Manjola Nallbani ka inauguruar albumin e saj më të ri ‘Tingujt e Shpirtit’, në një event në të cilin ka mbledhur miqtë dhe njerëzit e saj më të dashur. Të pranishëm kanë qenë edhe vëllai i saj, Eraldi, dhe vajzat e saj, Megi dhe Sindi (foto 2). Për të qenë e pranishme në promovim, vajza e saj e madhe, Megi (foto 3), ka ardhur nga Amerika, ku studion për Të Drejtë Biznesi në Universitetin e Los Angelesit, Kaliforni. Ndërsa vajza e saj Sindi është 11 vjeç. Vajzat janë fryt i martesës së saj me Sokol Tonën.
‘Gjatë promovimit të albumit tim të ri, me njerëzit më të dashur, vajzat dhe vëllain tim, ka shkruar Manjola krahas fotos në të cilën shfaqen të qeshur të 4-t. Të ftuar në këtë promovim kanë qenë edhe njerëz të njohur të artit dhe fushave të tjera.