Megjithëse është një nga tendencat e momentit, e kuqja nuk u shkon të gjithëve. Ajo varet dhe nga tonaliteti i lëkurës tuaj.
Surpriza e parë është që jo gjithmonë flokët e kuqe shkojnë me një lëkurë të porcelantë siç besohet.
“Në këtë ngjyrë lëkure duhet evituar e gjithë gama e ngjyrës së kuqe, duke filluar nga bakri deri tek vishnja. Shpesh bëhet ky gabim duke menduar se një ngjyrë si kjo do rrisë ftohjen e ngjyrës. Në realitet ngjyrat e kësaj game janë të gjitha të ngrohta,” shpjegon Rossella Migliaccio, një konsulente Imazhi e cila është pyetur se cila lloj lëkure është e përshtatshme për flokë të kuqe dhe cilat nuk janë. Më poshtë janë detajet për disa tone të lëkurës dhe raporti i tyre me ngjyrën e kuqe.
Lëkurë qelibari
“Mund të jetë shumë e qartë ose me shumë intensitet, por ndahet nga tonet e ngrohtë. Edhe në variantin më të mireë nuk është kurrë shumë e bardhë. Kjo shkon mirë me një të kuqe natyrale të ngrohtë. Përpiqni të vendosni një ngjyrë të mesme duke pasur një ton të ngrohtë, është mirë të mos rrezikoni me ngjyra shumë të ftohta ose shumë të forta. Nëse baza është pak e kuqerremtë, theksoni një ngjyrë të ngrohtë bakri ose bronxi. Për më të guximshmit, mund të jetë e përshtatshme një ngjyrë ndryshku. Nëse baza e flokëve tuaj është kafe, mund të jetë e përshtatshme një ngjyrë karamele.
Lëkurë ngjyrë ulliri
Nuk duhet ngatërruar me lëkurën e artë ose të nxirë, lëkura ngjyrë ulliri është tipike për vajzat mesdhetare, nga Afrika e Veriut deri tek Europa e Jugut. Këto femra i kanë flokët natyralë kafe të errët, domethënë një ngjyrë e vendosur, e fort dhe intensive. Në parim është më të mirë të shmangni tone shumë të kuqe dhe të zgjedhni ngjyra intensive si e kuqja e Ticianos. "
Lëkurë me ngjyrë shumë të hapur
Kur ngjyra e lëkurës është shumë e hapur dhe nuk është e përshtatshme për flokë të kuqe ose kafe. Kush i ka flokët bjond natyral do të rrezikonte shumë me ngjyrën e kuqe. Duhet të përpiqeni të luani me hijet për të dhënë dritë dhe për të evituar një efekt të errët dhe të shurdhër,” thotë Rossella Migliaçio.
Vetëm duke krijuar hije mund të ushqeni trendin e fundit me këto ngjyra. Për ta bërë me të gjallë efektin, mund të aplikohet një teknikë profesionale siç është Konturimi i flokëve që ka për qëllim të krijojë një harmoni midis fytyrës dhe flokëve përmes një loje me dritat dhe hijet midis pjesës së lartë, të ulët dhe të mesit të fytyrës.
“Me teknikën e Konturimit të flokëve bëhet gjithçka më e lehtë sepse i jepet më shumë intensitet ngjyrës dhe fillesave të flokut,” shpjegon Andrea Merli, përgjegjësja teknike e një prej salloneve më të njohura. Gjithashtu ju mund ta përdorni këtë teknikë me çdo ngjyrë, duke përfshirë dhe të kuqen, por duke marrë parasysh disa "variabla" të tilla si tonet e lëkurës dhe formën e fytyrës. "
Burimi: Glamour; Përshtati: Klarida Bregaj