Këngëtarja Argjentina Ramosaj ka vetëm 2 muaj që është bërë nënë e djalit Noah por duket në formë vërtetë shumë të mirë fizike. Në foton e publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, 25-vjeçarja shfaqet e veshur me një fustan të zi, të ngushtë pas trupit që i nxjerr në pah format trupore, që për hir të së vërtetës janë për t'u pasur zili.
Ramosaj solli në jetë fëmijën e saj të parë më 21 korrik të këtij viti nga lidhja me partnerin e saj Dukagjin Fetahu.