Rezarta Shkurta ka festuar tw mërkurën 29 vjetorin e ditëlindjes por këtë vit gjërat nuk ka qenë edhe aq të thjeshta për të dhe këtë ditëlindje i është dashur ta kaloi pa njeriun e zemrës. megjithatë, partneri i saj, Ermal Hoxha, i gjendur prej pak muajsh në burg nuk ka harruar të urojë Shkurtën me anë të buqetave me lule dhe një letre që përloti Rezin.
Letra:
"E dashur e shtrenjta Rezushi ime,
Uroj që vitin tjetër 30-vjetorin ta kalojmë sëbashku, diku larg ne të dy...
Sot në pamundësi për të të përqafuar e për të të patur pranë po të shkruaj një letër të dalë nga shpirti. Je gjëja më e shtrenjtë që kam dhe të dua shumë, je jeta ime e mungesa jote rëndohet dita-ditës. uroj që 100 vite t'i kalojmë sëbashku të lumtur e të gëzuar pranë gocës sonë të mrekullueshme, je nëna më e mirë në botë dhe jam krenar për gjithçka ke bërë
Të dua shumë, Ermali..."
Ky dedikim e ka prekur 29-vjeçaren, e cila e ka cilësuar këtë si aryseja se përse ajo buzëqesh çdo ditë. "Sepse e di që një ditë do harrohet kjo ëndërr e keqe dhe në zgjim më pret ai. Ai që ka 10 vjet që më fal vetëm dashuri, vetëm lumturi, më fali një diamant të vogël me emrin Hera.
Sipas Rezartës çfarë duhet kërkojë më shumë një femër. "Të gjithë një ditë do ikim nga kjo botë, e s'do marrim asgjë me vete. Po unë pata dhe kam fatin më të madh në botë, që kjo jetë më takoi me dashurinë e vërtetë. Me princin e ëndrrave të mia. Jam e përlotur tani por nga lumturia që të kam në jetën time", shkruan mes emocionesh fotografja.
Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha janë në një lidhje 10-vjeçare dhe në tetor të 2013-ës janë bërë prindër të një vajze, të quajtur Hera.