Relationships

Depresioni në adoleshencë

Përballja me ndryshime të vazhdueshme dhe presionin është një pjesë e përgjigjes. Ndoshta po nis një shkollë të re dhe nuk do të mundesh t’i takosh shokët shumë shpesh. Kërkesa për nota të mira ose rezultate më të  mira në sport ose aktivitete të tjera mund të jetë një shqetësim për adoleshentët. Ndiheni sikur nuk keni kohë për të bërë gjithçka. 

Të jesh një adoleshent do të thotë të luftosh me identitetin dhe imazhin personal. Të pranohesh nga miqtë është diçka shumë e rëndësishme. Adoleshentët për të parën herë mund të ndiejnë një sensacion shkëputjeje nga prindërit dhe familja. Mund të ndjesh se dëshiron të rrish vetëm dhe të marrësh vendime për veten tënde, gjë që është edhe e mërzitshme dhe të bën të ndihesh i vetmuar. Sa argëtuese dhe eksituese është kjo periudhë, aq edhe konfuze dhe konfliktuale mund të bëhet. Duhet pak kohë për adoleshentët dhe familjet e tyre të ndihen rehat me tranzicionin nga adoleshenca në rini. 

Një tjetër shkak i rëndësishëm për luhatjet e humorit është biologjia. Kur fillon puberteti, trupi fillon të prodhojë hormone seksuale. Këto hormone – estrogjeni dhe progresteroni te femrat dhe testosteroni te djemtë – shkaktojnë ndryshime fizike në trup. Por te disa njerëz ato shkaktojnë edhe ndryshime emocionale, ulje dhe ngritje të humorit që  bëjnë që të humbasin kontrollin. 

Të kuptosh se pothuajse të gjithë kanë luhatje humori gjatë periudhës së adoleshencës mund t’i bëjë më të thjeshta për t’u menaxhuar. 

Kur është më shumë sesa humor
Të ndihesh i irrituar ose pa humor mund të jetë shenjë depresioni. Të tilla janë dhe ndjenjat e mërzisë ose kur ndihesh i pashpresë. 

Shumë njerëz mendojnë se depresioni është të ndihesh keq, por depresioni mund të sjellë edhe ndjenja të tjera si padurimi, inati ose edhe thjesht indiferenca. Kur depresioni futet në mes teje dhe shijimit të jetës ose marrëdhënieve me të tjerët, kjo është një shenjë që duhet të bësh diçka për të, si të konsultohesh me një terapist që të të ndihmojë të përballesh me të. Nëse ndjen se dëshiron t’i bësh keq vetes, kjo nuk është thjesht një mërzitje dhe duhet të flasësh me dikë. 

Të marrësh kontrollin 
Ja disa gjëra që mund të bësh për ta bërë më të thjeshtë përballimin e kësaj gjendjeje: 

• Të kuptosh se nuk je vetëm. Çdo adoleshent përjeton luhatje të emocioneve në këtë gjendje. Janë të zakonshme. 

• Merr frymë thellë. Numëro deri në 10 ose bëj diçka që të të qetësojë për disa momente, sidomos kur ndihesh i irrituar. 

• Fol me njerëz që u beson. Miqtë mund të ndihmojnë njëri-tjetrin duke kuptuar se nuk janë të vetëm dhe të ndajnë eksperiencat me njëri-tjetrin. Të flasësh me prindërit është gjithashtu shumë e rëndësishme. Prindërit ndajnë ndjenjat e tyre me ju gjithashtu. Ata do ta vlerësonin nëse do t’u tregoje se çfarë ndiejnë vend që të përplasje derën.  

• Bëj ushtrime. Të ushtrohesh rregullisht bën që të prodhohet më shumë beta-endorfinë, një hormon që kontrollon stresin dhe përmirëson humorin. Shko për vrap, luaj tenis, bëj xhiro me biçikletë ose qëllo një thes boksi. 

• Fli mjaftueshëm. Edhe pse është e vështirë të gjesh kohën, të pushosh është shumë e rëndësishme. Të jesh i lodhur e shton mërzitjet dhe irritimin. 

• Krijo. Përfshihu në ndonjë projekt si të nisësh një gazetë, një ditar, të krijosh diçka me dru, të bësh muzikë. Të shkruash të ndihmon të shprehësh ndjenjat dhe mendimet. Mos u shqetëso për gramatikën dhe shenjat e pikësimit, e rëndësishme është të hedhësh ndjenjat në letër. 

• Qaj. S’ka asgjë të keqe që të qash, në fakt shpesh e bën një njeri të ndihet më mirë. Sido të ndihesh, i mërzitur, pa shpresë, mund të shkosh dhe të kërkosh ndihmë te një këshillues. Mund të qash nëse të qahet, por kjo nuk është zgjidhja. 

• Prit. Kur të duket se ndihesh keq pa arsye, mos harro se kjo do të kalojë. Nëse humori yt negativ zgjat dhe ndërhyn në jetën tënde me prindërit, miqtë dhe shkollën, atëherë është mirë të konsultosh një psikolog, një prind, një mësues dhe mund të ndihesh më mirë. 

Depresioni është i zakonshëm 
Depresioni është shumë i zakonshëm dhe mund të prekë 1 në 8 adoleshentë gjatë kësaj periudhe. Depresioni prek njerëz të çdo ngjyre, race, statusi ekonomik, moshe, sidoqoftë duket se prek më shumë femrat se meshkujt. 

Përgjigjet ndaj depresionit 
Ndonjëherë miqtë ose pjesëtarët e familjes kuptojnë se dikush po kalon depresion. Ata mund t’i përgjigjen me dashuri, ëmbëlsi dhe ta mbështesin duke shpresuar që kjo mërzitje do të kalojë. 

Ata mund ta dëgjojnë nëse ky person dëshiron të flasë? Nëse kjo ndjenjë depresioni nuk kalon, miqtë dhe të afërmit mund ta inkurajojnë që të marrë ndihmë nga një mjek ose terapist. Por jo të gjithë e kuptojnë depresionin kur ndodh te dikush që njohin.

Disa njerëz nuk e kuptojnë depresionin. Për shembull, ata mund të reagojnë keq ndaj një personi që është duke kaluar depresion, duke bërtitur ose duke e kritikuar, duke mos u përpjekur që ta kuptojnë. Disa, në mënyrë të gabuar, besojnë se depresioni është një sjellje që mund të kalojë shpejt. Por nuk është kaq e lehtë.  

Ndonjëherë edhe njerëzit që janë në depresion nuk e marrin gjendjen e tyre seriozisht. Disa ndiejnë se janë të dobët në një mënyrë sepse janë në depresion. Kjo është e gabuar dhe mund të dëmtojë njerëzit që fshihen dhe nuk kërkojnë ndihmë. 

Shpesh depresioni ka dhe simptoma fizike (si dhimbje koke ose probleme të tjera të lidhura me stresin), në këtë rast nevojitet vizita te mjeku. Një herë në disa kohë edhe një mjek i mirë mund të mos kuptojë nëse dikush është duke kaluar depresion dhe thjesht të kurojë simptomat fizike. 

Pse njerëzit bien në depresion?
Nuk ka vetëm një shkak për depresionin. Shumë faktorë ndikojnë në të, duke përfshirë ambientin, gjenetikën, ngjarjet e jetës, gjendjen mjekësore dhe mënyrën se si njerëzit reagojnë ndaj gjërave që u ndodhin. 

Gjenetika
Kërkimet kanë treguar se depresioni mund të jetë i trashëgueshëm dhe se disa njerëz e trashëgojnë atë nga familjarët. Jo çdo njeri  që ka një person të depresionuar në familje mund të sëmuret edhe vetë. Por shumë njerëz që kanë këtë sëmundje në gjene mund ta përjetojnë atë. 

Ngjarjet e jetës 
Vdekja e një pjesëtari të familjes, një miku, një kafshe, mund të shkojë përtejë dhimbjes normale dhe të çojë shpesh në depresion. Të tjera ngjarje të vështira të jetës, si divorcet, ndarjet, mund të shkaktojnë shumë presion. Ndërrimi i shkollës, divorci i prindërve  mund të jenë të vështira për t’u përballuar nga ana emocionale dhe personi bie në depresion. 

Ambienti social dhe familja 
Për disa adoleshentë, një atmosferë negative, stresuese ose një familje e palumtur mund të prekë vetëvlerësimin e tyre dhe mund t’i çojë në depresion. Këtu përfshihen edhe situatat kur jetojnë në familje të varfra, të dhunshme etj. Përdorimi i substancave të ndryshme mund të ndikojë te humori, alkooli dhe droga të tjera njihen për efektet depresuese. Pasojat negative sociale dhe personale mund të çojnë në palumturi dhe depresion. 

Gjendja mjekësore 
Disa gjendje të caktuara mjekësore mund të prekin balancën e hormoneve dhe të ndikojnë në humor. Kur këto gjendje mjekësore diagnostikohen dhe trajtohen nga mjeku, depresioni zakonisht largohet. 

Simptomat e depresionit 
Simptomat që njerëzit kanë kur ndihen të depresuar janë: 

- humor i keq, mërzitje në shumicën e kohës (për gjëra që duken pa arsye); 
- mungesë energjie dhe lodhje gjatë gjithë kohës; 
- pamundësi të kënaqen me gjërat që sjellin kënaqësi; 
- largim nga familja dhe miqtë;
- irritim, mërzitje, ankth; 
- paaftësi për t’u përqendruar; 
- humbje domethënëse në peshë; 
- probleme serioze me gjumin; 
- ndjenja faji;  
- dhimbje pa shkak të pjesëve të trupit; 
- pesimizëm ose indiferencë; 
- mendime për vetëvrasje. 

Kur dikush ka pesë ose më shumë se këto simptoma për më shumë se dy javë ky person është në depresion. 

Të marrësh ndihmë 
Depresioni është një nga problemet emocionale më të zakonshme në botë. Lajmi i mirë është se është gjithashtu i trajtueshëm dhe terapistët dhe psikologët mund të ndihmojnë shumë për këtë. 80% e njerëzve që kanë vuajtur nga depresioni dhe janë kuruar tani jetojnë një jetë më të mirë. Ata ndihen mirë me veten dhe nuk e shohin veten si më parë. Trajtimi i depresionit përfshin terapinë, mjekimin ose kombinimin e të dyjave. Njerëzit që vuajnë nga depresioni nuk duhet të presin dhe të shpresojnë që kjo ndjenjë do të largohet vetë sepse ai mund të kurohet në mënyrë shumë efektive. Kërkojuni ndihmë prindërve, të rriturve, një mësuesi ose miqve të ngushtë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb