Mozzik, i shpallur nga Prive si “Pershonazhi i vitit 2020”, dha një intervistë për emisionin. Ndër të tjera, ai u pyet për diss-at (të flasësh me mungesë respekti ose të kritikosh) e këngëtarëve të tjerë kundrejt tij.
“Unë njihem dhe besoj njerëzit më njohin që jam një djalë, se kështu i bie të lavdërosh veten, por jam një djalë i respektueshëm, jam një djalë i urtë dhe kam një botë të qetë. Pa marrë parasysh botën e hip hopit, njerëzit më njohin. Mua më duket pak absurde çështja e kolegëve; i respektoj të gjithë. Deri sot, i kam pasur me të gjithë punët mirë. Unë nuk di nëse dikush ka diçka me mua. Unë jam mirë me të gjithë.”
Në vijim, Mozzik u shpreh se i duket absurde që disa reperë i bëjnë diss, kur ndërkohë në përditshmëri i japin dorën.
“Qasja e artistëve të tjerë pas suksesit, s’e di. Është pak e kuptueshme, se është biznes. Ndoshta dikë e kam bërë nervoz. Unë i respektoj të gjithë, u uroj sukses. Sa i përket diss-ave, nuk është se i ndjek shumë, por njerëzit t’i tregojnë nëpër rrjete sociale. Është absurde të të bëj diss dikush dhe në të njëtën kohë, të të shohë live dhe të të japë dorën. Të respekton live dhe pastaj shkon dhe thotë [fjalë të këqija]. Nuk është artistike për mua.”
Në përfundim, reperi tha se i kupton diss-at në rrymën e hip hopit, por duhet të ketë një arsye.
“Diss-at kanë qenë gjithnjë në hip hop, por duhet të kesh problem me dikë jo thjesht se të teket ty të shash Mozzikun sepse Mozzik nuk i ka bërë keq askujt. Nuk e kam primare të merrem me dikë. Mua njerëzit nuk më njohin që jam i bukur, nuk më njohin se jam muskuloz, nuk më njohin që kam lekë, nuk më njohin që kam makina. Mua më njohin se bëj muzikë të mirë. Kaq.”
Përmendja e “muskuloz, i bukur” duket si një përgjigje ndaj diss-it të Capital në “Gjoni Black”. Në freestyle-in e quajtur “Story”, Capital T tha:
“Femra ta ka rrit morrin,
nuk vrehesh as me tesha t’fosforit,
ma reper se ti osht Lori [sic].”