Fashion & Beauty

Milano Fashion Week përforcoi edhe njëherë debutimet e bujshme të Elton Ilirjanit

Milano Fashion Week përforcoi edhe njëherë debutimet e bujshme

Ndërkohë që jemi shumë afër fundit, tashmë është e qartë se Javët e Modës kanë një emërues të përbashkët, supermodelin Elton Ilirjani. Prania dinamike e tij dhe stili i gjallë e plotë jetë bëri që pas një serie aktivitetesh në këtë industri, influencuesi i modës të shkëlqente dhe në Milano Fashion Week.

Milano Fashion Week përforcoi edhe njëherë debutimet e bujshme

Koleksionet e reja u prezantuan në “kryeqytetin” e modës, Milano, nën ekskluzivitetin e “Global Fashion Collective”. Milano Fashion Week si eventi i përvitshëm dhe ndër më të rëndësishmit e botës së modës u zhvillua përgjatë datave 17-23 shtator në bashkëpunim me Tripleroot dhe Yunsonga, artistja e cila dhuroi një performancë fantastike duke derdhur krijimtarinë e saj plot ngjyra “live” mbi këmishën e bardhë të Ilirjanit. Një spektakël që krijoi suspansë si tek të ftuarit, ashtu edhe tek vetë modeli.

Po ashtu mes performancave të tjera, ai u shfaq edhe si princ indian me të gjitha motivet përkatëse, duke marrë të gjithë vëmendjen e të ftuarve prestigjiozë të ulur në rreshtin e parë. Pamjet e tij në pasarela dhanë jo vetëm këndvështrime të ndryshme kreative në dizajn, por edhe pikëpamje kulturore të “përqafuara” mirë në elegancën dhe stilin që e karakterizon.

Milano Fashion Week përforcoi edhe njëherë debutimet e bujshme

Thonë që bashkimi bën fuqinë. E ku ka më bukur kur dy artistë shqiptarë bëhen bashkë për të dhënë një spektakël të vërtetë. Supermodeli ynë u kurua nga make up artistja e njohur Mirela Baci, punët e së cilës i kemi hasur në “look”-un e shumë VIP-ave të njohur. Me fantazinë dhe artin e saj ajo risolli një Ilirjan tjetwr përshtatur fort me stilin e veshjes.

Veshjet ishin punuar me përkushtim në detaje nga dizajner dhe stilistë të njohur Myart, Feleppa, Piyali Roy Haute Couture  dhe Drisha Closet, duke filluar nga ato me motive më glamour e deri te veshjet më klasike. Ngjyrat, materialet velvet, thekët dhe detajet e shkëlqimit sigurisht që nuk munguan në këtë sfilatë.

Milano Fashion Week përforcoi edhe njëherë debutimet e bujshme

Pas një jave të ngarkuar me plot angazhime në Itali, yllin e pasarelave të këtij muaji do ta shohim në një tjetër kryeqytet, këtë herë në atë të dashurisë. Që dashuria në Paris Fashion Week nuk do të mungojë këtë e dimë, por jemi të gjithë sy e veshë se cila do të jetë lëvizja e tij e radhës për të mbërthyer sërish publikun pas vetes. Na mbetet vetëm të presim surprizën.

Milano Fashion Week përforcoi edhe njëherë debutimet e bujshme

Milano Fashion Week përforcoi edhe njëherë debutimet e bujshme

Milano Fashion Week përforcoi edhe njëherë debutimet e bujshme

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb