Relationships

Ai/ajo ju tradhëton?

Nuk ka mënyra të pagabueshme për të treguar se ai po ju tradhëton. Është e lehtë të bëhesh menjëherë dyshues për gjithçka sidomos nëse marrëdhënia juaj nuk po shkon siç duhet. Por ka disa sinjale që mund t’ju tregojnë se ka vërtet arsye për t’u shqetësuar.

1- Papritur ka sekrete. Dyer të mbyllura, shpenzime të pajustifikuara, një adresë email-i misterioze dhe telefoni nuk lihet më rrotull mund të tregojnë diçka nëse nuk keni ditëlindjen dhe po përgatitet ndonjë dhuratë për ju.

2- Partneri juaj po zbukurohet shumë. Një dashuri e re të bën më të interesuar për t’u dukur bukur, për t’u regjistruar në palestër, për të përdorur të brendshme të reja ose parfum të ri.

3- Ka një ndryshim të pazakontë të orareve, ose po bën shumë konferenca.

4- Atij i kujtohen gjëra që juve nuk ju kujtohen. Ndoshta ai flet me detaje për një film që ju nuk e keni parë ose një vend që nuk e keni vizituar. Ndryshimi nuk është se ju po humbisni mendjen, por sepse ai i ka bërë këto gjëra pa ju.

5- U ndryshon humori vazhdimisht dhe nuk ka asgjë në situatën ku jeni që t’ja shkaktojë. Kjo mund të ketë të bëjë vetëm me të dhe të dashurin/ën e tij.

6- Ndryshimi i dëshirës seksuale. Nëse papritur ata janë të painteresuar për ju nga pikëpamja seksuale, kjo do të thotë se ata e kanë vëmendjen diku tjetër. E njëjta gjë ndodh edhe nëse papritur dëshira e tyre rritet shumë, kjo do të thotë që ata po e ridrejtojnë sërish vëmendjen tek ju, kur e kanë pasur dikur tjetër.

7- Ata kanë filluar të kenë shije dhe opinione të reja. Nëse nuk kanë ndryshuar punë së fundmi ose nuk kanë kolegë të rinj, tek ata ka ndikim dikush tjetër.

8- Vini re se kohët e fundit keni mosmarrëveshje dhe argumentet janë një justifikim i mirë për të tradhëtuar.

9- Ai përpiqet të fshehë gjurmët duke treguar një ndjenjë sigurie fallco. Kur kanë një shtysë tjetër që i bën më të lumtur, mund të ndihen më të bukur se ju.

10- Kur ju i përmendni dikë tjetër, ai ju akuzon se nuk keni besim. Përgjigje e gabuar. Në një marrëdhënie të mirë duhet të jeni të përgatitur dhe për të diskutuar për shqetësimet edhe kur ato duken kërcënuese.

Burimi: Glamour Magazine; Përshtati: Klarida Bregaj

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb