Flori Mumajesi, Elvana Gjata, Klajdi Haruni, Bruno dhe Dj Vicky kanë realizuar së bashku një foto, ku shfaqen me trupa formë trekëndëshi, shpatulla shumë të gjera, e krahët plot muskuj. Ata e kanë shpërndarë këtë foto në rrjetet sociale (FOTO 2) duke parodizuar postimet e njerëzve që i filtrojnë me tepri fotot e duke shkruar: ‘nofilter’ (pa filtër) ‘nophotoshop’ ‘original’.
Muret dhe xhamat në sfond kanë marrë formën e trupave të tyre, siç ndodh sa herë teprohet me modifikimin e trupit në foto. Një ide e tillë ngjan më shumë si një shaka e momentit, megjithatë kohëve të fundit modifikimi i tepërt i fotove në Instagram dhe rrjete të tjera duket se është kthyer në një fenomen, dhe shumë njerëz të ekraneve kthehen në objekt komenti për përdorimin e Photoshop-it.
Nga ana tjetër, duket se mania e fotove të modifikuara po ndikon negativisht tek brezat e rinj, pasi filtrate në foto, sidomos tek vajzat, janë kthyer në një kusht për t’u ndier mirë me veten.