Metropolitan

'Ferri shqiptar është i ftohtë.'

Imdb: 7.8

Personal: 7

Diaspora shqiptare sa më shumë shkojnë vitet po bëhet më e pazëshme dhe gati s’mund të flitet për një të tillë. Në një logjikë, në ditët e sotme ajo do të duhej të ishte më e dukshme se kurrë për shkak të konsolidimit socio-ekonomik ndër breza dhe falë mënyrave të shumta të komunikimit. Përkundrazi sot ndodh që diaspora shqiptare të jetë për mëmëdheun Shqipëri-Kosovë konsumatore e entertaiment-it të tyre, mall elektoral për palo demokracitë që po stisin, tifozeri futbollistike dhe rrahje gjoksi në suksese.

Cash Only (Malik Bader, 2015) është ndër të rrallët filma që mund t’i atribuohet asaj që për lehtësi komunikimi quhet sot diasporë shqiptare. Vepër që ka për producentë Ele Bardha dhe Nickola Shkreli, i cili është gjithashtu skenaristi dhe aktori protagonist në film. Një pjesë e stafit realizues janë shqiptarë si për shembull aktori Herion Mustafaraj, ose janë artistë me origjinë shqiptare. Filmi kategorizohet si një produksion indipendent dhe si i tillë ka qenë i suksseshëm, duke arritur të fitojë edhe çmimin e regjisorit më të mirë për vitin 2015 në Fantasia International Film Festival, Kanada.

Nickola Shkreli është i lindur në Detroit nga një familje me mama nga Ulqini dhe baba nga Velipoja, i cili ishte arratisur në vitin 1969 nga Shqipëria. Sipas skenaristit, përjetimet dhe historitë personale janë bërë rrafshi ku është ndërtuar sinopsi i Cash Only. Sinops i ambjentuar në një lagje sub-urbane e Detroitit, ku personazhi Elvis Martini, një zotërues i një godine hyrjesh me qera, baba i vetëm, përpiqet të sigurojë jetesën dhe mirëqenien për të bijën në moshë të vogël. Humbja aksidentale e bashkëshortes për fajin e tij, komuniteti i shqiptar pjesë e malavitës së getove dhe përpjekjet për të mbledhur pagesat e qerave, është trekëndëshi ku zhvillohen ngjarjet. Rrjedha e tyre do e përballin personazhin protagonist me një bandë e cila merret me duele me qentë, drejtuesi i të cilës është një kriminel psikotik.

Filmi është rasti më tipik ku çdo element është trajtuar me përpikmëri sipas rregullave klishe të një krim-aksioni hollivudian. Ndonëse një tramë e hasur boll herë, respektimi i kanoneve hollivudiane e bën filmin të arrirë. Loja aktoriale e Shkrelit është mbresëlënëse dhe tejkalon në shumë raste aktorë gjigandë të dramë-aksionit. Perfektja i shpëton nga duart, për shkak se në skena kritike sikur fjetet dhe mbetet pa gjak. Gjithashtu dhe kamera është në një nivel të lartë përgjatë tërë filmit. Leximi i kamerës arrin të përthithë shumë mirë emocionalitetin e personazheve dhe mjeshtërisht nuk lejon asfare të krijohet ‘bark’. Kjo arrin ta ruajë tempo-ritmin e lartë të filmit prej fillimit gjerë në mbarim.

Kritika më e rëndësishme për këtë krijim shkon për mbylljen e skenarit, i cili kërcet fort. Rrjedha e ngjarjeve në konkludimin e filmit përshpejtohet aq sa humbet logjikën narrative. Shikuesi përballet me situata që lindin e zgjidhen me një të rënë të lapsit.

Nëse theksin e të tërës e vendosim në batutën e kryebanditit psikotik, ‘Ferri shqiptar është i ftohtë’, ideja që qëllon Cash Only është përmbysja e ëndrrës amerikane. Komuniteti emigrant i shqiptarëve në Amerikë shihet të kalojë në të njëjtat shtigje të errëta që kanë kaluar komunitete emigrantësh kult si ato italiane apo irlandeze.

REELS

Ish-miss-i shqiptar, Agnesa Vuthaj, do të bëhet nënë për herë të parë.

Lore jeton në flluskën e saj dhe mirë e bën 😂

Kujdesuni dhe stiloni flokët me STYLPRO Red & Infrared Thermal Brush nga @skin.care.albania , një kombinim perfekt i teknologjisë së avancuar të nxehtësisë me fuqinë e dritës së kuqe (Red LED) dhe infra të kuqe (Infra-Red) për flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉

Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh për ndjekësit e tij që pas humbjes tragjike të vëllait në shtator të këtij viti. Ai ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen. Për më shumë detaje klikoni linkun në stories.

E eliminuar nga gara, Shkurta Haxhiu, shprehu hapur pakënaqësitë e saj ndaj produksionit të BBVK, duke theksuar se nuk kishte pasur mundësi të mjaftueshme për të treguar historinë e saj personale. Ajo gjithashtu kritikoi opinionistet Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari, duke i akuzuar për qasje të njëanshme dhe mungesë empatie. Shkurta ironizoi duke thënë se shpreson që “Big Brother VIP Albania” ta vlerësojë. Pas kësaj, moderatorja Jonida Vokshi i tha se duhet të ishte më mirënjohëse në jetë dhe e ftoi të largohej nga studio. Disa ndjekës bien dakord me Jonidën, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar për faktin që, sipas tyre, ajo e përzuri Shkurtën nga studio në mënyrë të pasjellshme.

3 produkte must nga @jeclaire.al , një linjë farmaceutike francezo-greke e sjella në Shqipëri nga @dr_ledi . Të treja produketet dhe shumë të tjera, i keni me 20% ulje këtë fundvit❗️

Përmes “Bëj ofertën tënde”, @viaanabel_al ju mundëson të përzgjidhni produktet që dëshironi dhe të propozoni vetë çmimin për to. Një proces i thjeshtë, transparent dhe i ndërtuar për klientë që e dinë qartë çfarë kërkojnë. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

❤️❤️❤️

Në një botë ku gjithçka ekspozohet, luksi i vërtetë është të mos kesh nevojë të shfaqesh. @echelonet u shërben individëve dhe bizneseve që kërkojnë zgjidhje të zgjuara, të sigurta dhe të personalizuara - pa vëmendje të panevojshme. Nga udhëtimet private dhe mikpritja luksoze, te pronat e përzgjedhura, zhvendosjet ndërkombëtare dhe menaxhimi i stilit të jetesës, çdo shërbim ndërtohet mbi një parim të vetëm: klienti mbetet i mbrojtur, i qetë dhe në kontroll. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.