shkurti, në 10 ditët që pasojnë do flitet për një mundësi prestigjoze punësimi. Në rast se merrni ndonjë telëfonatë, kujdesuni që ta keni shfrytëzuar janarin për të përmirësuar CV-në tuaj. Në shkurt, pasi Hëna e re të shfaqet, mundësitë për karrierë do jenë fantastike. Mos i lidhni mundësitë tuaja vetëm me një telëfonatë por shfrytëzoni gjithashtu rrjetin e njerëzve që njihni. Flisni me njerëz tuaj të afërt ose ndërmjetës për t’u informuar rreth mundësive të reja. Urani dhe Saturni që janë përgjegjës përkatësisht për surprizat dhe qëndrueshmërinë, do dërgojnë valë pozitive tek ju.
Më vonë këtë vit të ri, kur Hëna e plotë të jetë në ujor, plus ose minus 4 ditë nga data 17 gusht, do merrni lajmë të mira për karrierën. Pavarësisht që mesi i gushtit është momenti perfekt për të ndërmarrë pushimë, bëni mirë të jeni në shtëpi kur të njoftoheni. Kjo mundësi do jetë falë një miku. Plutoni do jetë gjithashtu mbështetës duke i dhënë mundësive karakter ndërkombëtar. Një tjetër fazë e këtij viti që do mbështesë mundësitë tuaja në karierë, është dhe kur Marsi të futet në ujor dukë ju dhënë mundësinë të avanconi në karrierë nga data 9 nëntor deri në 16 dhjetor 2016. Bëni kujdes të keni gjithmonë ide ekstra, në rast se e para nuk funksionon. Ashtu siç u përmend dhe më parë, gushti nuk do jetë periudha më e mirë për të udhëtuar. Pushimet mendoni t’i merrni nga data 27 shtator deri ne 9 nëntor 2016. Bëni kujdes të jeni në shtëpi para datës 9 nëntor sepse atëherë do kërkohet shërbimi juaj dhe karriera juaj do jetë në shkëlqim e sipër.
Financat nuk do jenë në gjendjen e tyre më të mirë. Kështu që, nëse do ju duhet të merrni borxh kujdesuni të merrni jo më shuëm seç keni nevojë. Me Saturnin present, do jetë shumë më e vështirë seç mendoni për të shlyer borxhin. Ky planet do ju mësojë vlerën e parasë.
Marsi do jetë gjithashtu present për një kohë të gjatë në shtëpinë e financave ndërsa vendoset në prapavijë nga 5 marsi deri në 27 shtator, 2016. Duket se do ju duhet të ktheheni pas në kohë për të rimenduar vendime financiare që keni marrë ose për të zgjidhur një çështje për të cilën ju duket se faktet nuk përputhen. Bëni kujdes të kontrolloni herë pas herë detyrimet e kartës së kreditit ose kredisë. Nëse keni kaluar pa paguar taksat shtetërore, bëni mirë të interesoheni sa më parë. Kur vjen puna te rroga, duket se do të jeni në të njëjtin nivel që keni qenë deri tani. Megjithatë, janë dy ditë kur Mërkuri do bashkohet me Jupiterin, 22 gusht dhe 11 tetor, në të cilat do merrni rritje rroge.
Në fillim të vitit, Afërdita do kalojë në shënjën tuaj të Demit, nga 29 Prilli deri ne 24 Maj. Kjo do jetë përiudha kur ju do ndryshoni mendje për një blerje. Bëni mirë të ruani faturat pasi do doni a ndërroni. Fundi i vitit do jetë i mbarë për një ndryshim në pamjen tuaj. 27 gushti është data kur duhet të mendoni të blini rroba të reja ose të prisni flokët në një model të ri.
Burimi: Die Welt/ Përshtati: Ergisa Bejkollari