Metropolitan

'Princi i Vogël', pastrues me diplomë

Imdb: 7.8?

Personal: 7?

“Princi i vogël” i autorit francez Antoine de Saint-Exupéry është një ndër tregimet klasike më të rinj të letërsisë (jo vetëm) për fëmijë. Vlerat letrare të këtij tregimi, i botuar në vitin 1943, përkojnë dhe me vlerësimin e lexuesve duke e bërë një prej titujve më të shitur dhe më të përkthyer në historinë e letërsisë. Ky tregim ka shërbyer për përshtatje në disa zhanre si radiofonike, balet, opera, revista vizatimore, televizive ose kinematografike. Përshtatjet kinematografike fillojnë që prej vitit 1966, në një prodhim sovietiko-lituanez, por kanë qenë me buxhete minore dhe nuk kanë arritur të fitojnë sukses. Realizimi më i fundit është i regjisorit Mark Osborne, bashkëregjisor i Kung Fu Panda, dhe e pati premierën në Festivalin e Kanës me 22.05.2015.

Ndonëse me një buxhet të konsiderueshëm 77.5 milionë dollarë, ai qendron pas filmave të animuar me të cilët konkuron këtë vit, si për shembull Inside Out (Pete Docter, 2015) me buxhet 175 milionë dollarë ose Good Dinasour (Peter Sohn, 2015) me buxhet 200 milionë dollarë. Megjithatë kasti i dublantëve në versionin në gjuhën angleze të filmit është mbresëlënës me aktorë si Jeff Bridges, Rachel McAdams, Marion Cotillard, James Franco, Benicio del Toro dhe Ricky Gervais. Përfshi këtu si bashkëpunues në kolonën zanore të filmit edhe kompozitorin Hans Zimmer. Madje në fund të vitit 2014, kur sapo ishte publikuar trailer i filmit, u përfol se producent ekzekutiv i filmit kishte qenë Leonardo Di Caprio, por në vijëmësi për këtë u kredituan tre producentë të tjerë.

Skenari i filmit nuk qendron i kufizuar tek tregimi, por e përdor atë si një leitmotif të sinopsit. Në qendër është një vajzë e vogël, të cilën e ëma e ka nënshtruar ndaj një regjimi studimi ushtarak për t’u përgatitur që të pranohet në një shkollë elitare. Protagonisti tjetër është fqinji i saj, një burrë i moshuar kokëkrisur, ish aviator që përpiqet të rinisë udhëtimet e tij me aeroplan. Ai e shpërqendron vajzën e vogël nga studimi intesiv duke i treguar për udhëtimet e tij, njohjen me Princin e Vogël dhe dorëshkrimet e aventurave me të. Tek ky personazh gjejmë elementë të shumtë nga vetë autori Saint-Exupéry, aviator i cili e humbi jetën pikërisht në një prej fluturimeve.

Pas një aksidenti që i ndodh fqinjit të saj kokëkrisur në përpjekjet për të rinisur udhëtimet, vetë vajza e vogël ndërmerr një udhëtim imagjinar për të njohur Princin e Vogël. Ndryshe nga bota astronomike plot imazhe përrallore, që i kishte përshkruar aviatori i moshuar, vajza e gjen Princin e Vogël në një botë skematike me ngjyra gri, ku gjithçka rrjedh në diktatin e monotonisë. Për më tepër, Princi i Vogël ishte rritur dhe nuk mbante mend asgjë nga e shkuara e tij. Nën regjimin e asaj bote pa ngjyra dhe ku çdo gjë bëhej me hesape, pasi kishte mbaruar arsimimin, Princi i Vogl punonte si një sanitar i thjeshtë.

Në ndërtimin e skenarit mund të shquhen me lehtësi ndikime të mundshme nga veprat filmike Finding Neverland (Marc Forster, 2004) dhe Playtime (Jacques Tati, 1967), por dhe nga romani A Yankee in King Arthur's Court (Mark Twain, 1889). Në rezultante këto referenca, ose reflektim i tyre, nuk janë të shkriftosura me njëra-tjetrën dhe e bëjnë skenarin jo logjik dhe jo të rrjedhshëm. Për më tepër, regjisori e merr poetikën e jashtëzakonshme të tregimit dhe e vendos në funksion politik. Ai e aktualizon tematikën dhe idetë e tregimit në shoqërinë e sotme, që vuan shumë nga breza të rinjsh të shtypur në mekanizmat arsimorë dhe flaken në rrugë pa asnjë orientim më tej.

Skenarin nuk e bën problematik as poetikja e shkrimtarit dhe as politikja e regjisorit, por përplasja e të dyjave. Përballje që e çbalancon filmin dhe e bën shumë të stisur e artificiale idenë që mbron. Ajo që mbetet në fund tek shikuesi është mundësia për të shijuar pjesërisht imazhet nga fantazia dhe poetika frymëzuese e tregimit të Saint-Exupéry.

REELS

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.