Relationships

Ëndrra ime e parealizuar

Letra 1
Pershendetje Anabel , Ehh endrrat e lena pergjysem , Isha ne mbarim te klases se 9 , ku per arsye shendetsore nuk vajta , 2 jav ne shkoll, nje dit qendrova me von se zakonisht, Per te marr disa ushtrime matematike per shkak se duheshin per provimet e lirimit, ne ate orar nuk kishte njeri ne shkoll perveq pastrueseve , Ne klas vjen nje mesues reth te 40 me afrohet , me pyet se c'ben ketu -i thash po marr ca ushtrime , me afrohet me shum dhe fillon te me preki largohem nga ai dhe fillon te me preki nga kembet pa deshiren time , por fatmirsisht vjen nje pastruese ne ate momente dhe nuk me beri dot gje per fatin tim te mire , Dhe qe nga ajo dit endrra ime e len esht shkolla , shkollen qe aq shum e deshiroja , ta mbaroj dhe te diplomohesha per mjeksi qe ishte dhe eshte profesioni qe adhuroj me shum ne jet por qe ngeli e prer ne gjysem pasi nuk kthehem dot ne bangat e shkolles sepse me kujton ate tmerr  ANONIM

Letra 2
Mirmbrema Anabel Kjo teme eshte fiks per mua. Enderra qe mu pre ne gjysem eshte enderra e shkollimit , per fat te keq mu desh ta lija shkollen sepse nuk kisha mundesi financiare. Endrra ime ishte te behesha Regjizore ose Skenariste , i kam ne gjak keto dy profesione. Sa here qe shohe ndonje film ose klip mendoj se si do ta vizualizoja une , kam me mija skenare ne mendje por qe do kur nuk eshte e shkruar s'ke c'ben , ndonjehere duhet te sakrifikosh shkollimin per buken e gojes keshtu bera dhe une. Enderr e kam ti bej regjine e nje klipi kengetarit Flori Mumajesi, Te enderrosh eshte pa para dhe une keshtu po vazhdoj te beje. Po e pe te arsyeshme postoje Naten Mbeteshi me shendet Binna .

Letra 3
Pershendetje,Anabel! Endrra qe kam une,ose me sakte kisha ishte kalimi i fazes se audicioneve televizive per ne gjysme finale ne nje emision aktual talentesh... Une mora pjese me talentin e kenges, por... Ate dite me qelloi qe isha me grip, pra i ftohur dhe emocionet me mbyten... aq sa se kisha mendjen kur juria fliste... thoja vtm po po... Me thane ca fjale te tipit 'Eja per dicka tjt', 'Nuk ben per muzije' etj etj. Keto mi thane shoket qe kishin ardhur si mbeshtetes ate dite... Jam teper i zhgenjyer nga vetja, sepse kur e do dicka me cdo kusht dhe kur je i afte ta besh mbi te gjitha... zemerohesh kur nuk shkon ashtu sic duhet... Nese une do kisha kaluar ne gjysme finale, do kisha performuar dicka teper ritmike edhe publiku do ishte kenaqur vertet! C'ti besh! Me vjen inat me jurine, sepse ne cdo moment edhe kur konkurentet performonin, kishin mendjen te grimoheshin,te chatonin ne fb, te pinin edhe cigare madje... Lere pastaj ne backstage qe i benin ato pastrueset si lecka... Ckam pare atje, mos e pafsha... Kjo ishte endrra ime, e parealizuar... Anonim

Letra 4
Nje enderr pezull Enderrat jane deshirat tona, pasionet me te fshehta te shpirtit. E gjithe jeta jone eshte nje miks endrrash; disa te realizuara, disa te lena pezull, disa te harruara me kohen, disa ne tentativa per realizim e te tjera ende te panisura. Endrra ime me e madhe, ajo qe ende me pervelon shpirtin, eshte botimi i nje romani. Gjithcka nisi ne adoleshence, atehere kur pasionet jane me te zjarrta dhe kur flaket e tyre rezistojn ne kohe. Pergjat dy viteve te fundit te gjimnazit, une hodha ne leter romanin tim te pare; nje pune kolosale dhe raskapitese, por kur ka pasion, lodhja eshte e embel.  Deshira ime per studimet universitare ishte arti i te shkruarit, por enderra e prinderve te mi per mua ishte mjeksia. Nje lufte brezash dhe mendimesh. Arti ne Shqiperi nuk vleresohet sa duhet dhe nje shkrimtar nxjerr pak te ardhura, ndersa nje mjek ka pune gjithmone dhe siguron nje jetese normale. Kalemi apo bluza e bardhe?!... Enderra apo komoditeti?!... Sic kuptohet dhe nga tema e sotme, une zgjodha komoditetin, me shpresen, qe teksa ndiqja studimet, mund edhe te shkruaja. Por dy kunguj ne nje sqetull nuk mbahen. Studimet zune gjithe kohen dhe impenjimin tim. E teksa gjeja pakez kohe e rilexoja ndonje pjesez nga romani i pare, kuptoja qe kisha ende shume pune me te. Ecja me shpresen, qe pas diplomimit, do e rishkruaja dhe do e botoja... Diploma kaloj, po ashtu edhe licensa e bashk me to gati dhe nje vit pune si mjeke stomatologe e une ende nuk kam filluar te hedh reshtat e para ne leter... E di, qe kur te mar stirolapsin ne dore e te ulem te shkruaj, nuk do di te ndaloj e do le gjithcka pas... Por puna e leku qenkan te embel, plus qe me duhet dhe nje specializim dhe vetem ateher do jem e lire te shkruaj.  Ps: Me falni qe e nisa kaq vone letren time elektonike, por sapo u ktheva nga puna. E di, qe kjo proze nuk eshte ne lartesine e nje shkrimtari, por kur shkruan nepermjet telefonit dhe nxiton te mos behesh vone, qe ajo qe shkruajte te arrij ne kohe per publikim, nuk e rilexon dot ate cke shkruar pak me pare e nuk ben dot korigjimet e nevojshme. Nese do rrija te rikorigjoja ate ckam shkruar, ndoshta nuk ko e dergoja kurre mesazhin, ashtu sic kam lene pezull dhe endrren time. Faleminderit nese e publikoni.

Letra 5
Pershendetje Anabel & ju fansat e saj. jam 1 vajz 23 vjec qe se shpejti do behem Mama me djalin qe dashuroj.. smile emoticon .(.jemi te fejuar.) Jam femra me e lumtur ne bot per kete e nuk behem pishman edhe pse hoqa dor nga endera ime....fundja ku ka enderr me te bukur se Femija. Qekur kam qen e vogel pikturoja, dhe ne shkoll gati ngjysmes se klases pikturat qe na jepte mesuesja ua beja un ne lenden e vizatimit. E kam praktikuar pasi ka qen dhe esht pasioni im. Gjithmon thoja : -"do behem 1 piktore e famshme" unsure emoticon por jo gjithmon enderrat realizohen. Ne gjimnaz shpesh mesuesja e piktures me merte nga oret e mesimit dhe konsultoheshim bashk...kur kishte konkurse me thoshte qe te merja pjes .(.dhe kam fituar vend t 2.) Do thoni ju : - "po nrm do fitosh nese shkon neper kurse"...por JO...madje te gjith habiteshin kur u thoja qe nuk vete ne asnje vend per piktur, thjesht e kam te trasheguar dhe pasion.. Esht e pabesueshme se si thjesht 1 flet e bardh me mbush me ndjenja dhe emocion teksa mbushet me ngjyra. Presorja e piktures me rekomandoi tek nje kopsht per femij pasi donin piktura neper dhoma, (.nrm paguhesha.) dhe nxenesit e klasave te 9-ta me kerkonin tu beja bluzat e minimatures dhe carcafin dhe maturantet. Me pak fjal duke pikturuar filluan tme njihnin te gjith e me therisnin tu beja piktura madje edhe neper shpi, zakonisht ishin gra qe donin tu pikturoja dhomat e femiijve. Kushuriri me shoqeronte kur me kerkonte ndonje pronar lokali tu beja piktura te faqja e murit. Me ecte goxha mir....daja qe kam ne Amerik pa pikturat qe hidhja ne Fb dhe me tha qe do te gjej pun ketej se do te eci goxha mir....dhe po i thoshte pronarit ku punonte...por ne ate koh un kisha 1 lidhje 1 vjecare me djalin qe jam fejuar tani dhe ai nuk ishte dakort qe un te ikja ne Amerik duke me then qe ; "nese iki do e harrojm njeri tjetrin, do jemi larg...etj ". Me ofruan shum mundsi studimi jasht dhe i kam refuzuar vetem per Ate....keshtu qe i lash te gjitha dhe pranova te fejohesha me ate e te ikja te jetonim ne GR te dy. Por me ka ngelur disi peng kjo gje, dhe kur shfletoj vizatimet qe kam ber perlotem....por ende mar 1 flet te bardh, 1 laps dhe vizatoj...por nuk esht njesoj si te ulesh para tablos te perlyhesh me boj nga bluza, e duart .... Por shpresoj qe vajza ime ta trashegoj pikuren e ta ket pasion si un ^__^ respekte. naten..

Letra 6
Pershendetje anabel  dhe te gjith kolegeve te mij anabelist ,sonte dua te shkruaj dhe un gjithashtu persa i perket enderrave ,por enderres time te vetme dhe te realizuar,qe e vogel enderroja te behesha aktore, pra deshira ime ishte pikerisht aktrimi ,kte e verenin fare leht te gjith duke me ndjekur dhe duartrokitur ne cdo debutim timin ne skenat si oborri ,kopshti,shkolla,dhoma ime,etj ,deri ne momentin qe prinderit me dergojn jasht per te studiuar ,un isha personazh i njohur ne fshatin tim ,dhe largimi im i demoralizoi te gjith (gjoja) ,gjithsesi vazhdova studimet ktej ,por endrra per tu ber aktore nuk u shuajt kurr perkundrazi u ndez akoma me teper,mundesia ktu ku jetoj ishte sigurisht shum her me e madhe dhe un perfitova nga kjo duke u futur ne nje teater ,fillova atje te merrja ushtrimet baz ne lidhje me aktrimin ,gjithcka shkoi mir me vullnet dhe pasion arrita te jap shfaqjen time te par ne qytet ,me pas ne kryeqytet ,dhe me pas ne shtete te huaja,shum me kerkonin autograf,fotografi,per me teper nuk nguroja kurr te shfaqja simbolin e shqiponjes dy krenare . pas shfaqjeve,qe thoni ju un jam aktore ,pra realizova endrren time . nga kjo leter e vetmja gje qe esht e vertet esht endrra ime e cila mbeti e parealizuar per faj te dembelizmit tim dhe mungeses se vullnetit

Letra 7
Mirmbrëma Anabel edhe Anabelista! Të gjithë pa as1 përjashtim kan ëndërra të lëna përgjysë, edhe ti Zh, duhet të kesh jo 1, por shumë! Realiteti nuk na ofron gjithçka, prandaj nisim të imagjinojmë para se të flemë mos ndoshta imagjinata do nis fillin e një ëndërre! Isha kaq pranë dreqi e mori, kaq pranë finalizimit të ëndërrës time.  Unë kam dashur që i vogël të bëhesha futbollist, kisha aftësinë, motivin, vetbesimin edhe një gjuajtje të frikshme.  Jetoja në fshat aso kohe edhe me një top me lecka ndyhesha në baltë si derri për të mësuar lëvizje të reja, përfshi edhe ato të lojtarëve të mëdhenj. Mezi prisja të binte shi që të luaja me topin e leckës nëpër baltë, e ndjeja shumë atë moment, mund edhe të lotoja pa më vënë re njeri, qaja nga gëzimi, më dukej sikur po më shikonte gjith Shqipëria, gjith Bota edhe gjithçka varej nga unë... Oh Zot ç'momente!  U shpërngulëm në Tr edhe u futa në stërvitje, më pikasën pa bërë 2 javë.  Luajta pothuajse në gjith rrethet e Shqipërisë me sh skuadra të rinjsh (U 17)  Punoja që të kurseja lek se duheshin për kursin, taka, uniforma etj etj...  Së fundi me kërkuan 5 mij € që të mund të vazhdoja pasionin, profesionin ku edhe do paguhesha, por nuk i kisha edhe si për të mos mjaftuar nuk më mbështeti askush edhe askush nuk më ndihmoi.  Fillova të pija cigare, alkol, lojra fati, gjithçka të gabuar, veç e veç të shfryhesha sa më shumë... E humba fare, u çnjerzova, jeta skishte më kuptim, asgjë nuk më tërhiqte më, doja të pija e të pija deri sa mos të kisha më as kujtime as ndjenja. 5 mij € i donin për vete ata, për asgjë tj po ec e kërkoje drejtësinë, djemtë e sh kryetarëve të komunave, biznesmenave që nuk po jua përmend emrin luajnë ndërkoh un pi edhe sot, ata s'dinin as nga cila anë ishte porta e tyre, as ngjyrën e fanellës tyre se dinin, por luanin, luanin sepse kishin para!!!  Akoma e kam topin e leckës edhe pse kohët kan ndryshuar, herë herë e mar në dorë kur bjen shi, e lag me lot edhe dal si një fëmijë pas lodrës së preferuar. I kam akoma instiktet, aftësitë, por jo mundësinë, më vranë me të padrejtë!  Ndodh që një ëndërr aq e thjeshtë të të shkatërrojë gjith jetën. Disa ëndërra mirë mos të ndiqen, por të ruhen si diçka që ju bën të ndjeheni mirë, ju bën të kuptoni se keni ndjenja, siq jan lotët edhe buzëqeshjet sa her i kujton.  Postoje ndaç mos Anabel, thjeshtë doja të shfryhesha edhe pse i rashë shkurt.

Letra 8
Pershendetje. Eshte hera e pare qe po ju shkruaje.. me sakte dje jam bere fans ne ket faqe, por sa pash temen pa nje pa dy mora guximin dhe ju shkruajta per endrren time te parealizuar. para disa vitesh djali xhaxhait njihet me nje vajze ne internet. Dhe ne si gjithe djemt i thonim na boje noj shoqe.. pasi e dashura ti kishte nje shoqe dhe ky kishte shum muhabet me te..  dhe ai me thoshte e kam nje shoqe por nuk don me asnje se I kam then per nja dy shoke dhe nuk do.. pasi I tha per mu filloje te kumunikonte me mua.. pasi kaluan disa kohe , kjo I nderpret komunikimin me kusheririn time dhe shoqen e vete vecse per t'me purkushtuar mua. mbasi lidhem dhe kalojme gjithcka si nje çifte. pas dy viteve ndahemi ,arsyea isha une sps u largova per ne Gjermani ,smendoja se lidhja do kishte suksese dhe vlera me largesin. Ajo kishte kerkuar ne cdo vende per mua kishte komunikuar dhe me kusheririn tim se ku munte tme gjente mua, por ai I kishte then nuk di asgjë per te. Pas 16 muajshe vi ne shqipri. . Dhe shkoje ne Qytetit e saje. . Sps atje kisha Dajat.. pasi dalim xhiro me cunin e dajes rastesishte kte e pashe me nje djal, realishte anabel kishte ndryshuar aqe shum .. pasi ajo me pa nuk e lente "partnerin" e saje ta puthte vece mante koken ulur.. dhe ai qe I fliste çfarë kishte dhe shikonte njerzit me rradhe te gjithe. Nuk munda dot te rria ne lokal dhe dola.. mbase disa minutash duke hecur.. ktheje koken dhe e shife qe po vinte mbrapa meje dhe vetem. Realishte po mu drithshin kembet sikur do me vriste.. doja sa m shum tu largoja po nuk mundja se nuk u shqiste. Sapa naluam ne simafor.. ne thirri ne Emer dhe e mbante koken ulur.. dhe un qe beje qe se njiheja dhe qe spo e degjoja. Veç kur me kap te dor dhe me thot me te vertet nuk me njehe. Ato momente me kishte shku gjaku te kembet dhe mu merrte goja.. cuni dajes u hutu komplet.. pasi me me terheq me nje cep..  me vuri dy Duarte ne qafe dhe po qante vece dy fjal tha te dua me puthi dhe iku me vrape duke qare. sot e ksaje dite pas 2 vjetesh realishte e ndjej veten shum fajtor ndaje saje.. dhe kurre nuk do mundem dhe njeher te veteme nuj do mundem ta takoje qe ti them qe po me mungone. Faleminderit Anabel dhe lexues te dashur! 

Letra 9
Mirmbrema te gjitheve ! Nuk kisha bere ndonjehere nga keto gjera keshtu,por nuk po i rezistoj dot fare kesaj temes se sotme... Ehh moj Anabel,me kujtohet si sot ai momenti kur isha e vogel dhe me vendosnin te gjithe te afermit e mi ne mes tyre qe te kerceja...ai momenti kur kerceja gjithmone me ka bere te ndjehem vetvetja,te jem e lumtur,te buzeqesh gjate gjithe kohes,te harroj gjithcka...te ndjej sikur ne ato momente jam vetem une me kercimin tim e askush tjeter nuk egziston. Kercimi eshte vet Dashuria per mua. Vetem te behesha nje kercimtare e famshme doja ,ne fund te fundit nuk eshte se po kerkoja shume Do thoni ju perse nuk u realizua endrra ime ?! Po ja, nuk arrita dot kurre ta shprehja deshiren time,ate pasion qe per mua do mbetet gjithmone vetem nje enderr !! Kur une nuk kuptova qe duhej ta kisha shprehur endrren time,me dukej teper vone... Ju pershendes !

Letra 10
Endrra ime me e madhe?? E mbetur peng??? Ne palce e kam peng ate enderr shume enderreshe! Arti....aftesia ime per te thurur vargje, muzike, per te kenduar! Doja te mbaroja shkollen..... Mendoja: "talentin ktu e kam" ... Me pas vura re qe ajo rruge donte jo vetem talentin, vura re se si njerezit visheshin zveshur, imitonin gomeret, benin nje vidjoklip, dhe quheshin kengetar, madje leshojn edhe sot naj autograf tek tuk! Vura re se edhe nese skishe lek mund te shkoje ne shtrat me dike, pastaj me dike, pastaj edhe me dike dhe i mbaroja te gjitha, kengen, orkestrimin, vidjoklipin, edhe veshjet e permanentin madje! Ne fund vura re qe une smundesha kurre ti beja keto, edhe pse mundesite ishin te shumta, duke qene dhe e paraqitshme mbi te gjitha! U merzita, u merzita shume.... I vura ne sirtar keto endrra! Tani kendoj ne dush, shkruaj ne akull! Kam dhe nje femije engjell qe mi plotesoi te gjitha endrrat e jetes, buzeqeshja e tij eshte melodia me e bukur, syte e ti vargjet me mahnitese, prani e tij pasuria me e madhe.... (Ama me dhemb zemra pafund qe smunda ta realizoj sic doja endrren time, vetem me talent e me nder, se kuptohet leke nuk kisha) Naten e mire miq! Une jam nje e juaja por zbej pjese te moralistat dhe ofenduesit!

Letra 11
Të heqësh dorë nga një ëndërr, që të mos bëhet kurrë realitet, nuk është e lehtë. Unë hoqa dorë nga ëndrra e jetës time. Hoqa dorë të kaloja jetën me njeriun që dua. Ai ishte dashuria e parë, puthja parë, hera parë. Hoqa dorë dhe u ndamë për hirë të prindërve të mi. Ato nuk do ta pranonin kurrë. Çdo ditë me të dashuria bëhej më e fortë, por nga ana tjeter dëgjoja prindërit e mi se si flisnin për lidhjet familjare me fe të ndryshme. Flisnin dhe nganjëherë babai shkonte gjerë aty ku thoshte se do ta mohonte vajzën e tij sikur ti ndodhte atij. Në fillim mendoja se do ti përballoja dhe do vazhdoja të mbroja dhe të ndiqja ëndrrën time, por çdo ditë ka qënë një luftë në mendjen time, për 4 vjet, ishte rraskapitëse, isha mes dy zjarreve, isha me të dhe doja ta kisha gjithë jetën, por vetem mendimet se do ti lëndoja dhe humbisja prindërit e mi më trembnin dhe më dobsonin, mi hiqnin të gjith forcat për të luftuar. Shumë shpesh kam mallkuar dhe i kam uruar vdekjen vetes time, pse lejova veten te ndjeja për të. Por ashtu në heshtje bëra zgjedhjen time, zgjodha lumturinë e tyre para dashurisë time. Akoma më vret, ka kaluar një vit, dhe do më vrasi çdo dit?. Nuk e di a do kem guximin ndonjëherë t'ja them atyre, por jam e sigurt që gjithë jetën do më mbesi peng një "po sikur" të kisha bërë zgjedhje tjetër.

Letra 12
Mirëmbrma Anabel! Si çdokush edhe unë e kam patur një ëndërr,një ëndërr të shpirtit më saktë! Kjo ëndërr e parealizuar e paarritur më ka strukur në një ndjenjë trishtimi. Në fëmijërinë time cdo ditë i lutesha zotit që të shikoja prindërit e mi bashkë sërish.Kam ngulmuar me pastërtin e një femije që ka patur nevojën e dashurisë së familjes së bashku,e sidomos të nënës.Atëhere shpresoja shumë që të arrija këtë ëndërr,por që nuk munda dot e sot e kësaj dite më ka ngelur peng në zemër që nuk munda! Po e mbyll me kaq dhe dua të përfitoj nga rasti të them dhe të shpreh mirënjohje dhe dashuri të pafund për gjyshen që më ka rritur me një dashuri fisnike,porsa linda...! Ju përshëndes dhe anonim nëqoftëse publikohet.

Letra 13
Mbr te gjithve ... Endrra ime e len pergjysme esht shkolla Ishte mentaliteti i prinderve te mi qe nuk me lejuan te shkoj ne shkoll se ishin me ate iden qe goca po vazhdoi shkollen e mesme e me shum... " mer rruget "... Nderkoh qe vllai e vazhdon shkollen mua ma hoqen kte te drejte. Pastaj me fejuan shume te re dhe u martova. Sot ja ku jam. U bera mami qe 17 vjece , ne moshen me t bukur te jetes time i kaloja ditet e mbyllyr ne shtepi. Tani jam 22 vjc dhe kam 2 femije. Ato jan arsyeja qe un eci perpara por shkolla , studimet , liria ime .... Do mbeten gjithmon nje enderr ne sirtar. Si gjykoj prindrit sepse dhe varferia qe kishim dikur ndoshta i detyroi t'me ndalojne. Dhe sidoqofte ato jan prindrit e mi . Un jam vet prinder sot dhe nuk guxoj ti gjykoj por nese ato do donin un do kisha nje jet me te bukur sot. Naten

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb