Luana Vjollca ka reaguar sot publikisht ndaj lajmeve me të cilat është zgjuar këtë mëngjes. Një video e publikuar në rrjetin social Snapchat, ku Luana shfaqet duke tymosur një cigare, është interpretuar nga disa media si një shembull i keq që ajo i jep të rinjve duke i shtyrë ata të tymosin hashash. Kjo mesa duket e ka nervozuar showgirl-in shqiptar, e cila ka thënë se nuk mund të qëndroj e heshtur përballë këtyre lajmeve dhe kësaj fotoje të sajën 'të përkthyer sipas mënyrës së tyre'.
Në përgjithësi e tërhequr nga reagimet, pavarësisht se sa e kanë cënuar përgjatë viteve, Luana shkruan: "Kjo sjam unë! Sepse unë jam kundra, si askush, çdo lloj vesi të tillë! Madje shkoj deri atje sa i gjykoj njerëzit për të tilla vese!". Ajo insiston më tej kur sqaron se në fakt ajo ka qenë duke tymosur një cigare dhe duke qenë se nuk e konsumon duhanin, ka zgjedhur ta postoj për shaka një video të tillë. "Por harrova që këtu tendenca për të të bërë çfarë s'je eshte më e madhe se çdo lloj dëshirë tjetër njerëzore vetëm e vetëm që edhe une të jem si "ata". Por sjam!"
25-vjeçarja ka përfituar nga rasti për të dhënë një mesazh edhe për të gjithë të rinjtë e shumtë që e ndjekin duke shkruar: "Mesazhi im është të jeni ndryshe, të jetoni pastër, mos t'i bashkoheni kësaj shoqërie, këtyre veseve!!! Mos të konsumoni kurrë të tilla "pislliqe" pavarësisht gjithë presionit të madh që do keni nga ata që ju rrethojnë. Do ju thonë ështe normale, ti që se pi s'je normale. Atëhere zgjidh "mos të jesh normale" !!", përfundon Luana mesazhin e saj.