Metropolitan

'Mrekullia', historia e rrallë, që do të na bëjë të hapim sytë dhe zemrat

Titulli: Mrekullia
Titulli në origjinal: Wonder
Autori: R.J. Palacio
Përktheu: Ilir Baçi
Zhanri: Roman
Data e botimit: Tetor, 2015
Numri i faqeve: 376
Çmimi: 1000 lekë

Libri me një fjali
Nëse mund të zgjedhësh midis sjelljes me drejtësi dhe sjelljes me mirësi, zgjidh mirësinë.

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Agustin Pullman, lindur me disa deformime të rënda në fytyrë, ëndërron të jetë një fëmijë si gjithë të tjerët. Në vetvete ai e di se është një fëmijë i zakonshëm, por, edhe pas 27 ndërhyrjeve kirurgjikale, kur të tjerët e shohin për herë të parë, ata janë të detyruar të kthejnë kokën ose të ulin sytë, për të fshehur tmerrin dhe neverinë që i pushton. “Sado të mundoheni të më përfytyroni, ka gjasa të jem akoma më keq”, thotë ai që në faqet e para të librit.

Ai është mësuar me vështrimet dhe me shakatë e hidhura, e megjithatë tmerrohet kur prindërit i thonë që e kanë regjistruar në shkollë. Për shkak të ndërhyrjeve kirurgjikale dhe pamjes së tij, ai nuk ka mundur të shkojë në një shkollë të zakonshme, por është shkolluar në shtëpi. Tani që ka mbushur 11 vjeç, prindërit e bindin që ai t'u bashkohet fëmijëve të zakonshëm dhe kështu fillon aventura e Agit në shkollën Biçer Prep. Ky ndryshim, i vështirë për çdo fëmijë, merr një përmasë krejt të re për heroin tonë, një fëmijë i zakonshëm, me një fytyrë të jashtëzakonshme. A do ta besojnë të tjerët që ai është njësoj si ata, përtej pamjes së jashtme? Historitë me fëmijë të pazakontë janë gjithmonë torturuese. Aty bën jehonë një lloj vetmie që trazon frikën e hershme të izolimit dhe braktisjes.

Por  autorja e ka pajisur Agin me një armë sekrete të fuqishme: një familje të ngrohtë e të dashur, të cilën shumë fëmijë "normalë" nuk e kanë. Për shembull, me kalimin e viteve, prindërit e Agit e kanë kthyer historinë e lindjes së tij në një lloj komedie që përshin edhe një infermiere me probleme gastriti dhe një doktor, të cilit i ranë të fikët kur e ka parë për herë të parë. Mbi të gjitha, vetë Agi dhe fëmijët e tjerë të romanit janë zemra e ngrohtë e tij. Autorja ka arritur t'i kapë me shumë mjeshtëri si zërat e njëmbëdhjetëvjeçarëve, po ashtu edhe ato të adoleshentëve, duke këmbyer rrëfyes shpesh herë ndër kapituj.

Kështu shohim xhelozinë, fajin dhe shqetësimin e motrës adoleshente, por edhe garën e poshtër për popullaritet mes fëmijeve të klasës së pestë. Ngjarjet do të kulmojnë në një udhëtim me shkollën, gjatë të cilit rendi shoqëror do të ndryshojë në mënyrë të paimagjinueshme më parë.

Ky roman përmban mesazhe të rëndësishme për të gjithë. Të rriturve u rikujton se sa mizore mund të jetë bota e fëmijëve sidomos kur këta janë "të veçantë" dhe se sa dhimbje mund të mbartë ajo. Ndërsa fëmijëve u jep mesazhe ndërgjegjësimi, tolerance dhe miqësie, që në kohëra si këto tonat, janë gjithmonë e më të rralla.

Historia e Agusit është ribotuar 40 herë në ShBA, ka shitur mbi një milion kopje dhe ka qëndruar 97 javë në listën e librave më të shitur të New York Times-it. “Mrekullia” ka fituar edhe disa çmime letrare: Çmimi i Librit të Studentëve të Maine-it në 2014, Çmimi i Librave për Fëmijë Vermont's Dorothy Canfield Fisher, Çmimi Mark Twain në 2015 dhe Çmimi Hawaii's Nene në 2015. Së shpejti libri do të përshtatet në film.

Publiku i interesuar

Autorja u frymëzua për të shkruar romanin “Mrekullia” nga një ndodhi personale: një ditë, kur ajo ishte në park me djalin e saj më të vogël (që atëherë ishte 3 vjeç), ai filloi të qajë pasi vuri re një vajzë që ishte ulur pranë tij dhe që kishte deformime të rënda në fytyrë. Palacio u mundua që, me delikatesë, të bënte djalin të ulej gjëkundi tjetër, por situata u bë më e koklavitur. Qëllimi i mirë i autores që të shmangte një situatë të sikletshme për vajzën dhe familjen e saj kishte rezultuar në një incident edhe më të rëndë se ai fillestari. Duke reflektuar më pas për çfarë ndodhi, Palacio kuptoi se ai incident mund të kishte qenë një mësim i mirë për djalin e saj, por edhe për shumë të tjerëve. Kështu, ajo vendosi të shkruante librin që më pas rezultoi të ishte “Mrekullia”.

Nga një prind i shqetësuar, për të gjithë prindërit e interesuar.

Kritika

[...] megjithëse edhe një fëmijë si Agustini duhet të lihet i lirë të përjetojë betejat e jetës, afërsia e duhur midis prindërve dhe fëmijëve është një forcë transformuese që mund të përballojë çdo pengesë.

[...]

Ndërkohë që dënesa disa herë gjatë leximi të librit "Mrekullia", vajza ime nëntëvjeçare, e cila e dashuroi librin dhe bindi të gjithë shokët e saj ta lexojnë, nuk derdhi asnjë pikë loti. Ajo nuk e kuptonte pse unë mendoja se situata e Agit mund ta shqetësonte. “Më pëlqejnë fëmijët që janë ndryshe”, më tha. Kuptova që atë e prekin historitë me fëmijë që vuajnë, sepse kanë prindër të pakujdesshëm ose të papranishëm dhe askush nuk merakoset për ta. Ndoshta kjo është gjetja më kuptimplotë e autores: ajo na ka lënë me përshtypjen se problemet e Agustinit, në thelb, janë krejtësisht të kalueshme dhe se, në fakt, ai është një fëmijë me fat.

- The New York Times, Sunday Review

Agustini po mundohet të gjejë vendin e tij në botë, por edhe bota duhet të gjejë një mënyrë për t'i bërë vend. Një histori e paharrueshme me kurajo, ëmbëlsi e mrekulli.

- Kirkus Reviews

Ju siguroj që është një libër që do ta bëjë çdo lexues të ndihet më mirë.

- The Guardian

Është një histori e rrallë, që do të na bëjë të hapim sytë, dhe zemrat, mbi ç'do të thotë të të tregojnë me gisht për një karakteristikë, të cilën nuk mund ta ndryshosh, kur gjithçka që do është të jesh thjesht një tjetër fytyrë në turmë.

- Publisher's Weekly

Nuk dua të tregoj shumë rreth ngjarjes, por mund të them se “Mrekullia” ka një fund entuziast. Pa dyshim, autorja përpunon mjeshtërisht transmetimin e emocioneve te lexuesit, por do t’u pëlqejë fëmijëve dhe të rriturve, sepse është një histori vërtet e bukur dhe eksplorohen disa të vërteta të thella për sjelljen e njerëzve.

- The Telegraph

Me përjashtim të pamjes së tij të jashtme, Agustini është një djalë i zakonshëm. Ose më mirë, pothuajse i zakonshëm. Pa e tepruar me sentimentalizëm, Palacio ngulmon tek aftësia e tij për t'u ripërtërirë, sensi i humorit dhe kurajoja kur përballet me operacione kirurgjikale pafund. Do të sfidoja çdokënd të mos prekej kur ai ngashërehet: “Përse duhet të jem kaq i shëmtuar, o ma?”, teksa pjesa kulmore e librit të shkatërron emocionalisht.

- The Independent

Autorja

Autorja jeton në Nju Jork me bashkëshortin dhe dy djem. Ajo ka një eksperiencë të gjatë pune si drejtore artistike dhe dizenjatore kopertinash për autorë të ndryshëm. “Mrekullia” ishte libri i saj i parë. Falë suksesit të jashtëzakonshëm ai u ndoq edhe nga dy libra të tjerë, të frymëzuar nga i pari: 'The Julian chapter' dhe 'Mr. Brown's precepts book'.

Fragmente nga libri

1)

– ...por ajo që dua të merrni me vete nga shkolla, të dashur nxënës, – vijoi ai,

– është dija e patundur se, në të ardhmen që do të ndërtoni, gjithçka është e mundur. Sikur, çdokush që është i pranishëm sot në këtë sallë, të përcaktonte një rregull, sipas të cilit, kudo që të jetë, sa herë t’i jepet mundësia, të përpiqet të tregojë paksa më shumë mirësi se ç’është e nevojshme – bota do të ishte vërtet vend më i mirë. Dhe nëse do të veproni kështu, nëse do të veproni me ca më shumë mirësi se ç’është nevoja, dikush tjetër, diku tjetër, ndonjë ditë tjetër, mund të dallojë te ju, te secili prej jush, fytyrën e Zotit.

2)

Gjërat që bëjmë ngjajnë me monumentet që njerëzit ngrenë për të nderuar heronjtë pas vdekjes së tyre. Janë si piramidat që egjiptianët kanë ngritur për nder të faraonëve. Vetëm se nuk janë prej guri, por përbëhen prej kujtimeve që njerëzit kanë për ty.

3)

Nëse mund të zgjedhësh midis sjelljes me drejtësi dhe sjelljes me mirësi, zgjidh mirësinë.

REELS

Dhjetori është muaji i zgjedhjeve të bukura, i kombinimeve të reja dhe i garderobës që merr pak më shumë vëmendje. Te @paene.al , ky sezon vjen me rehati, elegancë dhe detaje që bëjnë diferencën, sepse çdo sezon meriton një fillim të bukur. 🤍

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons