News

Në janar shembet 'Qemal Stafa'

Në janar të vitit 2016 do të nisë puna për shembjen e stadiumit historik "Qemal Stafa", vend ku do të ndërtohet stadiumi i ri"Arena Kombëtare". Lajmin e konfirmon për gazetën “Shqiptarja.com”, anëtari i Komitetit Ekzekutiv në Federatën Shqiptare të Futbollit, Arben Dervishi.

Ai thotë se projekti, krahasuar me atë që ka paraqitur FSHF, nuk do të ndryshojë. “Pas 2-3 muajsh, ose më saktë në Janar të vitit të ri 2016 do të nisë që të shembet stadiumi aktual 'Qemal Stafa', mbi rrënojat e të cilit do të ngrihet stadiumi i ri. Aktualisht jemi duke negociuar për koncesionarin. Ndërsa përsa i përket projektit të stadiumit të ri 'Arena Kombëtare' mund të them se nuk do të ketë asnjë ndryshim nga projekti italian që kemi paraqitur”, shprehet Dervishi.

Shembja e "Qemal Stafa" mund të zgjasë për afro 6 muaj dhe me nisjen e Europianit të Francës mund të nisë ndërtimi i stadiumit të ri.

Në projektin italian të stadiumit të ri të gjitha tribunat do të jenë të mbuluara. Godina do të përmbajë rreth 14.000 metra katrorë qendër biznesi, ndërsa 4 mijë metra katrorë do të vihen në dispozicion të Federatës Shqiptare të Futbollit për zyra dhe nevojat e saj. Në anën veriore të stadiumit do të ngrihet një kullë e lartë, më një restorant ekskluziv të stadiumit dhe një studio televizive trasmetimi.

Ndërsa kur vjen çështja te financimi i projektit, Dervishi thotë se ende nuk është vendosur përfundimisht sesi do të jetë skema, por FSHF dhe qeveria do të japin pjesën më të madhe të shumës.

Burimi: shqiptarja.com

Përshtati: Jolinda Levonja

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb