Aurela Hoxha është shfaqur në projektin e linjës së make-up-it të markës ‘Dolce&Gabbana’. Në Instagram-in e firmës së njohur italiane është shpërndarë fotoja ku Aurela Hoxha ka vënë lapsin e kuq, buzëkuqin e kuq dhe penelin D&G.
‘Këtë javë, projekti ‘D&G Women Love Make Up’ mikpret një tjetër femër të bukur, Aurela Hoxha, e cila ka zgjedhur një buzëkuq në të kuqe të thellë të linjës Dolce Matte Lipstick, penelin Glam Liner dhe lapsin e buzëve Dolce&Gabbana për look-un e saj D&G Beauty. Foto nga Endrit Mërtiri.’ shkruhet në Instagram-in e D&G-së pranë kësaj fotoje. (foto 2)
Një tjetër modele shqiptare, Armina Mevlani, ka qenë pjesë e fushatës së Dolce&Gabbana për linjën e produkteve të grimit. Lexo këtu.Kjo markë njihet për stilin me motive mesdhetare në fushatat e veshjeve apo make-up-it. Monica Bellucci është një prej imazheve më të njohura të Dolce&Gabbana-s, si një bukuri tipike bruneje mesdhetare.