News

Nënë Tereza pritet të shenjtërohet në shtator

Papa Françesku ka pranuar një mrekulli të dytë mjekësore që i atribuohet Nënë Terezës së ndjerë, duke hapur kështu rrugën e shenjtërimit për murgeshën e dashur në vitin e ardhshëm, shkruan gazeta katolike "Avvenire".

Nënë Tereza, e njohur për punën e saj me të varfërit në qytetin indian të Kalkutës, pritet të  kanonizohet zyrtarisht në Romë më 4 shtator, sipas ekspertes së gazetës së Vatikanit, Stefania Falasca.

Ky veprim vjen pasi një panel i ekspertëve, i thirrur tri ditë më parë nga "Congregation for the Causes of the Saints", i atribuon Nënë Terezës një shërim të mrekullueshme të një personi në Brazil me tumore të shumta në tru, raporton "Avvenire".

Nënë Tereza, e cili ka lindur nga prindër shqiptarë- në atë që tani quhet Shkupi në Maqedoni- ishte e njohur në të gjithë botën për punën e saj bamirëse. Ajo vdiq në vitin 1997 në moshën 87.

E njohur ndryshe edhe si "shenjtorja e të varfërve", Nënë Tereza ia kushtoi jetën të varfërve e të sëmurëve në lagjet e varfëra të Kolkata-s, një nga qytetet më të mëdha të Indisë. Ajo fitoi Çmimin Nobel për Paqen në vitin 1979.

Ajo u lumturua atëherë nga Papa Gjon Pali II në një proces të përshpejtuar në 2003-shin, në një ceremoni të ndjekur nga rreth 300,000 pelegrinë. Lumturimi është hapi i parë drejt shenjtërimit.

Në vitin 2002, Vatikani njohu zyrtarisht një mrekulli që u tha se ajo  ka kryer pas vdekjes së saj, përkatësisht shërimin në 1998-ën të një gruaje në Bengali, Monika Besra, e cili vuante nga një tumor në bark.

Procedura tradicionale e kanonizimit kërkon të paktën dy mrekulli.

Kanonizimi i saj pritet sërish të tërheqë turma të mëdha në Romë në atë që ka të ngjarë të jetë një nga pikat kulminante të vitit të veçantë Jubile.

Burimi: The Guardian; Përshtati; Jolinda Levonja

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb