Letra 1 Pershendetje Anabel ! Jam nje vajze po jam duke ju shkruar nga adresa e kushuririt. Arsyeja ? Sepse te qenurit e lire, me detyroi te mbyll edhe fb, edhe cdo rrjet tjeter social, megjuthse gjej ndonje menyre alternative si kjo per te lexuar diskutime ketu dhe gjetke. Kam qene gjithmone shpirti i lire, ne familje, ne shkolle, ne shoqeri. Kam qene femija qe nuk kishte kurre turp te thoshte se e donte dicka, e as nuk kishte turp te luftonte per ato qe donte. Me kane quajtur te cmendur, budallaqe, po jam prape une. Me quajten te cmendur kur me piket e grumbulluara nga gjimnazi mund te kapja cdo dege qe doja dhe zgjodha nje qe atyre u dukej e dores se dyte. Me quajne ende te cmendur sepse dashuroj dike me ngjyre ! Askush, asnjhere nuk e kuptoi qe keshtu jam, pa frike per te qene vetja. Une duhet ta le, sepse eshte "i zi", sepse me shume gjasa eshte i martuar dhe do nje "dashnore" te bardhe, sepse eshte race inferiore e shume si keto. Paragjykon nje popull i shtypur per vite e vite me radhe. Jetojme aty ku as duhet te mendosh te jesh i lire, se shigjetat te vijne dhe nga muret.
Letra 2 Çkemi Anabel , sa e mprehur jam per kete temen sonte E di qe moralistat do paragjykojne , por keep going. Une jam nje shpirt i lire , kjo eshte motoja ime ne jete. Te bej cfare te dua , si te dua , me ke te dua dhe mos ti jap askujt llogari. E tille kam qene qe e vogel , nuk duroja dot pyetjet e teperta , te dhenurit shpjegime. Behesha nervoze. Kjo gje vazhdon dhe sot e kesaj dite. Flas me shume , bisedoj me shume , ndodh dhe qe afeksionohem ndonjehere por sa fillojne me skenat e xhelozise , une zhdukem. Me pelqen liria ime , si detyrohem asgje askujt , shume veta i bezdis kjo gje but I don't care. Shume me thone "mblidh mendjen se sje me e vogel tani" , por kush i degjon ata? Jam ne nje paqe totale me veten time , as nuk lendohem dhe as nuk me lendojne. Jam une ajo qe zgjedh kur do largohet Perderisa si bej keq njeriu me menyren time te te jetuarit , pse duhet ta kene kaq problem ata qe me njohin? Kane frike mos iu marr ndonie gje? Jo jo , nuk iu marr gje po nuk me hyne ne hak , lol. Me thone pse sgjen nje partner fix. E dini pse? Sa e bej per vete nje mashkull , qe e kam pas vetes , me shpifet dhe sme terheq me. Prandaj eksploroj , se i urrej angazhimet. E di qe dhe kur te martohem (se do vije dhe dita ime ) do vazhdoj perseri me menyren e jetes time , e kuptoni vet ju. Qellimi aktual eshte te bej nje te martuar per vete ai sigurisht sdo leje gruan per mua , por une e lire jam. Nderkohe qe jam me kete , i mbaj mundesite e hapura per te tjeret. Molla e ndaluar shijon me shume …. Jetoni sipas menyres tuaj o njerez , njehere kemi lindur e njehere do vdesim. E perse te vdesim duke thene "ah sikur ta kisha bere kete apo ate". E dua lirine time. Anonim Zh
Letra 3 Un jam aq e lire sa vendosha te dua e te dashuroj nje tradhtar,nje djal qe moshatar me mua mka tradhtuar aq her sa mund te mbushja nje pishin olimpike me lot. Shoqet e kush me njef me paragjykojn,madje dhe vet mami im..por cte them..e dua,mben te ndihem femer,dhe e di qe ngjan keq por vec ideja qe tgjitha e duan e un e kam e ai mdo mua mben te ndihem mir. Them me vete le ti bej tani qe ka moshen e jo me vone..e di qe ujku qimen e nderron por zakonin se harron..por me lejoni te enderroj,me lejoni te jetoi ate dashuri edhe sikur te jem e vetmja qe e ndjen..me lejoni t jem e lir te vras veten ashtu si dua. Anonim te lutem
Letra 4 Anabel une nuk jam as emo,as punk e keto gjerat e adoleshenteve thjesht me tremb e zakonshmja. Me pelqen te jem e vecante ne stilin tim. Nuk vishem si cdo vajze e zakonshme,lyej buzet ne ngjyra jo natyrale blu jeshile apo ndonje perzierje ngjyrash.Kam pasur nje baba shum strikt dhe te fiksuar pas meje me shume se ç duhet. Por fanatizmi dhe shtrengimi i tij nuk e burgosnin dot shpirtin tim te lire. Ne moshen 15 vjecare fillova te lyeja floket,fshehurazi. Per nje vit kam provuar te gjitha ngjyrat e flokeve nga e zeza deri tek bjondja. Me pas kur shkova 16 vjec nje dite prej ditesh pa lejen e askujt shkoj ne shtepi me floket flake te kuqe.Ngeli goje hapur kur me pa dhe cdo dite me thonte sesa shemtuar ngjaja dhe thoshte "Nese me do mua hiqi keto floke te kuqe" Babain e dua shum si cdo femije,por nuk mund te mohoja vetveten. Kur e moren vesh motrat dhe fisi jashte shtetit filluan te me kritikonin se floket e kuqe i benin vetem "prostitutat" But I still didn't give a fuck. Per inat te tyre hoqa te kuqen i bera blu,lejla,roze dhe nja dy piercing tek hunda. Bera mamane time me mentalitet te vjeter te me thoshte qe "floket blu i kisha me bukur se cdo ngjyre tjeter" Njerezit ne rruge me shihnin si alien por nuk me interesonte,thjesht me vinte keq se si mund te te gjykojne aq keq me shikim dhe sa mendjengushte jane njerezit ne kete vend thjesht per nje ngjyre flokesh. Pikerisht para dy oresh shkova tek berberi dhe rruajta gjysmen e kokes ilegalisht,vec kur shkova ne shtepi dhe ja tregova. Por tanime gjerat s jane si me pare. Nuk reaguan keq. Nuk e quaj ndonje thyerje tabu te madhe por ama ishte thyerja e barrierave qe njerezit mundoheshin te me vinin. Pikerisht une ajo vajza e vogel rebele arrita te ktheja familjen time fanatike shqiptare ne "openminded" edhe pse nga halli. Si i thone asaj shprehjes kur te zë ske ç'ti besh. Dikur babai im shante tipat si une e tani i ra ne shtepi. Karma is a bitch xoxo
Letra 5 Anabel jam dakort që shoqëria duhet të ketë rregulla për të funksionuar. Po shpirti rebel nuk bën asnjeherë qejf duke i ndjekur ato. Unë i mendoj dhe i bëj (pjesërisht) ato që shoqëria i quan të pamoralshme.
Unë jam një vajzë që pi, puth dikë thjesht nga pija, flirtoj edhe kot thjesht sepse mundem. Nuk i përkushtohem lidhjeve, vetëm i shijoj. Ndonjëherë edhe për një natë. Skërkoj llogari, nuk xhelozoj, tradhëtoj, shijoj seksin, kërkoj më shumë. I lë meshkujt nqs nuk më kënaqin në shtrat, nuk shkoj me ata që nuk kanë një stad të caktuar kulture, ekonomie (materializëm,kritere?). Pëlqej femrat, i ngacmoj, i zgjedh, i vë në lojë ato që e meritojnë. Bëj treshe, seks outdoor, përdor edhe lodra, edhe dhunë. Po të gjitha këto nuk më bëjnë as k*rvë as njeri të keq. Sepse kam kriteret e mia se kush duhet të quhet k*rvë dhe kush i keq. Ajo që është absurde në Shqipëri është normale në një shtet tjetër. Kam zgjedhur të jem e lirë sepse është jeta ime. Shumë prej dëshirave të mia mund të jenë çrregullime mendore po për aq kohë sa e kuptoj nuk përbën problem. Nuk e di a më kanë zili, inat, a më urrejnë, pak kanë guxuar të mi thonë troç mendimet që kanë, por s'do bëntë ndonjë ndryshim. Free spirits don't care.
Letra 6 Mbrema te gjitheve. Une skam bere asgje nga kto qe permban tema. Doja thjesht te ndaja me ju nje eksperience te mrekullueshme. Gjithmone kam dashur te jem humane, te dhuroj shume qe te shikoj njerez te lumtur. Nje shoqja ime shkonte tek 1 azil Pleqsh e gjithmonr me thoshte te shkoja por asnjehere nuk pranoja. 1 dite vendosa te shkoj. Wow, ishte sh e veshtire per mua te qendroja aty, te shikoja pleq te paralizuar, qe nuk shikonin, qe nuk flisnin ose me te meta mendore. Doja te largohesha 1 sekond e me pare por nuk e bera dot. Mu afruan e po me pyesnin, me flisnin per veten e me qanin dhe halle. Ishte e pamundur te mos kthehesha prape, te mos bisedoja me te madje u lidha aq shume saqe kohen e lire doja ta kaloja atje. Mamaja me bertiste sa here i thoja ku do shkoja,shoqet me tallnin sa e moren vesh e aq me teper kur i pane,por une nuk hoqa dore. Shkoja atje,luanim domino, futboll e i ushqeja. Nuk ka gje me fantastike qe te shikosh qe vetem per pranine merrje aq shume dashuri. Jane njerez qe vuajne per njerez, per tu shprehur sepse jane te braktisur nga njerezit e tyre.
Letra 7 E doja shume dike .me ngjiti sapo e pashe dhe e takova.Mund te rrija pafundesisht me te per ore te tera dhe nuk e ndjeja kohen.Dalengadale erdhi intimiteti.Ishte qershia mbi torte..Ndihesha super me te dhe fillova te sillem lirshem ne shtrat.Doja pafundesisht te benim dashuri .Edhe ai donte dhe ishte gati cdo here.Praktikonim gjithe pozicionet e mundshme sapo hynim ne shtepi . Kisha nje adrenaline te papare me te.Duke u ndjere mire me te isha e lirshme dhe flisja dhe kerkoja dhe drejtoja ndonjehere intimitetin.Ai ndihej mire por si duket edhe me vezhgonte dhe ne mendjen e tij me paragjykonte.Erdhi momenti qe mi shfaqi ne menyre te terthorte paragjykimet e tij.Ai me paragjykoi pse isha e lirshme ne shtrat duke menduar qe une mund tja dridhja me te tj meqe isha aq e hapur me te ose duke menduar se kushedi sa kisha kaluar une meqe doja kaq shume te beja dashuri e te sillesha e te flisja kaq hapur gjate intimitetit.Ne Shqiperi duhet te besh te ndrojturen naiven me meshkujt , sikur sdi asgje se atehere konsiderohesh "e ndershme".Nese ben te kunderten epitetet do te ndjekin nga mbrapa.Te jesh e ftohte te lene se nuk ndjen kjo , ama te jesh edhe e ngrohte e te besh gjithcka e te silesh lirshem me partnerin te etiketojne..Ky eshte realiteti i meshkujve shqiptare.
Letra 8 Anabel sa lexova temen,gjeta veten. Une jam nga ata tipa qe lirine jo vetem qe e dua por ne menyre ndoshta edhe te detyrueshme nga rrethanat,duhet te jetoja si e tille. Familja ime ishte larg dhe une duhet te zgjidhja midis te mires dhe te keqes vete,pa pasur dike ne krahe per te me orientuar. Bisedat ne telefon me prinderit ishin nje mori porosish por fakti qe ata nuk ishin prane meje,ishte vertet e veshtire . Keshtu ditet i lane vendin njera tjetres duke u bere jave muaj e vite. Per kete fakt jam gjykuar ,te pakten ate qe me kane shprehur rrethi shoqeror ose qe terthorazi kam kuptuar prej nje pjese te tyre. Une skam bere asgje qe te tjeret nuk e kane bere.Kam qeshur ,qare,argetuar,kam dashur,kam urryer,kam vuajtur,kam arritur gjithashtu te mbledh forcat e te eci para. Kurse nje pjese e personave qe njoh,qe skane pasur "fatin"(nqs mund ta quaj keshtu) te kene lirine time,kane vepruar ne fshehtesi,skuthazi dhe per mendimin tim kjo eshte shume here me e gjykueshme. Fakti qe jetoj vetem dhe kam liri,nuk me ben me pak te moralshem se pjesa tjeter. Une vazhdoj studimet,punoj ,kaloj kohe me shoqerine,argetohem. Se di sesi mendojne te tjeret ,por per mua fjala liri eshte e barazvlefshme me fjalen pergjegjesi,ne te gjithe dimensionin e saj. Te jesh nje 18 vjecar ose me shume,te jesh i lire do te thote te te jepet zotesi per te menaxhuar jeten tende,qe ne kuptimin me te mire te fjales eshte pergjegjesi . Anonim