Metropolitan

Një anomali në hapësirë, mund të jetë dëshmi e jetës jashtëtokësore?

Instituti i Kërkimeve për Inteligjencën Jashtëtokësore, i ka sytë – dhe së shpejti edhe teleskopin më të mirë të ndërtuar ndonjëherë – nga një anomali që shumë astronomë nuk munden ta shpjegojnë.

Disa shkencëtarë të një sajti kërkimor Planet Hunters, zbuluan përpara disa vitesh një gjurmë të çuditshme drite midis konstelacioneve Cygnus dhe Lira. Ky grup, përdor të dhëna publike nga teleskopi Kepler i NASA-s, detyra e të cilit është gjetja e planeteve të ngjashëm me Tokën, duke kërkuar për zbehje periodike të dritës së yjeve, që sugjeron lëvizjen e ndonjë planeti.

Kur një numër shkencëtarësh e vunë re këtë anomali, ata ia dërguan rezultatet e studimit një grupi këshilltarësh shkencorë, pjesë e të cilit është edhe pedagogia për studimet post-doktoraturë në astronomi pranë universitetit të Yale, Tabetha Boyajian.

“Ka diçka të çuditshme që po ndodh dhe që ne duhet ta studiojmë me kujdes. E pazakontë ishte humbja e thellë e dritës së yjeve, me 20%, nga 1 javë deri në 2 muaj”

Por cili është shpjegimi? Mund të jetë një lëvizje kometash? Apo një fenomen inter-galaktik të cilin shkencëtarët në Tokë nuk e kanë zbuluar ende? Apo është efekti i strukturave me përmasa planetare, të ndërtuara nga ndonjë civilizim alien?

Jason Wright, profesor i astronomisë në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë (Penn State) pa të dhënat e Boyajian dhe nuk ka arritur ende t’u japë një shpjegim. Por në sajtin e tij personal, ai këshillon që të mos arrihet në përfundime të nxituara “Hipoteza e alienëve duhet të jetë e fundit që të mendohet” sugjeroi ai. “Do të ishte një ngjarje e madhe nëse do të provohej që ekziston vërtetë një jetë jashtëtokësore, prandaj duhet të jemi shumë të sigurtë, përpara se të arrijmë në përfundime, që mund të na bëjnë të humbim besueshmërinë.

Grupim kometash apo shenjë e një inteligjence aliene?

 Ylli, i identifikuar nga kërkuesit si KIC 8462852 është rreth 1,465 vite dritë larg Tokës, ose 8.6 kuadrilionë milje. Boyajian në një shkrim akademik muajin e kaluar, arriti në përfundimin se lëvizjet e çuditshme të dritave, ishin rezultat i fragmenteve të kometës. “Unë nuk mendoj se ky është shpjegimi i duhur” tha Wright, “por është më i miri që kam lexuar deri tani dhe më i mirë se hipoteza e alienëve.”

Një astronom nga Kalifornia, Siemion, i cili ka mbi 10 vjet që bën kërkime mbi jetën jashtëtokësore, i konsideron të pazakonta zbulimet e fundit.

“Kjo është një nga 2 apo 3 herët gjatë gjithë karrierës ime, që një astronom na kërkon ndihmë, sepse sheh diçka që nuk e shpjegon dot. Është një objekt shumë I çuditshëm ai që u vu re.” thotë Simeon.

Radio-teleskopi mund të zbulojë të vërtetën

Siemion ka kërkuar të përdorë një numër teleskopësh – duke përfshirë edhe radio-teleskopin më të mirë të Amerikës “Green Bank Telescope” në Virxhinia, për të parë më thellë këtë anomali. “Ka disa lloje specifike valësh që prodhohen vetëm nga teknologjia. Shumë galaksi prodhojnë valë radioje. Nëse ne, nëpërmjet një teleskopi të tillë, vëmë re një energji të dendur valësh në atë zonë, atëherë ajo dëshmon me siguri ndërhyrjen e teknologjisë.” Shpjegon Siemion. Dhe nëse ndodh kështu, ato valë të prodhuara nga teknologjia automatikisht rezultojnë në një inteligjencë jashtëtokësore.

Nëse do t’u lejohet observimi nga radio-teleskopi i Virxhinias, astronomëve do t’u duhet nga 24-36 orë për të perceptuar dhe për të analizuar të gjithë sinjalet.

“Informacioni do të na ndihmojë që të konfirmojmë diçka apo të përjashtojmë një dyshim të caktuar. Mezi po presim që të mësojmë gjithçka për këtë system. Duam ta kuptojmë sa më mirë.” Tha Boyajian.

 

Pergatitur nga Genta Hodo

Burimi: Cnn.com

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb