Grupi i shtetit islamik publikoi një video ku dukeshin militantët duke shkatërruar artifakte të lashta irakiane, duke i përshkruar ato si idhuj që duhen larguar.
Shkatërrimet janë pjesë e një fushate të re të ekstremistëve IS, të cilët kanë shkatërruar një numër vendesh të shenjta, duke përfshirë edhe vendet e shenjta islamike, në mënyrë që të eleminojnë atë që ata e quajnë herezi. Besohet se ata kanë shitur një pjesë të artifakteve të lashta në tregun e zi, si një burim financiar për të financuar fushatën e tyre të përgjakshme në Irak.
Sipas tyre, në emër të Allahut, ata janë duke prishur çdo trashëgimi me ideologji të ndryshme nga ajo islamike, përfshirë librari, relike arkeologjike dhe faltore. Nën duart e tyre janë dhe katër qytetet e lashta Ninevah, Kalhu, Dur Sharrukin dhe Ashur, të cilat kanë qënë kryeqytetet e perandorisë Asiriane në periudha të ndryshme.
Shumë prej objekteve të prishura janë 5000 vjeçare dhe i përkasin periudhës së lulëzimit të Mesopotamisë. Arkeoologët islamikë dhe UNESCO janë skandalizuar nga sjellja e tyre dhe i kanë dënuar ashpër aktet terroriste.
Burimi: The HUffington Post