Fashion & Beauty

Meqë kemi para sezonin e dasmave: Çfarë *nuk* duhet të veshësh në një dasmë

Meqë kemi para sezonin e dasmave: Çfarë *nuk* duhet të
@rlibaryreading/ Pinterest

Vera i përket dasmave, ndaj ja ku jemi, gati të të japim disa sugjerime që përkojnë me veshjet me të cilat nuk duhet të paraqitesh në dasmë.

E para dhe më e rëndësishmja, mos u vish me të bardha! 

Ose edhe me ngjyra të përafërta me të bardhën. Vëmendjen e meriton nusja dhe nuk ka pse të jeni të dyja me fustan të bardhë.

Mos u vish shumë thjesht

Merre pak më seriozisht eventin. Jo domosdoshmërisht e kemi fjalën për xixa, shkëlqim dhe temina, por mos vish gjënë e parë që sheh në dollap. Qëndro larg veshjeve të zyrës dhe nëse nuk bën dot kompromis me rehatinë, investo në një palë taka dhe në një fustan komod.

Mos vish pantallona që i vesh çdo ditë

Të gjithë kemi një palë pantallona pa të cilat s'bëjmë dot, ama, besojmë se në dasmë mund t'i zëvendësojmë me një veshje më moderne dhe in. Si për shembull kostumet alla Kate Middleton, apo jumpsuit.

Përshtatu me vendin

Për shembull: Nëse çifti ka zgjedhur të martohet në kishë, ndoshta duhet të konsiderosh mbulimin e supeve dhe dekoltenë. Një shall elegant, apo një fustan që ka një prerje interesante do të të zgjidhë shumë punë.

Mos e merr më seriozisht se duhet

Siç thamë, vëmendjen e meriton nusja, ndaj nëse po mendon të dukesh *ekstra*, të guxosh me fustane shumë ekstravagante, xixa, printe, apo gjithçka tjetër që bërtet "Dua vëmendje", ndoshta duhet të ndryshosh mendim.

Zgjidh me kujdes këpucët

Nëse sapo dëgjon "Valle kosovare", apo "Vallen e Tropojës" nuk të mban dot vendi, atëherë duhet ta dish më mirë se ne se sa të rëndësishme janë takat e duhura. Përzgjidhi me kujdes, në mënyrë që të jesh sa më rehat dhe ta tundësh vendin duke kërcyer.

*Artikulli është përditësuar.

 

REELS

Shawn Mendes performon në Sunny Hill 😍😍😍

“Vicky Cristina Barcelona” nga Woody Allen Me: Scarlett Johansson, Rebecca Hall, Javier Bardem, Penélope Cruz Zhanri: Komedi romantike-dramatike Viti: 2008

Do të ndihesh skin-tastike?💖 E po, lëkura jote meriton pushime po aq sa ti! 😍Prandaj mos i humb ofertat e @skiniqclinique këtë gusht: ✨ Epilim me lazer Clarity II – 30% ulje ✨ Paketa me 6 seanca – 50% ulje 🌞 Gushti është për lëkurë të butë, jo për brisqe!

Babai i Dua Lipës i bashkohet asaj në skenën e Sunny Hill

“Ishte një prank, para se të nxjerrim këngën,” tha Stresi në një video të publikuar në story, duke sqaruar “prapaskenat” e kësaj puthjeje.

Sidomos ju që bëni overthinking 🫸🏻

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua! Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t'ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë,” tha presidentja e Kosovës.

Shoqja xheloze i shkatërroi fytyrën: Historia e aktores meksikane, Lyn May

Jam e bindur që s’ka nevojë për përkthim 🫠

Familja dhe mijëra fansa i japin lamtumirën e fundit Ozzy Osbourne në qytetin e tij, Birmingham.

As wedding season approaches: What *not* to wear to a wedding

Meqë kemi para sezonin e dasmave: Çfarë *nuk* duhet të
@WhoWhatWear/ Pinterest

Summer belongs to weddings, so here we are, ready to give you some suggestions that coincide with the outfits you shouldn't wear to a wedding.

First and foremost, don't wear white! 

Or even with colors close to white. The bride deserves the attention and you don't have to be both in a white dress.

Don't dress too plain

Take the event a little more seriously. We're not necessarily talking about glitter, glitter and sequins, but don't wear the first thing you see in the closet. Stay away from office wear and if you can't compromise on comfort, invest in a pair of heels and a comfortable dress.

Don't wear pants that you wear every day

We all have a pair of pants that we can't do without, but we believe that at the wedding we can replace them with a more modern outfit. Like, for example, suits alla Kate Middleton, or jumpsuits.

Adapt to the country

For example: If the couple has chosen to get married in a church, you should probably consider covering the shoulders and cleavage. An elegant scarf, or a dress that has an interesting cut will solve a lot of work for you.

Don't take it too seriously

Like we said, the bride deserves the attention, so if you're thinking of looking *extra*, daring with very extravagant dresses, xixa, prints, or anything else that screams "I want attention", maybe you should change your mind.

Choose your shoes carefully

If you can't stop listening to the "Kosovar Dance" or the "Tropoja Dance", then you should know better than us how important the right heels are. Choose carefully, so you can be as comfortable as possible and shake the place by dancing.

 

----meqe-kemi-para-sezonin-e-dasmave-cfare-nuk-duhet-te-veshesh-ne-nje-dasme