Metropolitan

Fryve buzët? Dhe pastaj?!

Kur isha bashkë-moderatore e rubrikës “E diela trend” tek "E Diela Shqiptare", gati çdo javë, më duhej të lexoja në instagram, komente të panjohurish të cilët më sugjeronin të bëja diçka për t’u dukur edhe më bukur. Një më sugjeronte të holloja hundën, një tjetër të trashja vetullat, “ndoshta po të frysh pak buzët, do të të duken më të trasha kur të qeshësh” më shkruante njëra në koment. Çdo javë, dikush zgjohej dhe mendonte që unë mund të dukesha edhe më perfekte, që të pranohesha nga sytë e tyre.

Kishte ditë e pranoj, që ngarkohesha. Madje e mora seriozisht edhe hollimin e hundës, e cila deri atëherë s''kishte përbërë kurrë  problem. Por falë Zotit, menjëherë i thërrisja mendjes: “Nëse unë jam këtu ku jam, nuk jam për këmbët e gjata, as për fytyrën time joshëse, as për flokët e mia të dendura, as për veshjet e mia ekstravagante. Unë nuk shes imazh, unë shes punën dhe mendjen time. Atëherë ç’pengesë më ka dhënë kjo hundë, këto buzë, këto vetulla deri tani në profesion apo në jetën personale? Absolutisht asgjë.”

Por, natyrisht ha pak dhe shëndetshëm 5 herë në ditë dhe “zvarritem” çdo mëngjes në palestër, sepse e di se sa shpejt marr kile. Sepse edhe unë, si miliona njerëz të tjerë, kam komplekset e mia. Por ato janë të miat personale, të mbarsura nga vite të tëra luhajtjeje peshe dhe natyrisht askush tjetër s’mund të futet në trurin tim dhe t’i kuptojë ato. Ndaj, unë kam të drejtën e plotë të bëj ç’të dua me trupin tim, ashtu si e gjykon mendja ime. Dhe këtë të drejtë e kanë të gjithë.

 Kjo është ajo që s ‘po kuptohet së fundmi në Shqipëri (por edhe në botë.) E drejta personale për të vendosur mbi pamjen tënde. Njerëz që as do të bie rasti t’i njohësh ndonjëherë dhe normalisht as do të të vendosin lule mbi varr kur të ikësh nga kjo jetë, të sugjerojnë të ndryshosh dhe nëse ndryshon, të përbuzin që s’je më natyrale. Dhe fatkeqësisht, këto “grerëza sociale” po gumëzhijnë aq fort, sa kanë kompleksuar edhe më shumë të famshmit, të cilët ka raste që bien viktima dhe keqtrajtojnë pamjen, për të kënaqur grerëzat që do të vijojnë të të shajnë gjithsesi.

Ka disa ditë që mediat online ziejnë për një faqe instagrami, ku vajza e djem shqiptarë të famshëm ose jo, shfaqen me foto “para” dhe “pas” ndërhyrjeve plastike. Në këtë faqe, çdo personazhi i numërohen ndërhyrjet edhe pse të gjitha janë hamëndje, të cilat me raste rezultojnë të sakta. Që do të thotë: Asnjë shpjegim nuk bazohet në kartelën mjekësore apo në pohime të mjekëve e VIp-ave, por diskutohen ndryshimet bazuar në fotografi të mbledhura në google.

Kjo faqe, u bë “shpëtimi” I disa mediave, që deri atëherë nuk guxonin t’i tregonin vetë ndryshimet e VIP-ave dhe e përdorën faqen si “burim” për të krijuar lajme skandali, nga ato që shtojnë masivisht klikimet. Deri këtu jemi ok. Media do ushqim skandalesh dhe kjo faqe kishte goxha material. Për më tepër që vetë disa njerëz publikë, u kundërpërgjigjeshin publikisht postimeve, duke zgjatur disa ditë lajmet dhe reklamën e kësaj faqeje.

Momentalisht, ajo faqe që u prezantua me gocat_ebllokut2015 e ka ndërruar disa herë emrin dhe ka fshirë ¾ e postimeve. Është normale, pasi ndër fotot e publikuara, ishin jo vetëm njerëz publikë, por edhe vajza të panjohura, të cilat pa të drejtë ishin keqpërdorur nga administratorë anonimë.

 Ajo çfarë kuptojmë nga e gjithë kjo mesele, është fakti se ndërhyrjet plastike (të cilat sa vijnë e rriten në numër dhe klinikat estetike sa vijnë e shtohen), vazhdojnë trajtohen si Blasfemi dhe njerëzit gjykohen e tallen për atë çfarë vendosin të bëjnë me trupin e tyre.

Nëpër rrjete sociale është përhapur një bullying masiv kundër pamjes së të njohurve dhe nga eksperienca që kemi në faqen "Revista Anabel” në Facebook, është aq e vështirë ta ndalosh këtë fenomen, sa do të duheshin më shumë se një asistent, për të fshirë çdo koment përbuzës. Por edhe nëse i fshijmë komentet negative në faqen tonë, ato mbijnë diku tjetër. Grerëzat gumëzhijnë kudo. Njëra s’ka b*thë”, një tjetër ka shumë b*thë, një s’ka gjoks, tjetra ka shumë gjoks, njëra është e shkurtër, tjetra është më e gjatë seç duhet, njëra duhet të ha se po vdes në këmbë, tjetra ka ngrënë më shumë seç duhet dhe ka shumë tule. Kudo, vajza dhe djem kanë marrë shpatën e sulmit dhe argëtohen duke përbuzur të tjerët.

Por më shumë sesa i bëjnë dëm VIP-ave, ata i bëjnë dëm vetes së tyre. Sepse papritur, këto vajza e gra, po konfirmojnë, që pamja ka një rëndësi ta jashtëzakonshme. Se pamja është gjithçka.

Aq shumë është rritur trysnia e grerëzave, sa edhe vetë VIP-at tani, bëjnë gjithçka që të mos kenë asnjë koment negativ. Madje edhe kur ngelin shtatëzanë, ose e fshehin totalisht shëndetin e bukur që të jep shtatëzania, ose e tregojnë atë në foto me pozicione seksi, sikur duan të të thonë: “Shikoni sa e dëshirueshme jam për djemtë me një fëmijë në bark” (Edhe pse pas shkrepjes së fotove, me siguri do të kërkojnë ndihmë për t’u ngritur nga karrigia.”

Por VIP-at, kanë në dorë që këtë bullying, ta përdorin në avantazh. Ata që ulen e shkruajnë vetëm për të të ofenduar, ka gjasa që janë edhe më të palumtur se të famshmit për pamjen e tyre. Ose edhe më keq, janë të palumtur me jetën e tyre. Edhe ata kanë nevojë për një frymëzim, për dikë që t’ua hapë shtegun e mendjengushtësisë, për të kuptuar se një vajzë mund t’i ofrojë botës më shumë se gjoksin perfekt apo buzët mishtore.

Një njeri I njohur që ka një fuqi ndikuese tek njerëzit, le ta përdorë këtë armë për të qënë ai/ajo frymëzimi. T’i vërë shkelmin perfeksionit inekzistent dhe të ndajë me të tjerët komplekset e tij/e saj. Qoftë duke pranuar ndërhyrjet që ka bërë, ose thjesht të heshtë e të flasë vetëm me punë. Por kurrsesi të mos akuzojë të tjerë që përpiqen të përmirësojnë pamjen. Dhe mundësisht të mos sforcohet me fotoshope qesharake amatore që shtrembërojnë mure e rrugë, për t’u bërë “shakaja e botës.”

Ata që shajnë kanë nevojë për një dritë shprese, që në fund të fundit, u bën mirë edhe të famshmëve, sepse kur fillojnë të pranojnë e ta duan veten publikisht, pranohen edhe nga të tjerë. Dhe të gjithë gradualisht përftojmë një mentalitet të ri: “Se nuk ka pikën e rëndësisë ajo çfarë duam të bëjmë me pamjen tonë, përballë asaj se çfarë investojmë në këtë jetë shpirtërisht dhe profesionalisht.”

REELS

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉

🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣

🤔 👀 Ditën e djeshme, në faqen zyrtare të BBVA-5 janë publikuar disa video të banorëve nga dhoma e rrëfimit. Në një prej tyre ishte edhe Miri, i cili reagonte i përlotur tani që nuk do të ketë mundësinë të ndajë më krevatin me Selin. Për shumë prej komentuesve online, lotët e tij janë të pakuptueshëm. Disa e gjykojnë duke i kujtuar gruan jashtë, ndërsa disa të tjerë i shohin këta lot si diçka më shumë. Sipas tyre, Miri ndjen diçka më shumë për Selin.

Timothée Chalamet e shfrytëzoi fjalimin e pranimit të çmimin “Aktori më i mirë” nga Critics Choice Awards për të falënderuar Kylie Jenner, duke e përmendur hapur si partneren e tij prej tre vitesh. Ai theksoi se mbështetja dhe historia që kanë ndërtuar së bashku kanë qenë një pjesë thelbësore e rrugëtimit të tij. Aktori tha se nuk do ta kishte arritur këtë pa Kylie-n, duke e paraqitur fitoren jo vetëm si një arritje profesionale, por si diçka të ndërtuar krah personit që ka qenë pranë tij gjatë gjithë procesit. Kamera u kthye nga Jenner në sallë, ajo buzëqeshi dhe duartrokiti, dukshëm e emocionuar nga momenti.

Ish-miss-i shqiptar, Agnesa Vuthaj, do të bëhet nënë për herë të parë.

Lore jeton në flluskën e saj dhe mirë e bën 😂

Kujdesuni dhe stiloni flokët me STYLPRO Red & Infrared Thermal Brush nga @skin.care.albania , një kombinim perfekt i teknologjisë së avancuar të nxehtësisë me fuqinë e dritës së kuqe (Red LED) dhe infra të kuqe (Infra-Red) për flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉

Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh për ndjekësit e tij që pas humbjes tragjike të vëllait në shtator të këtij viti. Ai ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen. Për më shumë detaje klikoni linkun në stories.