Metropolitan

Lista që të lidh (vazhdimi)

Dekolteja madhështore numër 4 e biondes më hipnotizon totalisht, por fjongoja e këmishës sime, cepat e së cilës më prekin veshët, më përmendi. O Zot, kush e kishte shpikur këtë modë idiote me flutura dhe gonxhe?! Më duket sikur kam veshur një thes. As çorapet me dantella poshtë fundit nuk më bëjnë asnjë reaksion për të mos u ndier xhuxhe. Po çfarë çorapesh... kush po m’i shikon çorapet, aman! Ata të dy janë perfektë bashkë dhe unë jam perfektisht e jargavitur deri në kërthizë.

-Po ç’kemi? – është pyetja ime, që nuk e di sa herë mund t’ua kem bërë dhe vazhdoj:

-Po ja, me këtë shoqen kemi dalë të blejmë ca revista. S’po vendosim ku do t’i kalojmë pushimet. Jo, jo! Jo, vetëm të dyja, sigurisht! Po kush më pyeti? Ata as që kanë hapur gojë fare. Mblodha veten.

-Dukesh mirë! – Sytë e Këpucës numër 46 flirtojnë me sytë e mi. Biondja buzëqesh.

- Kjo është Thllanxa! – na prezanton ai. Si? Si tha? Thllanxa?! Po më vjen një e qeshur debile, por përmbahem. 

-Është kushërirë e imja nga Kosova. Do të niset nesër për në Gjermani tek i fejuari dhe kaluam të blejmë ca libra shqip. Më mjaftoi kaq pak për të qenë e lumtur. Mund të ekzistonte mundësia që një Thllanxë bie dhe mijëra ngrihen, por s’më bëhej vonë, kjo ishte më e rrezikshmja. Pa vetëdije, iu hidhem Thllanxës në qafë, e cila ma kthen përqafimin.Vajzë e dashur, simpatike dhe me të fejuar në Gjermani. Po patjetër, do të martohet vajza do të bëhet dhe me shumë fëmijë, se helbete, ai djali në Gjermani po e pret. Po merrem aq shumë me Thllanxën, sa e harroj fare Këpucën Numër 46.

-Jam munduar të të kontaktoj.

-Mirë ke bërë, – i them, por mos ngel në tentativë. Dreqin, pse duhej të isha e vrazhdë?! Ai ishte djali i ëndërrave të mia. Kam që në gjimnaz që e pres. Pak rëndësi ka që ai ka qenë aty i padukshëm. Sot Këpuca Numër 46 është më shumë se shumë. Shpreh forcë fytyra e tij, lëvizjet e duarve. Këtij shikimi të ngulitur, unë i përgjigjem me të gjitha poret. Do të doja të mbështesja këpuckat e mia mbi majën e këpucëve të tij dhe ta puthja pa mbarim.

- A po shkojmë? Thllanxa me zërin bas e kishte prishur ëndërrën time.

-OK, paçim! – Shtrëngime të forta duarsh, pllaquritje faqesh me Thllanxën. I shoh tek largohen, ai kthen kokën dhe ma bën përsëri me dorë. Po shoh ndonjë film apo jam unë që përjetoj këtë moment? Historia përpara të bërit seks është gjithnjë e bukur, prandaj duhet zgjatur, po kush duron se...! 

Asaj nxjerr kokën nga revistat (mban nja dhjetë copë në dorë).

-E ke celularin me vete? – më pyet, – po të telefonon Vadiku dhe ishte bërë merak, të del telefoni jashtë shërbimit. Po normale, si mund të më dilte telefoni brenda shërbimit? Kam krijuar lidhje emocionale aq të ngushtë me iPhon-in tim, sa ai është bërë i ndjeshëm ndaj situatave që kaloj. E marr.

-Ku je? – mjaullij.

-Mos qofsha më mirë, – më përgjigjet, – duhet të takohemi se s’bën! Kam të reja!

-Sot s’mundem, – i them, – jam me Asaj, sapo kam nisur turin.

- Çfarë donte? – më pyet Asaj. Për pak, i përgjigjem: “është përpara ‘atyre’ dhe donte mbështetje shpirtërore”.

-Po ka dhe ai problemet e veta, – i them, – ka njeri pa problem sot?

-Aman dhe ai, s’e kam kuptuar ndonjëherë se me çfarë merret.

-Është gazetar shumë i zoti – i them.

-Po e di mi e di; me çfarë merret e kisha fjalën, me meshkuj apo me femra.

-Epo, moda ështe uniseks, o zemër, – ia kthej. Do të doja shumë të bëja pak thashetheme për Vadikun, por s’e bëra, jo sepse jam e mirë, por sepse unë kisha hallin tim në ato momente. Dhe historitë e Vadikut më duheshin! Asaj ishte zhytur me të gjitha shqisat në një revistë për shtëpinë. Rregullimi i kopshtit në shtëpinë e plazhit qenka problem i madh, se ti jo vetëm duhet të nderosh veten, por dhe t’ia thyesh turinjtë komshiut, që ka investuar qimet e kokës për ta bërë kopshtin më të bukur se ty!

Në këtë rast, Asaj nuk gjente bashkëbisedues, sepse unë nga shtëpitë nuk merrja vesh fare. U ndamë, ajo per t’u zhytur në MSN, ndërsa unë për pak orë relaks përpara takimit me Vadikun.

Në orën shtatë të mëngjesit ai ishte poshtë shtëpisë sime. I parfumosur, me xhaketën e tij të preferuar ngjyrë vjollcë, atletet me qafa prej adoleshenti, iPad me mbështjellëse Burrbery dhe dy gota plastike me kafe.

-Kafja në lagjen tënde është kot fare, prandaj e solla me vete. Kam dy halle, një hall ibret dhe një hall skandaloz. Kë do të parin? – më pyet. Zgjidh atë më të mirin prej tyre dhe ma thuaj të parin, – i them!

-Të kujtohet ajo vajza që më ke parë një herë dhe që s‘folëm ca kohë, se unë ndërrova rrugë kur të pashë? – Tunda kokën në formë pohimi.

– Është shtatzënë dhe lajmi skandaloz ështe se do të bëhem baba!

 

REELS

Leku shkon te leku ore ?

Kripë në plagë ?

❣️?

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? ?

Jeni gati për 11 korrik apo jo? ?