Showbiz

Mesazhi i fortë i Rozana Radit në "Kënga Magjike"

Mesazhi i fortë i Rozana Radit në "Kënga Magjike"

Pas një periudhe pushimi 2-vjeçare, Rozana Radi rikthehet në skenën e festivalit “Kënga Magjike” me një tjetër baladë. “Ma thuaj ti” titullohet kënga që artistja prezantoi në skenën e “E diela shqiptare”, ndërkohë që pjesëmarrja e saj është bërë me dije për fansat disa javë më parë.

“Kam shumë emocione, sepse kanë kaluar dy vite pa e shkelur atë skenë që më ka dhënë shumë në karrieren time si këngëtare. Jemi munduar të sjellim një mesazh të fortë. I këndoj realitetit shqiptar. Ne kemi mundësi të ngremë zërin e të bëjmë më shumë për veten e për fëmijët tanë. Sot, nesër, përgjithmonë. Ti je ajo çfarë fëmija yt do të jetë nesër. Kujdes!”

Kënga e shkruar nga vetë Rozana flet për një martesë të dështuar, në mes të së cilës qëndron një fëmijë. Interpretimi i ndjerë i Radit u shoqërua me aktrimin e Biankës, një vajze të vogël që qëndronte e ulur në cep të skenës, duke përcjellë edhe më shumë emocione tek publiku. “I përulem gjithë publikut tim” – ka shkuar në Instagram artistja duke falënderuar të gjithë ata që e mbeshtetën.

 

REELS

🥺💞

Si do dalim këtë herë? #eurovision2026 @aliskallaci suksese 🥳

Nuk e lëshon për qamet 🤓

Artistja Elvana Gjata shenon nje tjeter sukses me koncertin e saj ne arenen me te madhe te mbyllur ne Itali per evente, Unipol ne Milano. Para nje salle te mbushur plot me rreth 16,000 vete, artistja riktheu show-n e saj Dekada, duke shtuar edhe kenge te vitit te fundit si “Sheqer” apo duetin “Moment” me Stanaj. E veshur nga Valdrin Sahiti, Gjata ndezi skenen me hitet e mbi 15-viteve karriere dhe gjate gjithe kohes u shoqerua nga publiku teper energjik i shqiptareve te ardhur jo vetem nga Italia, por edhe nga zona te tjera te Europes.

Burra, mblidhni mendjen 🤓

All rights reserved @fermavip.al @vizionplustv

Funksionon gjithmonë! 😎

😂😂😂

Give this man a beer 🍻 All rights reserved to: @rtvklan

💃