Metropolitan

Gazetaria e hajdutëve, çmenduria që duhet ndalur!

Në 16 tetor, faqja e Facebook-ut “Jeta osh qejf”, demaskoi publikisht për 1 milionë e gjysëm fansat e tij, dy gazetarë të “Pasdite në Top Channel”, të cilët sipas administratorëve, kërkonin materiale të publikuara në këtë faqe dhe pastaj hiqnin logon kur i transmetonin në emision.

Natyrisht, faqja më e lexuar e shqiptarëve, ka të gjithë të drejtën ta denoncojë këtë fakt. Në fund të fundit, nëse shqiptarët ia kanë besuar “Jeta osh qejf” materialet ekskluzive, kjo vjen si fryt i një pune të palodhur të administratorëve të cilët kanë krijuar këtë rrjet komunikimi dhe besimi tek ndjekësit.

Por, edhe pse denoncimi i “Jeta osh qejf” ishte ndaj televizionit “Top Channel”, fatkeqësisht viktima u bënë dy gazetarë. Emrat e tyre u përfolën, ata u tallën, u sulmuan dhe gjatë gjithë kohës që lexoja se çfarë njerëzit shkruanin për to, më vinte keq.

Në rradhë të pare u mërzita sepse çdo gjë ishte e pavërtetë. Kam punuar me të dy gazetarët gjatë kohës që isha kryeredaktore e “Pasdite në Top Channel” në vitin 2011dhe i vlerësoj si dy ndër gazetarët më të mirë dhe më profesionistë të atij emisioni.

E dyta, më erdhi keq, sepse nëse “Jeta osh qejf” nuk shitet si media dhe administratorët e tij fshehin identitetin, të paktën mediat online që udhëhiqen nga gazetarë, duhet të ishin përpjekur të bëheshin më të arsyeshëm, përpara se të nxitonin e t’ua nxirrnin fotot gazetarëve, si atyre “hajdutëve” që dikur u vareshin fotot në hyrje të “Euromax-it” në QTU.

Gazetarët, siç dëshmon edhe video në lajmin e Anabel.al, kanë cituar shpesh burime. Por ata janë punonjës dhe jo vendimmarrës. Nuk janë ata që sugjerojnë ruajtjen apo jo të logos. Këtë e vendosin eprorë, qofshin kryeredaktorë të emisionit apo drejtorë prodhimi.

Si televizioni kombëtar ku ata janë të punësuar, ashtu edhe media të tjera të rëndësishme elektronike, në shtyp apo online, kanë të gjithë gisht në një masakër që po i bëhet të drejtës së autorit. Siç shkruan edhe “Jeta osh qejf”, këtu mbahet “flamuri kundër piraterisë shqiptare”, flitet për gazetari profesioniste dhe nga ana tjetër shkelet një e drejtë e madhe, si ajo e përmendjes së burimit.

Kur na dolën papritur këto media të fuqishme që paskan korrespondentë në Siri, dinë të gjithë informacionet mbi sulmet e Rusisë, kanë parë nga afër shtëpinë e George Clooney-t dhe të mbathurat e Rihannës? Natyrisht do ta bënin po të kishin aq shumë fuqi financiare për të dërguar korrespondentë kudo apo për të paguar tarifat e majme për foto të “Getty Images”. Por askush nuk “e ha” që këto lajme janë nga burimet tona, ashtu siç edhe ne mediat, e kuptojmë që nuk kemi fuqi financiare që të blejmë çdo të drejtë fotoje apo lajmi.

Por të paktën t’ja njohim tjetrit në botë - edhe pse s’e njohim personalisht dhe s’do të na marrë kurrë në telefon që të ankohet -hakun e punës. T’ja njohim hakun edhe njëri-tjetrit si media që jemi, sepse është kohë ajo që harxhohet për të kërkuar një material, për ta përkthyer, për ta korrektuar dhe për ta publikuar. Dhe për më tepër, të paktën, kur flas për anabel.al, janë rroga ato që kjo kompani paguan për gazetarët e saj, duke përfshirë edhe siguracione. Dhe s ‘mund të jetë kaq e thjeshtë vjedhja.

Si kemi fytyrë të dalim e të flasim për gazetari apo për vjedhje shtetërore, kur ne s’e kemi në ndërgjegje që plagjiatura është një krim më vete? Si mund të jemi të ndjeshëm për stafin tonë si drejtues mediash, kur gazetarëve që i mbajmë me rroga u themi: “Vidhe punën e tjetrit pa problem. Na plasi ne se është lodhur ai ta bëj apo të gjej”?

Ashtu siç xhepisti i vjedh 1000 L(djersën e një dite pune) një udhëtari në autobuz dhe dënohet për këtë akt, ashtu edhe këto media, vjedhin ditën e punës së një njeriu, qoftë të atij që ka përkthyer dhe cituar një material, qoftë edhe të atyre që janë munduar dhe e kanë përgatitur vetë. Por, fatmirësisht për ta dhe fatkeqësisht për xhepistin, nuk ka penalizim.

Historia e fundit me “Jeta Osh Qejf”, duhet kthyer në një shembull, që duke nisur nga ato media të fuqishme me 500 punonjës e deri tek ato portale online që sapo hapen, të mësojnë të citojnë burimin. Është kaq e thjeshtë. Nuk e di pse u dhemb kaq shumë disave që të pranojnë se 100 lajmet që publikojnë çdo ditë në faqe, nuk janë të gjitha të tyret. Është ok të pranosh se ekzistojnë edhe media të tjera që bëjnë lajme në këtë univers. Nuk humb asgjë. Madje tregon profesionalizëm kështu. Klikimet do të jenë sërish njësoj. Më besoni! E kam me provë.

Ose përndryshe, nëse nuk e bëjnë dot, ta mbyllin gojën njëherë e përgjithnjë për “gazetarinë profesioniste” dhe të mos kërkojnë klikime duke denigruar emrat e gazetarëve-viktima, kur ata janë kapo-hajdutët e këtij biznesi.

REELS

Nëse shikoni “tym” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk është zjarr! Banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë zgjedhur Geek Bar.💨🔥 #geekbaralbania #evapifyalbania

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson