Fashion & Beauty

Moda dhe koronavirusi: Çfarë po blejnë më shumë njerëzit

Moda dhe koronavirusi: Çfarë po blejnë më shumë

Keni dëgjuar shpesh të thuhet se pasi e gjithë kjo të mbarojë, njerëzimin e pret një normalitet i ri. Çfarë do të thotë kjo?! S'mund ta dimë me siguri, por padyshim që përkthehet në ndryshim zakonesh. Ekonomia e botës flet çdo ditë për mbijetesë, shumë njerez kanë humbur punën dhe të ardhurat në xhepat tanë po reduktohen.

Me pak fjalë, njerëzve do t'ju duhet të tregohen të zgjuar dhe praktikë në çdo blerje që do të bëjnë. Harrojini pazaret e veshjeve luksoze apo të gjërave që nuk ju nevojiten.

Pavarësisht sa e pasigurtë duket e ardhmja tani, në industrinë e modës ka disa sektorë ku shitjet janë rritur në mënyrë të frikshme. Të brendshmet dhe rrobave intime po pësojnë boom shitjesh! Veshjet sportive,reçipetat dhe pizhamet janë gjërat që e gjithë bota ka veshur më shumë këtë kohë, por duket se edhe kur izolimi të mbarojë njerëzit do t'i jenë larguar lukseve të panevojshme, duke u bërë më praktikë në blerjet e ardhshme.

Nga ana tjetër, edhe markat po i përshtaten më shumë nevojave dhe kërkesave të konsumatorëve, duke i ofruar më tepër elementë të veshjeve të përditshme dhe rehatshme. Ata që po "vuajnë" më shumë nga ky ndryshim i sjelljes së konsumatorit, janë dizajnerat dhe markat e modës së lartë.

Phillip Lim përshembull, të gjitha veshjet e koleksioneve të sezonit të kaluar po i shet me 75% më pak nga çmimi real, pasi askush nuk po ble marka në këto momente. Sidoqoftë, ekspertët thonë se ky ndyshim sjelljeje është vetëm një fazë.

Sapo situata të përmirësohet, njerëzit do t'i kthehen zakoneve të dikurshme dhe moda e lartë do të frymëzojë sërish.

Burimi:Bustle

REELS

Nuk blen asnjë, thjesht shkatërron bluzat që dua unë. 😩

Mijëra shqiptarë mblidhen në Hagë për të kërkuar lirimin e çlirimtarëve të UÇK

Fjalimi i 16-vjeçarit që ndezi protestat e Gen Z në Nepal

Mendimi juaj? Shumë komentues e konsiderojnë si jo normale këtë sjellje dhe pretendoj se mes tyre mund të ketë një lidhje/pëlqim të fshehtë.

Rrini ju!

Më thuaj mendimin e parë

Protestat shpërthyen pas vendimit të qeverisë për të bllokuar aksesin në Facebook, Instagram dhe TikTok, duke e justifikuar me përhapjen e lajmeve të rreme. Të rinjtë e panë këtë si një përpjekje për të heshtur një lëvizje digjitale kundër korrupsionit. Sulmet u drejtuan edhe ndaj institucioneve politike dhe rezidencave private: Parlamenti, Presidenca dhe Gjykata e Lartë u përfshinë nga flakët, ashtu si edhe shtëpitë e dhjetëra ministrave, përfshirë atë të sapoemëruarit.

Të gjitha kemi ditë kur përpiqemi të bindim veten që po e qajmë dhe vetë një smokey eye, por kë po gënjejmë? Mjafton të shikojmë @art_by_sona3 që duket sikur punon me pendë në vend të furçave dhe të kujtojmë pse duhet të jemi falenderuese që ekzistojnë profesionistet!

Zemër, zgjohu! Faleminderit shumë dhe më falni për shqetësimin!

Teach them young!