Metropolitan

Ermira nga Shkupi

Partia e Ali Ahmetit, më kujton një natë me plumbave në Tetovë, kur s’kuptohej kush qëllonte kë, dhe ne gazetarët e gdhimë në hollin e hotelit, duke pritur të zbardhej dita dhe historia.

Më pas BDI u bë për mua, portreti i bukur i Ermira Mehmetit. Vajzës me kaçurrela të zeza, që në 2002 iu bashkua partisë, duke i çuditur shumë prej atyre që vinin nga baruti, sesi ajo e mira nga Shkupi, fliste rrjedhshëm shqip, maqedonisht, anglisht, madje edhe shkruante në laptop pa parë tastierën.

Gazetarja e emisioneve televizive për fëmijë, që nuk linte fshat pa shkuar e diplomat pa takuar, ishte fëmijë politike. Në shtëpinë e saj, gratë e mençura të kohës, mblidheshin më nënën dhe flisnin për kurse kundër analfabetizmit. Aty u bënë bashkë dhe nxitën gra të tjera të dalin e të ndryshojnë jetën, duke mësuar të qepin e të lexojnë. Bashkë hapën gazetën “Dija”, kur burrat hapën gazetën “Dita”. Ermira shoqëroi nënën në çdo takim. E tradhtoi vetëm një herë, kur u sëmur me temperaturë të lartë. Ajo ishte dita, kur bëheshin listat e partisë së re. Dita, kur nëna qëndroi më të bijën dhe nuk e gjeti më kurrë emrin, në asnjë listë. Arrij ta shoh atë ditë, kur nëna e Ermirës hoqi dorë nga të gjitha dhe nuk e mbështeti kurrë të bijën, për të bërë politike. E ka dritën e syve, e ruan nga zhgënjimet.

Por Ermira nuk ndaloi. Në çdo takim, në çdo tubim, në çdo zgjedhje. U be fytyra e ndryshimit, transformimit dhe hapjes së BDI. Imazhi i partisë së hapur ndaj gruas. Zëri i artikuluar femëror shqiptar që ndjell vajza të tjera të afrohen dhe burra të tjerë, të besojnë.

Unë e kam takuar herën e fundit, ndërsa ishte në majën e gjërave.

Kur e takova, dje, në Tiranë, më tregoi se ishte divorcuar, pas një martese që nuk zgjati dot. Tani jetonte me të birin tre vjeç, në shtëpinë e nënës. Elegante, me sy të mençur, që i fsheh herë pas here pas syzeve, për të mbuluar çdo ndjeshmëri në një bisedë që e prek, me fytyrë të lëmuar, por e dërrmuar, edhe pse nuk e pranon. Në një kohë fare të shkurtër, i ndodhën të gjitha. Pas divorcit, e sulmuan që përdori pushtetin, për t’i marrë fëmijën burrit. Cilin pushtet, atë të nënës, thotë ajo dhe më tregon foton e princit të vogël të shtëpisë, që nuk ha, kur ajo nuk ha, që e këshillon të mos përlahet me burra, në punë, kur e sheh të flasë e ngrejë zërin në parlament.

Një vit më pas, në prag zgjedhjesh një gazetar maqedonas shkroi se shqiptarja e BDI, kishte një aferë me ministrin e jashtëm maqedonas. U vu në qendër të ciklonit. Vetëm me një titull, as shkrim, as foto. E përgënjeshtroi, duke treguar që nuk e njihte fare, e kishte pasur përballë vetëm një herë në komision, por nuk e besuan. Një grua e bukur, një grua e vendit të parë, nuk mund të jetë vetëm dhe vetja. Është e kryetarit, shefit, e bosit, e kriminelit, e sponsorit, e idilit politik. Gazetari që e shkroi, e përgënjeshtroi lajmin, por dëmi ishte bërë.

Pas zgjedhjeve, ku doli deputete, iku në Amerikë. E kishte përfunduar LSE, por i mungonte edhe George Town. Për kë përmirësohesh, për çfarë e rrit cilësinë tënde, në një ambient që përmirëson vetëm cilësinë e sendeve, duke bërë politikë, afër qoshes? -e pyes.

Dhe kam të drejtë, sepse pas kthimit, edhe është, edhe nuk është. Është në atë pikën, kur të thonë, pa të thënë; më mirë ik vetë, sa të të heqim Ne.

Ne? Këta Ne, që të shfrytëzojnë, fytyrë, emër, rini, pasion, energji, ide. Këta Ne, që të hedhin baltë dhe të lënë në baltë, se të keqen e mban ti, të mirën e duan për vete.

Këta Ne, në Maqedoni, Tiranë, Prishtinë, që janë gjithnjë bashkë dhe bëhen bllok, sa herë duhet të mbrojnë cilindo pervers dhe hajdut, se është “burrë”. Kurse gratë rrinë veç e veç, të ndara dhe përçara, pa thënë kurrë një fjalë, se kane frikë mos iu vjen radha atyre.

Këta Ne, me plot historira seksuale përdhunimi, sepse çfarë tjetër veçse përdhunim, mund të jenë seksi real apo virtual me burra aq të shëmtuar , që përdorin dhunën e pushtetit, ndaj vajzave të vogla, që duan të dalin nga mjerimi, apo anonimiteti me çdo kusht; ndaj grave që mbajnë familjen, sepse pushteti i pushtave, nuk u lejon mënyrë më dinjitoze të mbajnë familjet, përveç prostituimit, me këta impotentë me pushtet.

Këta Ne, që kanë gjetur gjahun e radhës. E përgojuan, e frikësuan, e lanë vetëm dhe tani duan ta heqin nga politika.

Nëse Ermira rri, apo ikën nga BDI, ky është problem i BDI. Poqe se harxhojnë para për këshilltarë të huaj, për të nxitur e rritur imazhin, nuk besoj se kanë luksin ta humbasin zërin e saj. Qoftë edhe kur del kundër qeverisë Gruevski, i bën nder BDI, se e bën të ngjajë e lirë. Nëse BDI e hedh fytyrën e saj të tranzicionit, se tani e ka kaluar atë kohë dhe i ka bërë paratë të blejë imazhin, që ajo e solli falas, është përsëri problem i BDI, që nuk ka mësuar se një flutur e shkakton ortekun, një vijë e padukshme e ndan suksesin nga dështimi, paratë nga falimenti, mijëra ndjekës i bën befas mijëra mosbesues. Kështu bien perandoritë, jo më partitë. Me apo pa Ermirën, BDI ka boll për të sqaruar shqiptarët dhe veten, se ku po i çojnë dhe ku po shkojnë. Sikundër Ermira, ka sa të duash mundësi e dritare të tjera politike, sepse ajo është Ermira e politikës mbarëshqiptare, jo Ermira e BDI.

Por “Çështja Ermira” është gjë tjetër, ajo nuk ka lidhje, as me Ermirën, as me BDI-në. “Çështja Ermira” duhet të bëjë bashkë debatet e grave dhe vajzave në hapësirat mbarëshqiptare. Sepse është çështja ime, është problemi yt. Po u shuan ca zëra si i saj, vajzat nuk do të përshihen në lëvizjet politike rinore, apo lëvizjet femërore për ndryshim. Thjesht do të zhvishen për të dalë nga anonimati. Do të mbushin rrjetet online me lajme të tipit, “I hoqi të gjitha”, dhe do të zbrazin shpresat në sytë tanë, që jemi vajza dhe kemi vajza. Që duam një botë vajzash pa themelet në legjendën e Rozafës. Sepse nuk do të bëhemi kurrë bashkë, kurrë më mirë nëse vazhdojmë të sakrifikojmë vajzat.

Ndaj, vajza të të gjitha trojeve, bëhuni bashkë, se do ju hanë të paaftët!

REELS

Dhjetori është muaji i zgjedhjeve të bukura, i kombinimeve të reja dhe i garderobës që merr pak më shumë vëmendje. Te @paene.al , ky sezon vjen me rehati, elegancë dhe detaje që bëjnë diferencën, sepse çdo sezon meriton një fillim të bukur. 🤍

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons