Metropolitan

'Legend' ... Legjenda e dy gangsterëve binjakë

Imdb: 7.5

Rotten Tomatoes: 60%

Metacritic: 59

Personal: 8

Aktori anglez Edward Thomas (Tom) Hardy në karrierën e tij ka provuar personazhin e boksierit të dhunshëm [Warrior - 2011], gangsterin e përkushtuar ndaj familjes [Lawless - 2012], të fortin homoseksual [RocknRolla - 2008] dhe kriminelin e pashpirt [The Dark Knight Rises - 2012]. Në këto dhe në personazhe të tjera, aktori gjithmonë ka ngjitur si karakter, por asnjëherë nuk ka bindur në peshën e tij të vërtetë aktoriale. Ndërsa, kur i kërkohet tek filmi Legend (2015) t’i bëjë njëherësh të tërë këto karaktere ia del mrekullueshëm dhe e provon sesa i vlen lëkura. Sikur mos të mjaftonte kjo gamë e madhe profilesh në një film, e sfidon veten të luajë dy personazhe protagonistë, ata të binjakëve gangsterë Kray në Londrën e viten 50’-60’. Dy gangsterë që njihen si të parët që tërhoqën vëmendjen e tabloidëve dhe u përfolën si të ishin pop star të kohës së tyre.

Binjakët Ronald dhe Reginald Kray në të vërtetë ishin dy ish boksierë, biseksualë, gangsterë gjakatarë që u shndërruan në legjendë e malavitës londineze të viteve 60-të. Suksesi dhe fama e tyre ndonëse rrezaton ende sot për binjakët vetë nuk shkoi gjatë, duke u burgosur në të 30-tat e tyre dhe e kaluan gjysmën tjetër të jetës në burg deri kur vdiqën. Regjisori dhe skenaristi i filmit Brian Helgeland, i trajton përgjithësisht me besnikëri historike ngjarjet, por me arsye edhe duke i prekur kozmetikisht dy protagonistët në funksion të krijimit të një kontradite të natyrave të tyre. Ronald përshkruhet si homoseksuali që e pranonte haptazi prirjen e tij, i lajthituri i dalë nga binarët, i dhunshmi gjakatar dhe në anën tjetër Reginald si heteroseksual, më i arsyeshëm, më pak konfliktual.

Në qendër të sinopsit të filmit vendoset romanca ndërmjet Reginald dhe Frances Shea Emily Browning, e cila përdoret dhe në pozitën e narratores. Kjo zgjedhje e skenarit në fakt krijon një disbalancë në film dhe trekëndëshi i karaktereve në një pjesë të filmit humbet qendrën e gravitetit. Ndonëse ngjarjet dhe bëmat e binjakëve Kray duhet të shihen në sytë e karakteri i të Frances, peshë më të madhe merr Reginald dhe vëmendja herë kalon në marrëdhënien e vëllezërve dhe herë në konfliktet që lindin në romancë. Ky mosbalacim jep një bark në pjesën e dytë të filmit aq sa arrin momente të bëhet i lodhshëm.

Ky film vjen paralelisht me serialin Peaky Blinders, serial i cili ka mbaruar sezonin e tretë dhe ka po prapë në sinops malavitën e gansterëve anglezë të viteve 50-të. Një serial tejet i realizuar ku luan edhe Tom Hardy, nga i cili ky film ka marrë shumë, por që do kishte vend të huazonte më shumë elementë të bukur si për shembull kostumografia dhe fotografia. Gjithsesi regjisori Helgeland ka një trajtim fin të këtij filmi duke ngjarë si një bashkëpunim i Guy Ritchie dhe Martin Scorsese. Ai ka përvetësuar më të mirën e teknikave të të dyve në raport me dhunën, lojën komike të të parit dhe thellësinë psikologjike të të dytit.

REELS

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl