‘Meshkujt pëlqejnë bjondet’, është thënia e famshme, titull i një prej filmave të Marilyn Monroe-së. Mund të ketë qenë vërtet kështu në vitet ’50, por studimet e fundit tregojnë se shijet kanë ndryshuar.
Sipas tyre, meshkujt e sotëm parapëlqejnë më shumë brunet. Mbi 2 mijë meshkuj kanë qenë pjesë e një sondazhi lidhur me atë qe i tërheq më shumë tek seksi i kundërt. Rezultatet e këtij studimi kanë nxjerrë përfundimin se, më shumë se 60% e meshkujve preferonit brunet. Por jo kaq thjesht, ‘brunet’.
Shumica e meshkujve kanë pranuar se tërhqien më tepër nga femrat me flokë dhe lëkurë të errët: 33% kanë zgjedhur flokët gështenjë, ndërsa 29% kanë thënë se u pëlqejnë flokët e zinj. Bjondet kanë marrë vetëm 29% të votave të tyre ndërsa ato që janë votuar më pak kanë qenë flokëkuqet, nga vetëm 8.8% e meshkujve.
Përveç ngjyrës së flokëve dhe lëkurës, meshkujt kanë votuar edhe për përmasat ideale të një femre. Rreth 40% e tyre kanë thënë se preferojnë femra të përmasave mesatare, ndërsa përmasat ‘perfekte prej modeleje’ që shihen si një ideal i trupit femëror janë votuar nga vetëm 10%. Por edhe femrat tepër të rrumbullakëta duket se nuk kanë qenë në shijet e tyre, pasi ato mbi përmasën 44 të fustanit janë votuar nga vetëm 4.2% e meshkujve.
Por nëse flasim për ngjyrën e syve, këtu kanë mbizotëruar ngjyrat e hapura. 40.2% e meshkujve kanë parapëlqyer ngjyrën blu, në krahasim me çdo ngjyrë tjetër. Sytë kaf kanë marrë 29.2% të votave, jeshilë 17.5% dhe gri, 13.1%, ndonëse kjo ngjyrë gjendet shumë rrallë. Pra, femra ideale e meshkujve do të ishte brune, me sytë bojëqielli, e hollë, por me shumë forma.
Duket pak paradoksale, apo jo?
Burimi: DailyMail; Përshtati: Genta Hodo