Showbiz

Dafina Zeqiri bashkëjetesë me Jose? Përgjigjet menaxheri

Prej disa javësh Dafina Zeqiri ka qenë në vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale për shkak të lidhjes së saj të re me një djalosh nga Repubika Domenikane të quajtur Jose.

Çifti është parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, por së fundmi thuhet se kanë nisur bashkëjetesën. Burime pranë këngëtares tregojnë se Dafina dhe Jose kanë vendosur të jetojnë bashkë madje djaloshi thuhet të ketë vendosur edhe të transferohet në Kosovë, për të ndjekur të dashurën e tij.

Sipas thashethemeve, gjatë muajve të fundit, Jose e ka shoqëruar këngëtaren në të gjitha koncertet e saj në Europë, që siç duket ka sjellë edhe vendimin e rëndësishëm për të jetuar bashkë. Por pavarësisht kajmeve që kanë nisur të qarkullojnë këngëtarja nga Kosova nuk ka preferuar të flasë për këtë histori të re dashurie, duke qëndruar në heshtje.

Andi, një nga menaxherët e këngëtares, i pyetur nga "Bluetooth" për bashkëjetesën e Dafinës me të dashurin e saj Jose, ka thënë se, "Nëse dikush ju ka dhënë këtë lajm, atëherë nuk do të nevojitej konfirmimi. Nëse ju duhet përgjigje, sinqerisht nuk di t'ju përgjigjem".

Menaxheri, ka vijuar deklaratën e tij, teksa shprehet se, "Thashetheme dëgjohen çdo ditë, por nuk kemi kohë të japim konfirmim pozitiv apo negativ."

Burimi: Suplementi "Bluetooth"

Përshtati: Jolinda Levonja

REELS

Na ishte njëherë…😂

Bricjapi ditën e dasmës 🤣

Dua Lipa dhe Callum Turner duke kërcyer në Ibiza 😍😍😍

Rrini ju!

Ndërsa në Nagyrév të Hungarisë, në fillim të shekullit të 20-të, gratë përdorën arsenik për t’u hakmarrë ndaj dhunës e shtypjes. Mes viteve 1914 dhe 1929, “Engjëjt Vrasës” helmuan shumë burra, sepse divorci ishte thuajse i pamundur.

.

Por, mendoj se në historinë tënde e gjejnë veten shumë njerëz.

Tradita (e pazakontë) nigeriane në dasma

Nuk e kam me nxitim (se verë hesapi 🍸 )

Pasi më lutën të dilja nga 🏠