Fashion & Beauty

Kremi pudër i rekomanduar nga dermatologët për çdo lëkurë.

Kremi pudër i rekomanduar nga dermatologët për çdo

Herë pas here në Anabel u rikthehemi temave që kanë të bëjnë me bukurinë dhe kozmetikën, në qendër të të cilave janë pyetjet dhe këshillat e vajzave për njëra-tjetrën. Ajo që bie në sy, është që pothuaj çdo herë, që pa nisur ende publikimet vërshojnë komentet për përdorimin e kremit pudër. Vajza që përgjithësisht shprehen kundër përdorimit të tij dhe besojnë se ta dëmton lëkurën dhe djem që gjejnë rastin të bëjnë të njëjtat batuta të konsumuara. Epo, ku ka zë, nuk është pa gjë, thonë. Të shtyrë nga kjo ide por edhe nga paradoksi që shohim, se në jetën e përditshme kremi pudër është i përdorur masivisht dhe produkt kulti në koleksionin e cdo vajze, ndërsa ne rrjete sociale ato këmbëngulin se preferojnë të jenë “ujë e sapun”, vendosëm të hulumtojmë më tej për të zbuluar nëse miti i pudrës “djallëzore” është i vërtetë.

Kontaktuam me dermatologen Monika Fida. Kush më mirë se një profesioniste mund ti jepte përgjigje kësaj cështjeje që e ndan opinionin publik femëror në dysh. Dr.Fida na zuri ngushtë që në fillim të bisedës ku përmendi se fondatinta është përdorur që 200 vjet para Erës së Re nga Egjiptianët, Grekët, Romaket, madje përmendet edhe në Bibël (Testameti i Vjetër, Ezekieli 23:40), e deri më sot femrat nuk kanë hequr dorë prej saj, si një aleate e çmuar për të theksuar bukurinë e tyre. Nëse do të ishte aq e dëmshme, do të kishte dalë nga përdorimi kohë më pare, apo jo?- buzëqeshi ajo. Sipas doktoreshës nëse sigurohesh që ta lash fytyrën cdo mbrëmje, asnjë efekt anësor nuk vjen nga pudra, e megjithatë ky është një zakon i mirë që duhet praktikuar, me ose pa pudër qoftë lëkura. Së dyti është e rëndësishme të zgjedhësh një krem pudër të një marke të besuar dhe të testuar dermatologjikisht. Shmangni blerjet në shitësit e rrugës apo leverdinë e blerjes së një produkti të lirë që përveçse nuk do të aplikohet mirë, do t’ju dëmtojë lëkurën sepse përbërësit nuk janë të verifikuar. Në vend të kësaj, më e mira është të blesh në farmaci. Madje sipas Zonjës Monika Fida, kozmetika moderne ka përparuar aq shumë saqë është e mundur të zgjedhësh fondatintën që nuk përmban parfum, parabenet e dëmshme apo elementë alergjizues, por vetëm përbërës te zgjedhur. Ajo na rekomandoi vecanërisht Camouflage, të markës Rilastil, pasi duke qënë i krijuar për lëkura delikate dhe problematike, rrjedhimisht është më i sigurtë me çdo lëkurë dhe mbi të gjitha përmban vitamina B3 dhe substanca të tjera që parandalojnë formimin e njollave, rrudhave dhe problemeve të tjera në lëkurë.



Ky është një nga ata kremëra pudër që kanë të përfshirë dhe mbrojtjen kundër diellit brenda, kështu që kursen edhe para dhe kohë në aplikim, ndërsa formula është e tillë që të lejon ta përhapësh shumë lehtë në mënyrë uniforme, të thahet shpejt, të mbulojë maksimalisht duke krijuar një efekt shumë natyral në lëkurë. Vecanërisht, mund të përfitojnë nga kjo lloj fondotinte, femra me lëkura problëmatike si akne, njolla, kapilarë të kuq, rrathë të theksuar të syve, skuqje në pjesë të caktuara të fytyrës, etj. Mbetet ideal për të gjitha llojet e lëkurave.

Këshilla e saj e fundit, këtë herë jo si dermatologe, por si grua ishte që të mos harrojmë ta zgjasim aplikimin e kremit pudër deri tek qafa për të shmangur ate efektin maskë ku ngjyra e fytyrës stonon me të qafës, kështu mund të krijojmë vërtet imazhin sikur jemi ujë e sapun. Bota nuk ka nevojë ti dijë gjithë sekretet tona.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb