Momentalisht autoritetet po merren me zbulimin e vdekjes misterioze të një modeleje Instagram- i australiane, trupi i së cilës u gjend brenda jahtit luksoz të një miliarderi meksikan në një ishull grek.
Të premten, në orën 2 të mëngejes?t 20- vjeçarja Sinead McNamara u gjend pa ndjenja në jahtin Mayan Queen IV në portin grek Argostoli në Kefalonia. Doktori ? jahtit dhe autoritetet e portit mundën të lajmëron?n me emergjencë një helikopter që e transportoi të ndjerën në spital.
Sinead ndryshoi jetë rrugës për në spital. Shkaku i vdekjes ende nuk dihet. Mediat lokale greke bëjnë me dijeni se autoritetet përkatëse po përpiqen të zbulojnë rrethanat që ndikuan në vdekjen e 20- vjeçares.
McNamara, modele Instagram- ? me 15,000 followers punoi në jahtin 140 milionë dollarësh në 4 muajt e fundit. Jahti i përket Alberto Bailleres- ?t, i cili rezulton të jetë larguar nga jahti që të martën. Modelja ka qëndruar me turmën e mbetur dhe nuk dihet çka ndodhur më pas.