Metropolitan

Greqia në 'Oscar' me dramë shqiptare

Imdb: 6.9?

Rotten Tomato: 85%

Personal: 7?

Në kategorinë e “Filmit më të mirë në gjuhë të huaj” në Ceremoninë e 88-të të Çmimeve Oscar, që do mbahet në muajt e parë të vitit 2016, Greqia konkuron me filmin Xenia (Panos H. Koutras, 2014). I mirëpritur në premierën e tij në Festivalin e Kanës të vitit 2014, ky film u shfaq së fundmi jashtë konkurimi në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë, që u mbajt në fillim të muajit nëntor në Kinema Millenium.

Sinopsi mbështetet në rrugëtimin e dy vëllezërve Danny dhe Odysseas, me nënë shqiptare e cila ka pak ditë që ka vdekur dhe me baba grek, i cili i kishte braktisur që kur ishin dy vjeç. Danny është një 16 vjeçar gay, me veshje punk, mban me vete një lepur të bardhë, nuk ngopet kurrë me ëmbësira dhe ka idhull këngëtaren italiane Patti Bravo-n. Ndërsa Odysseas është një 18 vjeçar muzikalisht i talentuar dhe ëndërron të fitojë kompeticionin Greek Star, një version fiction i talent show-ve muzikorë të njohur kudo. Rrugëtimi ka për qëllim njohjen me babain e tyre, sigurimin e njohjes së atësisë dhe pjesëmarrjen e Odysseas në konkursin muzikor. Një on the road tipik amerikanesk, por që thyhet me copëza të realizmit magjik, i cili e ruan moshën e vogël të karaktereve pa u “plakur” prej andrallave që përballen.

Koutras është i gjendur ndërmjet dy linjave kryesore në kinemanë e sotme greke; Greek Weird Wave dhe Narrative Cinema. Ky është filmi i katërt për regjisorin rreth 50 vjeçar, i cili ka zënë fill siç e ka quajtur vetë si “mundësia e fundit për të bërë një film për adoleshencën”. Mbi të vishet shqetësimi i tij për gjeneratën e brezit të dytë të emigrantëve që iu është mohuar njohja e kombësisë greke, të cilët janë përafërsisht 200 mijë të rinj. Të dyja këto shtresa të tramës filmike, pasurohen me tematika që janë rrethanorë ku gjendet Greqia sot si për shembull Agimi i Artë, fryma e arratisë që ka përfshirë brezin e ri, apo të tjera.

Personazhi i Danny merr peshën më të madhe në rrjedhën e ngjarjeve dhe me gjasë është më pranë karakterit të regjisorit. Në një moment bisede, Odysseas i tërheq vëmendjen të vëllait që të ishte më i tërhequr në publik duke qenë se “jo vetëm ishte shqiptar, por edhe gay”. I vëllait i përgjigjet me të qeshur “po, mali dhe deti në të njëjtën kohë”. Pikërisht tek Danny gjejmë metaforën e plotë të fjalës me kuptim kundërthënës Xenia, që në greqisht do të thotë edhe i huaj, por edhe miqësi. Ai është emigrant, por me baba grek, homoseksual, por me Agimin e Artë nëpër këmbë, jeton ndërmjet fanepsjeve të kujtimeve dhe të ëndërrimeve.

Seksualitetin e protagonistit të tij, regjisori e vë në përdorim së shumti në film, madje që në fillim të tij kur pasqyron një skenë homoseksuale. Mesazhi duket i qartë, ata me stomak të dobët të largohen pa filluar historia. Falë të ashquajturës cinema du corps (kinemaja e trupave), por pa tepri, me anë të ngacmimit të shëmtisë seksuale dhe brutalitetit intim kërkohet të dalin në pah dramat shpirtërore. Drama që në fund ia përmbysin vetë nëntitullin filmit, “një odise e re”. Odiseja mitologjik ia doli të kthehet në shtëpinë ku e prisnin, ndërsa personazhet e filmit në një plan perëndimi dielli shihen të largohen nga mbase shtëpia e tyre, ku ndiheshin të huaj.

NDIQNI TRAILERIN E FILMIT

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!