Relationships

Nëse pret ende një shpjegim nga ish-i dashuri, duhet të lexosh këtë deklaratë të Kate Hudson

Nëse pret ende një shpjegim nga ish-i dashuri, duhet të lexosh

Kate Hudson ka folur hapur për mënyrën se si i përjeton ndarjet, duke shpjeguar pse nuk beson në diskutime të stërgjata kur njëri nga partnerët nuk dëshiron më ta vazhdojë lidhjen.

Aktorja, e cila është e fejuar me muzikantin Danny Fujikawa që nga viti 2021 dhe ka me të një vajzë, Rani Rose, dha një intervistë për SiriusXM, ku foli hapur për përvojat e saj personale dhe mënyrën si i përballon ndarjet apo shkëputjet e marrëdhënieve.

“Nëse një burrë më thotë se nuk më do më, se nuk dëshiron të jetë më në një lidhje, unë thjesht largohem,” u shpreh ajo.

“Nuk jam tipi i vajzës që thotë: “Prit ta flasim”. Nuk ka kuptim! Unë them vetëm “ në rregull” dhe vazhdoj përpara.”

Hudson tregoi edhe një përvojë konkrete, kur një ish-partner i komunikoi se donte të ndaheshin dhe më pas kërkoi ta diskutonin më gjatë vendimin. 

“Ai më tha: ‘Nuk mendoj se mund ta vazhdoj lidhjen më gjatë.’

Unë iu përgjigja: ‘Në rregull.’ Më pas më pyeti nëse doja të flisnim për t’u sqaruar, por sinqerisht nuk kisha fare dëshirë,” rrëfeu ajo.

Aktorja theksoi se, për të, kur vendimi është marrë, nuk ka kuptim të bëhet një bisedë që nuk ndryshon asgjë. 

“Kur dikush përpiqet të rikthehet vetëm sepse nuk është më në një lidhje tjetër, përgjigjja ime është “jo”. Gjërat kanë përfunduar dhe nuk ka arsye të lidhemi sërish,” tha ajo.

Komentet e saj u bënë në kuadër të një bisede më të gjerë për karrierën dhe rrugëtimin në kinematografi. Gjatë intervistës, ajo kujtoi edhe posterin ikonik të filmit Almost Famous, i cili i solli nominimin e parë për çmimin Oscar. Aktorja rrëfeu se, kur e pa për herë të parë posterin, mendoi: 

“Shpresoj që të gjithë ish-të dashurit e mi ta shohin. Shpresoj që të gjithë ata që më refuzuan të kalojnë nëpër Times Square dhe ta shohin.”

Hudson është nënë e tre fëmijëve: Ryder, nga martesa me Chris Robinson, Bingham, nga lidhja me Matt Bellamy, dhe Rani Rose, nga marrëdhënia me Danny Fujikawa. Aktualisht, ajo vazhdon të jetë aktive në projekte të reja dhe mbetet një nga figurat më të dashura të kinemasë amerikane.

 

REELS

Nisja dhe vëre në sedër 🤨

Piss piss 🐱

“Deux Personnes échangeant de la Salive” (Dy persona duke shkëmbyer pështymë) me regji të Natelie Musteata dhe Alexandre Singh, fitoi çmimin “Oscar” për filmin e shkurtër live-action mé të mirë. Luana Bajrami, aktorja me origjine nga Kosova, ishte pjesë e kastit me 4 personazhe. Bajrami ka lindur në 2001 në fahatin Pleshinë, në Ferizaj të Kosovës dhe në moshën 7-vjeçare familja e saj emigroi në Francë. Ajo sot është një aktore e spikatur në Francë. Në 2020, Bajrami u nominua për cmimin “Cesar” si Aktoria më Premtuese.

🫠🫠

“One Battle After Another” nga regjisori Paul Thomas Anderson, fiton Oscar si filmi me i mire

Moderatori i edicionit të fundit të Oscars, komediani Conan O’Brien tallet mënyrën si gen z-gen alpha shohin video në Tiktok🤣🤣

Janë të gjithë njësoj 👀

👀 Si e gjykoni? 👀

E keni parasysh vetë se kush meriton tag ✨

Aktorja kineze Zhang Jingyi është bërë virale së në rrjetet sociale dhe në botën e modës, pasi u shfaq duke mbajtur një aksesor luksi të pazakontë nga Balenciaga, i cili ngjan shumë me një qese të zakonshme plehrash. Aksesori, që zyrtarisht kushton 1,790 dollarë, u kthye shpejt në një temë diskutimi mes adhuruesve dhe kritikëve të modës. Çanta është pjesë e qasjes eksperimentale të Balenciaga-s ndaj modës luksoze, ku objekte të përditshme rikonceptohen si pjesë dizajni të nivelit të lartë. E prodhuar me materiale premium dhe me estetikën minimaliste karakteristike të markës, çanta është krijuar qëllimisht për t’u dukur si një qese e thjeshtë plehrash, duke nxitur debat për kufijtë mes artit, modës dhe praktikës.

If you're still waiting for an explanation from your ex-boyfriend, you should read this statement from Kate Hudson

Nëse pret ende një shpjegim nga ish-i dashuri, duhet të lexosh

Kate Hudson has spoken openly about how she experiences breakups, explaining why she doesn't believe in lengthy discussions when one of the partners no longer wants to continue the relationship.

The actress, who has been engaged to musician Danny Fujikawa since 2021 and has a daughter, Rani Rose, gave an interview to SiriusXM , where she spoke openly about her personal experiences and how she copes with breakups or relationship breakdowns.

"If a man tells me he doesn't love me anymore, that he doesn't want to be in a relationship anymore, I just walk away," she said.

"I'm not the type of girl who says, 'Wait until we talk.' It makes no sense! I just say, 'Okay,' and move on."

Hudson also shared a concrete experience, when an ex-partner communicated to him that he wanted to separate and then asked to discuss the decision at length. 

"He told me, 'I don't think I can continue the relationship any longer.'

"I replied, 'Okay.' Then he asked me if I wanted to talk to clarify, but honestly I didn't want to at all," she confessed.

The actress emphasized that, for her, when the decision has been made, there is no point in having a conversation that doesn't change anything. 

"When someone tries to get back together just because they're no longer in another relationship, my answer is 'no.' Things are over and there's no reason to get back together," she said.

Her comments were made as part of a broader conversation about her career and journey in cinema. During the interview, she also recalled the iconic poster for the film Almost Famous , which earned her her first Oscar nomination. The actress confessed that when she first saw the poster, she thought: 

"I hope all my exes see it. I hope all the people who rejected me walk through Times Square and see it."

Hudson is the mother of three children: Ryder, from her marriage to Chris Robinson, Bingham, from her relationship with Matt Bellamy, and Rani Rose, from her relationship with Danny Fujikawa. Currently, she continues to be active in new projects and remains one of the most beloved figures in American cinema.