Metropolitan

Alain Delon bën gati arkivolin

Alain Delon është një prej atyre emrave që nuk kanë nevojë për prezantim. Me sytë e tij bojëqielli dhe qëndrimin plot vetëbesim, ai vazhdon të njihet si një ndër ikonat e rralla të bukurisë mashkullore, edhe sot që është në të 80-at.

Ai ka deklaruar së fundmi se më parë, ndërsa karriera e tij kishte kapur majat, ai ka menduar disa herë për t’u vetëvrarë:

‘Kam menduar shpesh të vras veten, e kujtoj si tani atë skenë; ta bëja më dukej si buka me djathë. Çështja qëndron në atë që duhet të ndalesh, të reflektosh, dhe të mos e bësh!’

Ai ka kaluar dy herë depresion gjatë jetës së tij, e megjithatë filozofia e tij ka qenë të bërit përpara pavarësisht të gjithave.

Por ajo që ka lënë pa fjalë opinionin publik ka qenë ndërtimi i një kishe pranë shtëpisë së tij, ku është bërë gati një arkivol për të, si edhe të tjera arkivole për të gjitha ish-të dashurat e tij dhe fëmijët që do të duan në të ardhmen të varrosen pranë të atit.

Ka disa vite që nuk shfaqet më në ekranin e kinemasë; hera e fundit ka qenë në vitin 2008, por i është përkushtuar tashmë teatrit bashkë me të bijën, Anushkën.

Po përpiqet t’i japë jetës së tij një tjetër drejtim; është pajtuar me të birin, Antoni, me të cilin ishin ftohur vite më parë; ka shitur shumë prej pasurive të tij duke mbajtur vetëm një vilë ku jeton krejtësisht i vetmuar.

Burimi: Lolnews; Përshtati: Genta Hodo

REELS

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

.

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.