
Gjatë episodit të podkastit "Great Company" të Jamie Laing, ditën e djeshme Jesy Nelson foli pak më shumë mbi gjendjen e vajzave të saj dhe shpjegoi sëmundjen e tyre.
“Pra, atrofi muskulore spinale është një sëmundje e dëmtimit të muskujve, dhe ajo ndodh sepse nuk kanë një gjen që ne të gjithë e kemi në trup. Për shkak të kësaj, muskujt e tyre po dëmtohen dhe dobësohen. Nëse nuk i trajton në kohë, muskujt do të dobësohen totalisht, gjë që ndikon në frymëmarrje, gëlltitje dhe gjithçka tjetër, dhe ato mund të vdesin para moshës 2 vjeç,” tha ajo gjatë podkastit.

Pavarësisht vështirësive, ajo tha se po përpiqej të pranonte situatën dhe të bënte më të mirën. Sfidat janë të mëdha, por ajo beson se vajzat e saj janë shumë të forta.
“Unë besoj me të vërtetë se ato do të sfidojnë çdo vështirësi, sepse tashmë e kanë bërë. Ishin në barkun tim dhe kishin TTTS (Sindromi i Transfuzionit Binjak më Binjak).”
Shpjegim: TTTS (Sindromi i Transfuzionit Binjak më Binjak) është një gjendje ku binjakët që ndajnë placentën marrin sasi të pabarabarta gjaku dhe lëndësh ushqyese, duke rrezikuar zhvillimin e tyre.
“Unë e shoh gjithçka nga një këndvështrim krejt tjetër, ato përjetuan TTTS dhe gjithashtu kishin SMA, megjithatë vazhduan të luftojnë çdo sfidë,” tha këngëtarja për binjaket e saj.
Jesy Nelson dhe ish-i fejuari i saj, Zion Foster, u bënë prindër të dy vajzave në maj të vitit të shkuar. Një muaj më parë, përmes një videoje në Instagram, ajo zbuloi se vajzat e saj ishin diagnostikuar me SMA Tipi 1, forma më e rëndë e sëmundjes muskulare që mund të prekë një foshnjë. Ajo e përshkroi tre-mujorin e kaluar si kohën më të dhimbshme të jetës së saj, por ishte mirënjohëse që vajzat e saj ishin ende jetë.
View this post on Instagram
