Showbiz

VIP-at shqiptarë zgjedhin emra hebrenj për fëmijët e tyre

Në mediat online janë përcjellë gjithmonë lidnjet e fëmijëve VIP dhe krahas gjinisë, një kureshtje të madhe ka pasur edhe për emrin që personazhet e njohura kanë zgjedhur për të sapolindurit.

Disa zgjedhin ta mendojnë shumë më herët emrin e fëmijës, ndërsa disa të tjerë nuk  e mendojnë gjatë. Ajo që duhet thënë është se gjatë viteve janë përdorur teknika apo burime të ndryshme frymëzimi për të gjetur emra vajzash apo djemsh, qoftë sipas kuptimit apo tendencës në botë dhe ndër vite.

Interneti dhe faqet e ndryshme të dedikuara e kanë lehtësuar mjaft punën, njësoj edhe si librat apo sugjerimet që ndihmojnë mjaft në kësi situatash. Në një hulumtim të bërë apo edhe nga deklaratat e dhëna nga personazhet e njohura publike në Shqipëri kemi parë se shumë rej tyre kanë dahsur që fëmija i tyre të gëzojë një emër me një domethënie të veçantë.

Kështu në një listë prej 28 emrash, e përzgjedhur nga Anabel.al, 13 prej tyre i nis emri me shkronjën “A” ndërsa origjinës së cilës i përkisnin më shumë ishte ajo hebreje. Këtu mund të përmdenim emra si Anna- vajza e producentit të njohur Ardit Gjebrea, Ameli vajza e Miriam Cani dhe Alban Skënderaj, Amaris vajza e Sonila Meços, Ana e bija e Soni Malaj deri te Gabriel, Joel apo Abel.

Nuk mungonin gjithashtu emrat me origjinë greke si Melodi, Elektra, Hera apo Alteo dhe gjithashtu emra të spikatur janë edhe ato me preajrdhje gjermane si Alis, Alana etj. Nuk mungonin as emrat biblikë si Noah apo ata irlandezë si Aiden.

Nëse vijnë te emrat tipikë shqiptarë, në radhët e fëmijëve VIP të lindur vitet e fundit, duhet thenë se nuk janë shumë të preferuar, pasi vetëm futbollisti Lorik Cana ka zgjedhur një emër të tillë për djalin e tij Bojken.

Shfletoni galerinë më sipër për të parë një listë të plotë të emrave më të spikatur.

Copyright @Anabel.al/ Ndalohet ri-botimi pa lejen e Anabel.al

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!