Çfarë po ndodh rreth nesh

ISIS kërcënon Rusinë: ‘Shume shpejt gjaku juaj do të derdhet si oqean’

13 Nëntor 2015

ISIS kërcënon Rusinë: ‘Shume shpejt gjaku juaj do të

Të enjten ISIS ka lëshuar një deklaratë video dhe audio duke kërcënuar Rusinë se do të sulmohet shumë shpejt. Videoja 5-minuteshe, e titulluar 'Së shpejti, shumë shpejt, gjaku juaj do të rrjedh si oqean' publikohet vetëm 2 javë pasi një avion rus u rrëzua në Egjipt, duke vrarë 224 persona. Një anëtar i shtetit islamik ka pohuar se ishte ai që e shkaktoi tragjedinë e Sharm el Sheikh.

Videoja është publikuar në llogaritë e ISIS në rrjetet sociale, ndërsa shërbimet ruse të sigurisë janë duke punuar për të verifikuar vërtetësinë e videos, sipas agjensisë shtetërore të lajmeve në Rusi, 'Sputnik'.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peshkov i tha gazetarëve në Moskë: "Unë e kam lexuar lajmin në lidhje me këtë video, por nuk e kam parë atë dhe nuk e di vërtetësinë e kësaj videoje dhe të këtyre burimeve..Por në çdo rast unë jam i sigurt se ky material do të jetë objekt i shqyrtimit i shërbimeve tona të veçanta."

Burimi: CNN; Përshtati: Jolinda Levonja