
Kanye West, i njohur edhe si Ye, do të mbajë një koncert në Tiranë. Sipas një njoftimi zyrtar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, eventi është planifikuar për më 11 korrik 2026 dhe do të jetë një performancë “one-night-only”.
Koncerti parashikohet të zhvillohet në një stadium të përkohshëm të ndërtuar përgjatë aksit Tiranë–Durrës, me një kapacitet rreth 60,000 spektatorë. Pra, jo një hapësirë ekzistuese, por e krijuar posaçërisht për këtë event.
Koncerti është shfaqur edhe në faqen zyrtare të turneut të artistit.
Nëse realizohet siç është njoftuar, do të ishte ndër koncertet më të mëdha të mbajtura ndonjëherë në vend, jo vetëm për emrin e artistit, por edhe për përmasën e eventit.
Ndërkohë, disa nga koncertet e Kanye West në Europë këtë verë janë anuluar, si për shembull në Angli dhe Poloni, për arsye të përmendura si “formale dhe ligjore”. Vendime të ngjashme janë marrë edhe në Francë dhe në vende të tjera, kryesisht si reagim ndaj deklaratave të tij të mëparshme antisemite dhe pro-naziste.


