Relationships

Gënjeshtra me zarar

I dashur ditar!

Po i vë një ngjyrë ditës së sotme. Lejla e errët, me një si nuancë blu nëpër të... e ke parasysh? Si ngjyra e kumbullave të kësaj stine, atyre të errëtave, të mëdha e të forta. Ato që kam aq shumë qejf unë. 

Mu fiksua që në mëngjes, kur po pinim kafenë me gocat e punës.

“Kumbulla, kumbulla po ha, vdiqa kam dy ditë, më kanë ardhur në majë të hundës,” – ju përgjigj vështrimit tim, mesa duket të pakujdesshëm, ajo që kisha përballë. 

“E pse si nxjerr mbi tavolinë, se të ndihmoj unë në këtë hall” thash me vete, ndërsa me zë pyetja doli: “E pse kështu, je në ndonjë dietë?”

Shkelja e syrit më dha të kuptoj se nuk ishte një përgjigjje që do ta merrja në sy të gjithë gocave të tjera. E mbylla. Mendja ama më mbeti te kumbullat.

Njerëzit që e nisin herët si unë, gazetat duhet ti lexojnë mbrapsht. Domethënë, leximi nis nga faqja e fundit me horoskopin, vazhdon me kronikën rozë dhe të thashethemeve, e kështu me rradhë, sepse është mirë që kronika dhe politika mos të të zënë esëll fare. Është dhe më mirë akoma, nëse nuk të del koha të shkosh fare të shkosh tek ato faqe. Për mua janë humbje kohe. Edhe nëse si lexon, nuk i sheh fare në televizor, edhe nëse nuk je nga ata tipat që “gërrmon” nëpër internet, me siguri shoqja jote e zyrës (që nuk ndjek të njëjtin rregull si ty) do ti ketë lexuar që në mëngjes dhe sapo të të shohë në derë, do të nxitojë të ti thotë të gjitha siç i ka lexuar, fije për pe. 

E sheh pra që do kisha humbur kohën kot? Ndërkohë që do isha marrë me politikën, do kisha rrezikuar seriozisht të humbja këtë shkrimin mbi një sondazh të madh të zhvilluar në Britani.

“Gocaaaaa, e patë këtë?!!”

(Një tjetër bërthamë kumbulle kërciti në tavëll. Me bisht të syrit numëroj pesë të tilla.)

“Sipas një sondazhi të zhvilluar në Britaninë e madhe, 80% e meshkujve të intervistuar, besojnë se të dashurat e tyre nuk kanë fare qime në zonën pubike. 90% besojnë se të dashurat e tyre kanë bukuri natyrale dhe nuk bëjnë asgjë për tu zbukuruar, nuk lyejnë flokët, nuk depilohen, nuk kanë qime në zonën e mustaqeve…Uaaaaaauuuu”

 “Të shkretat vajza britanike,” shoqja e kumbullave i ra fare shkurt. (Sigurisht vazhdon ha ajo!) Në fakt ta mendosh çfarë torture është të jetosh në një vend si Britania e Madhe! A jetohet në një vend ku 90% e të dashurve potencial besojnë gjëra të tilla? Si ja kanë bërë xhanëm femrat britanike që ti bindin meshkujt e tyre që ato janë kaq…perfekte?!

E  bënte një e njohura ime para ca kohësh, kur ende dashurohej me atë që tani është bashkëshorti i saj. “Lehtë fare”. Nuk e lejonte kurrë veten ta zinte gjumi pa e zënë të dashurin, dhe sigurohej që të zgjohej të paktën 30 minuta para tij, në mënyrë që të ishte e sërish e grimuar siç ai e kishte lënë para se ta zinte gjumi. ( E çlidhje ka kjo me Britaninë?)

Dikur, një shokun tim të ngushtë e pata quajtur “injorant”, ndërsa ai mua “të çmendur”, sepse kur më qau hallin, unë i dola në mbrojtje të dashurës së tij që bëhej veçanërisht e ndjeshme në një periudhë të caktuar të muajit. Ok, bëhej dhe ca grindavece dhe gati e padurueshme. E çfarë pastaj? Ne ashtu jemi të gjitha ato ditë! Po ai nga ta dinte? Asnjë nga të dashurat e tij deri atëherë nuk kishte shfaqur asnjë shenjë të tillë. Hmmmm...virusi Britanik  thua ta ketë patur fajin?

 “Ku po fluturon?” – ajo shoqja e kumbullave, më në fund, u kujtua të më zgjasë një dhe mua. 

(Në Britani sigurisht, vendin e femrave perfekte dhe gënjeshtrave budallaqe. Atyre që thuhen për të na “rregulluar jetën” e që në fakt na e bëjnë atë ferr. Atyre gënjeshtrave që krijojnë standarte që meshkujt kanë qejf ti besojnë (dhe e bëjnë shpejt e shpejt), por që na fusin në rolin aspak të rehatshëm të dikujt që sjemi.) 

Më në fund, më duket se kjo i mbaroi kumbullat. Ose ndoshta i la për momentin meqë spo çohemi nga tavolina. Po krimbi është krimb... “Si e ke hallin ti me këto kumbulla, aman se ma hoqe trurin?” 

“Doktori më tha të ha sa më shumë për ca ditë, sa të stabilizohem...E ke parasysh atë tipin që po dal? Ishim një javë me pushime bashkë. U kënaqëm. Veçse...një javë me të, në të njëjtën dhomë, një javë pa shkuar në tualet, shoqe, tmeeeerr! E ke dëgjuar atë shprehjen, qejfi ha kumbulla të tharta? Ndonjëra me hallin tim do ta ketë nxjerrë.” 

Edhe më keq se misteri i kumbullave, tani më gërryen kurioziteti të di se sa përqind e meshkujve britanikë mendojnë se të dashurat e tyre nuk kanë asnjëherë nevoja personale. A thua ja ka dalë kjo shoqja ime të bindë të dashurin e saj se ajo nuk shkon kurrë në tualet? Ndoshta ai as që e ka vënë re fare këtë gjë. Ai se di as për kumbullat dhe as për vuajtjen e saj. Po ajo vallë, e mendon se çdo heqë herën tjetër kur të shkojë dy javë me pushime? E tmerrshme. Virusi britanik, kjo sëmundje seksualisht e transmetueshme po na rrezikon seriozisht edhe këtu.

Nuk fola sigurisht. E çti thoja? Ti qaja hallin? Jo, o ditar sma bëri zemra. Ama me shpirt i urova të martohet sa më parë me këtë tipin. 

O  zot, ma dëgjo lutjen për të mirën e kësaj shoqes time (boll po vuan e shkreta) dhe mbi të gjitha për të mirën e të gjitha gocave beqare kudo që ndodhen. Jo, një tip që ka shkuar me pushime në Britani, qoftë edhe për një javë të vetme, smund të lihet të qarkullojë në gjëndje të lirë. Një tip i tillë, duhet futur sa më parë në karantinë.

Amin.

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb