
Prej ditësh, ka qarkulluar në portalet online lajmi për prishjen e miqësisë mes trashëgimtares së Top Media-s, Lori Hoxha dhe prezantueses së njohur të Top Channel, Arbana Osmani.
Por për të hedhur poshtë këto thashetheme ka qenë kjo foto e publikuar të martën mbrëma (foto nr.2) nga Arbana Osmani ku moderatorja dhe fashionistja shfaqen bashkë dhe madje të buzëqeshura vesh më vesh. "Duke folur për modën me guru-n time të fashion-it, shkroi Osmani në Instagram. Mesa duket një arsye e këtij takimi, nisur edhe nga diçitura e përdorur nën foto, mund të ketë qenë edhe diskutimi për veshjet që stilistja Lori Hoxha do të zgjedh për Arbanën, e cila shumë shpejt do t'i rikthehet televizionit me një program të ri. (Për më shumë lexo këtu).