Duket shumë e thjeshtë t'i bësh flokët me onde me mashë, por ka disa arsye pse ondet nuk zgjasin shumë ose pse flokët dëmtohen. E mbani mend atë videon të vajzës që i dogji flokët duke u përpjekur t’i bënte me onde? Ka disa mënyra që të siguroheni që nuk do t’ju ndodhë e njëjta gjë.
Në radhë të parë nuk duhet të përdorni një mashë që është e vjetëruar. Për shembull nëse është një mashë e bërë prej qeramike, mbani mend që ajo nuk qëndron me këtë material gjatë gjithë kohës. Në këtë mënyrë flokët tuaj mund të dëmtohen. Sigurisht që materialet që janë bërë mashat e reja janë më të mira.
Mënyra e dytë që flokët tuaj të mos digjen, është të siguroheni që ata janë të thatë kur ju përdorni mashën. Flokët e lagur janë shumë më të prirur të dëmtohen dhe këputen.
Një arsye tjetër pse flokët mund t'ju digjen është se shufrat e mashës që përdorni janë në madhësinë e gabuar. Ndonjëherë përpiqeni të kapni shumë flokë në një shufër të vogël ose të kundërtën, por kjo nuk funksionon. Prandaj është e nevojshme të pyesni ose të lexoni udhezimet përpara se të gjeni madhësinë e përshtatshme për flokët tuaj.
Dhe së fundi, kini kujdes me produktet që përdorni në flokë. Nëse janë të lëngshëm ose me alkool, ka shumë mundësi që të ndikojnë në dëmin që u bëni flokëve. Mospërdorimi i një mbrojtësi për flokët përpara se t’i bëni ondet mund të sjellë gjithashtu probleme.
Burimi: bustle.com
Përshtati: Klarida Bregaj