Relationships

I dashur ditar sot shkova per te pare filxhan

I dashur ditar, sot shkova për të parë filxhan.

Kjo puna e filxhanit është e çuditshme. Nuk di të them në i besoj apo jo. Ka raste që më lë pa mend me ato që tregon. Në të tjera ia fut kot, po kot fare! Nejse, se tjetër gjë doja të thosha.

Më ngeli në mend një gjë që tha ajo gruaja kur unë, për kuriozitet dhe pak muhabet, bëra një gjysmë koment e gjysmë pyetje për numrin e grave dhe vajzave që shkonin në ditë tek ajo për të parë filxhan. 

“Uuu, moj vajzë, ta dish ti sa djem vijnë këtu te unë! E çfarë djemsh! Të vjen dhe keq kur i sheh ashtu, të vuajnë e të qajnë për dashuri. Si s’kanë sy këto goca sot?! Gjynah! S’e ke idenë sa të poshtra janë femrat”. 

Çfaaarëëë?!

E ke parasysh atë skenën tipike te “Tomi & Jerry” kur Tomit i bien në kokë njëra pas tjetrës lloj-lloj gjërash të rënda që e shtypin, e shtyyypiiin, e shtyyypiiin derisa ai bëhet petë, po petë fare me tokën? Ja, ashtu m’u përplasën në fytyrë një nga një të gjitha fjalët e asaj gruas. 

Djemtë shohin filxhan?! 

Jo, prit. Djemtë qajnë te gruaja e filxhanit?! Për dashuri?! Goxha çuna?!

Priiit! Po unë ku paskam qenë? Si s’më ra të njihja një xhanëm?! Seriozisht e ka kjo?!

Mundohem të sjell në mendje të qara dashurie dhe më dalin para syve fytyrat e gjitha shoqeve të mia. Të gjitha, pa përjashtim. 

Skena filmash pa fund. Po edhe aty vetëm personazhet femra qajnë. 

Hidhem në Google. Dhe ja një rresht që më ndez një shkëndijë shprese se të shohësh një burrë që qan, nuk është dhe aq e vështirë. Një klasifikim i meshkujve të famshëm që kanë qarë në publik. Po zhgënjimi vjen shpejt. Lot sa të duash gjatë një fjalimi të famshëm, gjatë një seance parlamentare, gjatë një funerali, gjatë raportimit të një lajmi të trishtë, të një fatkeqësie natyrore, apo tragjedie njerëzore…

E në fund, sytë me lot të Bill Klintonit kur mohonte publikisht marrëdhënien intime me Monikën.

U kthehem kujtimeve të mia. 

Net të gjata, alkool dhe biseda pa fund me shokë, që kanë ndarë me mua probleme zemre. Për disa, jam e sigurt se edhe kanë vuajtur shumë në atë periudhë. Po asnjë lot për be.

Në biseda tavolinash, shoqet thonë se kanë hequr dorë së kërkuari një mashkull të tillë, ndërsa shokët thonë se duhet të heq dorë edhe unë…

“Ç’u fiksove dhe ti me këtë gjë, – më thotë një moment shoqja ime e ngushtë, – dhe mos më thuaj që nuk është fiksim, se nuk të shoh dot me një njeri që qan për ty. Pastaj, ç’kërkon të gjesh, aman! Çdokush ka një mënyrë të tijën të të shprehurit. Ç’rëndësi ka forma?”.

Uuu, po, e rëndësishme është përmbajtja! (A thua e kisha harruar!). Mirëpo a ka vajzë që do hiqte dorë me dëshirën e saj nga forma? Në fund të fundit, nëse veprimet na vlejnë për të kuptuar mendimet e ndjenjat, përse forma të mos jetë një shprehje e përmbajtjes? Përse duhet të zgjedhim mes tyre? A nuk mund (duhet) t’i kemi të dyja?

Sigurisht, këtu pastaj njerëzit janë të ndryshëm dhe preferojnë forma të ndryshme. Unë, p.sh. (ka të drejtë shoqja ime), një që qan, s’e shoh fare afër vetes… Edhe sepse tani e kam mëse të qartë.... 

Burrat nuk qajnë për dash…

Një faqe e tërë muri biblioteke plot me libra dhe pikërisht tani syri ndalon te ai, libri im i preferuar, qëkurse m’u dhurua para disa kohësh me shumë dashuri nga një njeri i shtrenjtë për mua.

Ja një libër që më ka bërë të qaj. (Pooo, sigurisht, meshkujt nuk qajnë, po vdesin ama të të bëjnë të qash. Dhe për kompensim, të dhurojnë libra ku personazhi kryesor, mashkull, qan nga fillimi e deri në fund). 

Shiko, shiko, e gjeta një mashkull që qan për dashuri! E paskam dhe në shtëpi! 

Faqja 253: “Lumturi do të thotë të jesh pranë njeriut që do”. E si të mos e duash këtë mashkullin që e thotë?! E si të mos e dëgjosh?! Thuaj! 

Që sot e tutje, këtë libër për të cilin isha aq xheloze e s’duroja dot të dëgjoja që e kishte lexuar njeri tjetër përveç meje, do t’ua bëj dhuratë gjithë miqve të mi meshkuj që, ashtu siç bëri para disa kohësh i shtrenjti im, edhe ata t’ua dhurojnë të dashurave të tyre. E ato, si unë, do të emocionohen nga historia që tregon se si edhe një mashkull mund të qajë e të luftojë në çdo formë për dashurinë e tij. E njëlloj si unë atëherë, ato do ta lexojnë librin me të dashurit e tyre. Do ta komentojnë bashkë. Do të mbajnë shënime me laps për të nxjerrë shprehje që më pas do t’i përdorin për t’u dashuruar dhe më shumë. Ndonjë faqe do t’u duket sikur është shkruar për ta. Një tjetër do t’i pajtojë pas një zënke që do t’ua kishte çuar ditën dëm. Ndonjë faqe do t’i bëjë të mendohen. E në fund, kur sytë me lot (të vajzës, sigurisht) do shohin me keqardhje fjalinë e fundit, ai shoku im që do t’i ketë dhuruar librin, do ta puthë në ballë, do ta shtrëngojë fort, do t’i thotë që e ka shumë xhan dhe… Jo, nga sytë nuk do t’i dalë asnjë pikë lot.

Mirëpo, kur pas dy vjetësh, ai libri do bëhet sërish i dukshëm nga sergjenet e bibliotekës, si mua sot, unë e di, se ato gocat që qanë, do kujtojnë (ashtu si unë) çdo detaj, çdo ditë, çdo fjalë, çdo gjë që kanë bërë gjatë leximit të atyre 532 faqeve të dashura… do të kujtojnë dhe lotët e tyre, dhe sytë gjithë dashuri të të shtrenjtit. Asgjë s’do të kenë harruar.

Përveç lotit të munguar të të dashurit të tyre.

Ika tani, ditar, se po qaj. (E megjithatë, forma ka rëndësi).

REELS

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰