School & Career

Mirë të tjerat, po stresin e punës si ta largoj?

Mirë të tjerat, po stresin e punës si ta largoj?

Në një situatë pandemie si kjo, asgjë nuk është më si më parë. Pasiguria për situatën ekonomiko-sociale, sidomos nëse kombinohet me të tjerë faktorë si kriza familjare, vetmi, probleme me përshtatjen etj., natyrshëm sjell edhe stres, i cili mund të rritet më shumë nga gjendja e tensionuar në punë.

Për të reduktuar sa më shumë stresin në punë, po ju listojmë në vijim disa sugjerime të shkruara për Forbes nga Sharon Melnick, psikologe biznesi dhe autore e “Suksesi gjatë stresit”.

Veproni, mos kundërshtoni

Ne përjetojmë stres kur ndiejmë se situatat janë jashtë kontrollit tonë dhe në të tilla kushte, humbasim besimin, përqëndrimin, frymëzimin dhe mirëqënien. Në të tilla situata, është mirë që të përqëndroheni te vetja më tepër sesa, po themi, te mënyra si ju foli dikush.

Merrni frymë thellë

Nëse ndiheni të mbingarkuar dhe në tension, merrni frymë thellë për disa minuta. Do t’ju ndihmojë që të vendosni një ekuilibër. Bëni këtë ushtrim: Merrni frymë thellë, mbajeni pak dhe më pas nxirreni përmes hundës. Praktikoni edhe yoga.

Shmangni ndërprerjet

Shumica prej nesh “bombardohet” gjatë ditës: email, telefonata, mesazhe, mbledhje urgjente (në Zoom). Është e kuptueshme që njerëzit të përjetojnë një lloj hutimi. Mundohuni që të jeni të përqëndruar te puna dhe të shmangni sa të mundeni këto shpërqëndrimet e panevojshme.

Programoni ditën me energji dhe përqëndrim

Në situata stresuese, niveli i produktiviteti bie. Keni më pak energji dhe aspak motivim. Por që të reduktoni sa më shumë stresin e punës, është mirë që ta planifikoni ditën me optimizëm dhe energji, qoftë edhe nëse ju duhet të qëndroni gjithë ditën në shtëpi. Mos e ngarkoni trurin duke i thënë “po e shtyj edhe një ditë”.

Hani shëndetshëm dhe flini mirë

Kequshqyerja përkeqëson sistemin tuaj. Konsumoni produkte me pak sheqer dhe me shumë protiena. Gjumi gjithashtu ka tepër rëndësi sepse “freskon” trurin dhe ju siguron energjitë e nevojshme për të nisur ditën.

Ndryshoni historinë

Ngjarjet stresuese në punë mund të jenë edhe interpretim subjektiv, pra e thënë ndryshe, janë vetëm në kokën tuaj. Sidoqoftë, është mirë që t’i shqyrtoni në një pamje më objektive, pse jo duke komunikuar me kolegët, punëdhënësin/punonjësit etj.

Identifikoni stresin e vetë-imponuar

Mësoni si të dalloni situatat kur stresin po e vetë-impononi. Gjërat ndonjëherë janë më të thjeshta seç duken. Kjo gjë do të ndikojë te vetëbesimi.

Bëhuni kritikët më të mirë të vetes

Ndodh që njerëzit kanë rreth 60,000 mendime në ditë dhe negativiteti i brendshëm ka të ngjarë t’ju stresojë më shumë. Në vend të kësaj, përpiquni të bëheni kritik ndaj vetes, por duke u përpjekur që të motivoheni dhe pse jo, të frymëzoni të tjerët.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Well, how do I get rid of stress at work?

Mirë të tjerat, po stresin e punës si ta largoj?

In a pandemic situation like this, nothing is the same as before. Uncertainty about the socio-economic situation, especially if combined with other factors such as family crisis, loneliness, adjustment problems, etc., naturally leads to stress, which can be exacerbated by stress at work.

To further reduce stress at work, here are some suggestions for Forbes written by Sharon Melnick, a business psychologist and author of Success in Stress.

Act, do not object

We experience stress when we feel that situations are out of our control and in such conditions, we lose confidence, focus, inspiration and well-being. In such situations, it is better to focus on yourself than, say, how someone spoke to you.

Take a deep breath

If you feel overwhelmed and tense, take a few deep breaths. It will help you to strike a balance. Do this exercise: Take a deep breath, hold for a while, and then exhale through your nose. Practice yoga as well.

Avoid interruptions

Most of us are "bombarded" during the day: emails, phone calls, messages, urgent meetings (at the Zoom). It is understandable that people experience some kind of confusion. Try to stay focused on work and avoid these unnecessary distractions as much as possible.

Schedule the day with energy and concentration

In stressful situations, the level of productivity drops. You have less energy and no motivation. But to reduce work stress as much as possible, it is best to plan your day with optimism and energy, even if you have to stay home all day. Don't burden your brain by saying, "I'm postponing it for another day."

Eat healthy and sleep well

Malnutrition worsens your system. Consume low-sugar, high-protein products. Sleep is also very important because it "refreshes" the brain and provides you with the energy you need to start the day.

Change the story

Stressful events at work can also be subjective interpretation, so in other words, they are only in your head. However, it is good to look at them in a more objective light, why not by communicating with colleagues, employer / employees, etc.

Identify self-imposed stress

Learn how to spot situations when stress is self-imposing. Things are sometimes simpler than they seem. This will affect self-confidence.

Become the best critics of yourself

It happens that people have about 60,000 thoughts a day and internal negativity is likely to stress you out more. Instead, try to be critical of yourself, but try to motivate yourself and why not, inspire others.