Showbiz

Mes konfliktit me Beckham-ët, Nicola Peltz duket se s'kurseu as kunatën 14-vjeçare

Nicola Peltz duket se ka hedhur një tjetër thumb ndaj Harper Beckham me një postim në Instagram, ku i dedikoi fjalë shumë emocionuese kunatës së saj më të re, Kenya Kinski-Jones.

Aktorja ndau një seri fotosh nga dasma e vëllait të saj të madh, Will Peltz, me Kenya Kinski-Jones dhe e quajti atë "motra ime e ëndrrave", ndonëse prej vitesh ka si kunatë edhe Harper Beckham, vajzën e David dhe Victoria Beckham.

"Kjo dasmë ishte një nga gjërat më të bukura që kam pasur ndonjëherë privilegjin të përjetoj. Willy, faleminderit që më dhe më në fund, zyrtarisht, motrën e ëndrrave të mia, Ken", shkroi Nicola, 31 vjeçe.

Ajo vazhdoi:

"T'ju shihja ju të dy të dashuroheshit kaq shumë gjatë këtyre 15 viteve ka qenë një nga dhuratat më të bukura. Dashuria juaj ka qenë gjithmonë diçka shumë e veçantë për t'u parë teksa rriteshim dhe festimi i këtij momenti me të gjithë ishte i paharrueshëm."

Më tej shtoi:

"Ju dua të dyve më shumë sesa mund ta shprehin fjalët dhe nuk mund të isha më e lumtur për ju."

Kenya është vajza e producentit legjendar të muzikës Quincy Jones, i ndarë nga jeta, dhe aktores gjermane Nastassja Kinski. Nicola nuk kurseu komplimentet as për familjen e saj të re.

"Jam pafundësisht me fat që kam njerëz kaq të jashtëzakonshëm si familjen Jones. Faleminderit që keni sjellë kaq shumë dashuri, ngrohtësi, bukuri dhe magji të pastër në jetën tonë. Zemra ime është plot. Ju dua, Willy dhe Kenya. Gëzuar për ju të dy!"

Në një tjetër postim në "Instagram Stories", Nicola publikoi një foto ku përqafonte bashkëshortin e saj, Brooklyn Beckham, dhe vëllain Will, duke shkruar thjesht: "Djemtë e mi, përgjithmonë."

Postimi vjen në një moment kur marrëdhënia mes Nicola-s, Brooklyn Beckham dhe familjes Beckham vazhdon të jetë e tensionuar. Konflikti u bë publik në janar, kur Brooklyn Beckham, 27 vjeç, publikoi një mesazh të ashpër në rrjetet sociale kundër prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham, duke i akuzuar se po përpiqeshin të shkatërronin martesën e tij me Nicola-n.

Përplasja nuk ka mbetur vetëm mes prindërve dhe çiftit, por ka prekur edhe motrën e Brooklyn-it, Harper, si dhe vëllezërit Romeo, 23 vjeç, dhe Cruz, 21 vjeç.

Më herët gjatë këtij muaji, Harper bëri një përpjekje emocionale për të takuar Brooklyn në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, por u largua pasi askush nuk i hapi derën.

Një burim konfirmoi se në atë moment as Brooklyn dhe as Nicola nuk ndodheshin në shtëpi. Megjithatë, përfaqësuesi i çiftit pretendoi se vizita ishte organizuar vetëm për efekt mediatik.

"Fakti që fotografët ishin aty në momentin kur letra u dorëzua, shpjegon gjithçka. Ishte e gjitha e organizuar për kamerat", thuhej në deklaratë.

Më pas, një tjetër burim tha se Victoria Beckham ishte "zemërthyer" për Harper dhe se konflikti ka lënë pasoja tek e gjithë familja Beckham.

"Victoria dhe David e dinin që Harper do të shkonte te Brooklyn. Fëmijët e tyre kanë pasur dado dhe roje sigurie gjatë gjithë jetës dhe kanë udhëtuar shpesh vetëm, ndaj nuk kishte asgjë të pazakontë që Harper të shkonte atje pa prindërit e saj", tha burimi.

REELS

☀️ 3 në 1 që zëvendëson gjithçka në rutinën tënde të mëngjesit... JECLAIRE SUNSHIELD SPF 50+ MULTIEFFECT Mbrojtje + Hidratim + Anti-age në një hap të vetëm. Me qumësht organik gomarice i njohur për vlerat e tij Ky nuk është thjesht një krem dielli. Është një formulë farmaceutike francezo-greke që punon çdo ditë për lëkurën tënde 👇 ✨ SPF 50+ mbrojtje e lartë ndaj UVA/UVB 💧 Hidratim i thellë dhe ushqim i lëkurës ⏳ Ndihmon në reduktimin e rrudhave dhe parandalon plakjen 🌿 Përmirëson elasticitetin dhe strukturën e lëkurës 💄 Teksturë “second skin” – perfekte si bazë make-up (ose edhe pa make-up) 💡 Përdore çdo mëngjes si hapi i fundit i rutinës (fytyrë + qafë) – dimër & verë, çdo ditë! ✨ Lëkura jote nuk ka nevojë për 3 produkte... kur ka 1 që bën gjithçka.

Apo është perfekt?! 🙂‍↕️

Do e blinit ju?! 🦦

Bromanca më virale e momentit 🤣💕

Kush e fiton Botërorin? 🤓

Rigjenerim. Vetëbesim. Kënaqësi. 💫 Shëndeti vaginal ndikon direkt në kualitetin e marrëdhënies tuaj intime. Mos neglizhoni veten! Zbuloni se si pajisja Revigen ndihmon në rikthimin e elasticitetit dhe përmirësimin e jetës në çift.

RIHANNA SURPRIZON PUBLIKUN NË KONCERTIN E JAY-Z

Si duken fundjavat ideale 🤓

Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj lidhur me aktualitetin politik e social në Shqipëri, duke theksuar gjatë podkastit @service95bookclub se ligji për të hequr sipërfaqe të ndryshme nga harta e zonave të mbrojtura përbën një shqetësim të madh. All rights reserved to @service95bookclub

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽