News

Mirë se erdhët në Anabel Online

Mirë se erdhët në Anabel.al, projekti më i ri i Anabel! Gjithçka që ju keni dashur tek Anabeli, në revistë apo në rrjetet sociale, është përmbledhur në këtë portal. 

Anabel.al, lindi si një nevojë e domosdoshme në këtë epokë ku interneti vjen në celular, ku informacionet përditësohen çdo moment dhe mendimet e opinionet shkëmbehen në kohë reale. 

Edhe pse një hap i pritshëm, krijimi i kësaj faqeje zgjati jo pak, por gati një vit. Së bashku me Impuls Agency që e krijoi dhe e dizenjoi këtë portal, ne donim të sillnim një faqe që të përmbante më të mirat e Anabelit: të kishte elegancën e dizajnit që e dalloi revistën nga të tjera në treg, të vijonte të sillte të njëjtën cilësi e shumëllojshmëri në përmbajtje si dhe të krijonte një komunitet, ku zëra të ndryshëm do të gjenin veten në tema të ndryshme, ashtu siç ka ndodhur për vite në faqen tonë në Facebook. 

Ne donim që kjo të ishte një faqe, ku ju mund t’u riktheheshit të gjitha shkrimeve e informacioneve në vite të revistës Anabel, por njëkohësisht të përditësoheshit me informacionet më të fundit nga vendi dhe bota, në fusha të ndryshme. 

Por mbi të gjitha, ne donim që kjo faqe të kthehej në “homepage”-n tuaj, e para që do të shihnit çdo mëngjes dhe e fundit që do të kontrollonit çdo darkë. Madje, donim që edhe ju të ishit “redaktorë” të saj, duke kontribuar me shkrime apo duke u bërë pjesë e komunitetit “AnabelYou” me foto nga jeta juaj. 

Sot, më 15 Nëntor, është dita e parë e Anabel.al. Uroj që ky portal të marrë dy gjëra të rëndësishme nga simotrat, revista Anabel dhe Facebook-Anabel: Ashtu si revista të arrijë të fitojë dashurinë dhe besnikërinë e lexuesve dhe ashtu si faqja e Facebook-ut, të krijojë të njëjtin komunitet, që dikur arriti të bëhej më interesanti dhe madje më influencuesi në rrjetet shqiptare. 

Me dashuri, 
Dalina Buzi
Themeluese e Anabel

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb